Zgjidhja e problemit të Kosovës do të thotë një hap i madh për të gjithë Ballkanin dhe Evropën Perëndimore, tha të enjten Presidenti rumun, Klaus Iohannis, pas takimit me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq gjatë një vizite zyrtare në Bukuresht.
“Kosova është një temë e komplikuar dhe unë mendoj se zgjidhja e problemit të Kosovës do të thotë një hap të madh në drejtimin e duhur për të gjithë Ballkanin dhe Evropën Perëndimore dhe këtu ne mbetemi në kontakt të vazhdueshëm. Ne jemi të gatshëm që të përfshihemi në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të gjithë rajonin”, tha presidenti rumun Iohannis, përcjell Telegrafi.