Sot është organizuar marsh për bashkimin e Preshevës, , Medvegjës e Bujanovcit me Kosovën.
Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Kosovë në Prishtinë, është organizuar nga Shoqata “Çamëria”.
Në fjalimet që u mbajtën përball qeverisë së Kosovës u tha se spektri politik të Kosovës ta mbështes bashkimin me Kosovën.
Në marsh kanë marrë pjesë edhe pjesë edhe disa personalitete nga Lugina
Përfaqësuesi i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili ka kërkuar që iniciativës së bashkimit t’i thuhet po.
“Zonja Merkel afrohet pranë një copë muri të Gjermanisë dhe thotë që ëndrra u bë realitet, kështu kërkojmë edhe ne, që Kosova Lindore mos të quhet Kosovë Lindore por lindje e Kosovës. Thuani po kësaj iniciative. Sepse Lugina ka një porosi për Kosovën, Kosovë të duam kështu si je, por të duam më shumë së bashku me ne”, ka thënë Mustafa.
Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, tha se është koha që në mënyrë diplomatike mund ta bashkojnë Luginën me Kosovën.
“Nga këtu bëj thirrje që zëri juaj dhe zëri jonë të ngritet sepse është momenti që Kosova t’i bashkohet Kosovës Lindore, këto treva janë larë me gjak sepse nuk ka rrugë tjetër që ne të bashkohemi. Sot ne në mënyrë diplomatike mund ta bashkojmë Kosovën”, ka thënë Musliu.