Ballina AKTUALE Ushtria serbe deklarohet për fluturimin e avionëve luftarakë mbi Preshevë

Ushtria serbe deklarohet për fluturimin e avionëve luftarakë mbi Preshevë

437
0
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kapiteni Jovan Krivokapiq, ka dhënë sqarime rreth fluturimeve të avionëve luftarakë serbë

Ai ka thënë se fluturimet janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore.

“Aeroplanët janë duke fluturuar ashtu siç duhet”, ka thënë për BIRN, Krivokapiq, duke shtuar se nuk ka arsye për panik në popullatën lokale.

I pyetur nëse aeroplanët kanë fluturuar mbi atë zonë nga përfundimi i luftës në Kosovë ai nuk ka dhënë përgjigje por ka thënë se “Presheva dhe Kosova janë pjesë e Serbisë”.

Në një deklaratë në rrjetet sociale kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka thënë se autoritetet lokale nuk ishin njoftuar për këtë stërvitje duke thënë se fluturimet kanë shqetësuar qytetarët.

“Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës” ka shkruar Arifi.

Fluturimet mbi Preshevë ndodhën sot në mesditë ndërsa u kryen vetëm dy ditë pasi në Kosovë pati tensione.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com