10 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 24 Janar, 2025
Ballina AKTUALE Vuçiq e thotë hapur dhe zyrtarisht: Mendoja ta nisja ushtrinë dhe policinë...

Vuçiq e thotë hapur dhe zyrtarisht: Mendoja ta nisja ushtrinë dhe policinë në Kosovë

960
0
SHPËRNDAJE

Aleksandar Vuçiq e ka pranuar sot hapur se me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë e ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se e ka shqyrtuar edhe opsionin e përdorimit të ushtrisë dhe policisë për shkak të zhvillimeve në Kosovë, por e ka zgjedhur durimin dhe ruajtjen e paqes”, shkruan tanjug.

Në pyetjen se a ka qenë i gatshëm që si presidenti i Serbisë ta dërgojë ushtrinë dhe policinë në vijën kufitare me Kosovën, Vuçiq ka thënë se detyrimi i tij kushtetues është mbrojtja e integritetit të Serbisë dhe se duhet shqyrtuar edhe një opsion i tillë.

Kjo deklaratë e Vuçiqit vije pas bisedës telefonike me shefin e shtetit rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se me liderin rus ka pasur “bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore” dhe është dukur tepër i ekzaltuar për këtë.

“Nëse mund të them, jam takuar shumë herë më të, por sot nga fjalët e tij e kam ndjerë shkallën më të lartë të mbështetjes”, ka thënë Vuçiq.

“Si dhe reagimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm, sepse e njoh mirë”

Tutje ai ka thënë se Putinin e ka pyetur “cila është këshilla e tij”.