Ballina AKTUALE Stankoviq: Qeveria do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e Preshevës

Stankoviq: Qeveria do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e Preshevës

2088
0
SHPËRNDAJE

Shefi i trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka qëndruar në Preshevë ku është takuar me përfaqësues të vetqeverisjes lokale dhe ka biseduar me drejtues të komunës për herë të parë pas zgjedhjeve lokale.

Zoran Stankoviq bashkëbiseduesve të tij i ka premtuar se Qeveria e Serbisë do të shqyrtoj të gjitha kërkesat e komunës së Preshevës dhe ndihmoj që të zgjidhen problemet.

Stankoviq ka thënë se pritet ndarja e buxhetit nga Trupi Koordinues që do të jetë 1 milionë euro.

“Kemi biseduar për problemin e teksteve mësimore që duhet ti sigurojmë për vitin e ardhshëm shkollor. Në bisedimet që janë bërë në ministrinë e arsimit dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional është arritur marrëveshje që në afat sa më të shkurtë këshilli ti propozojë tekstet mësimore për përkthim për fillim vitin e ardhshëm” ka thënë Stankoviq.

Ai ka thënë se duhet të bëhet një pjesë e madhe administrative për kërkesat e komunës së Preshevës mirëpo deri nesër do të presin që komuna ti dorëzojë të gjitha kërkesat e saj për trupin koordinues.

“Kemi biseduar edhe për hapjen e njësisë së gjyqit në Preshevë dhe hapjesë së vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan. Presim që të dy shtetet të sigurojnë kushtet që të hapet vendkalimi me Maqedoninë” ka thënë shefi i trupit Koordinues./