Ballina AKTUALE Përfundon trajnimi me nxënës nga Bujanoci dhe Presheva, qeverisja lokale tema kryesore...

Përfundon trajnimi me nxënës nga Bujanoci dhe Presheva, qeverisja lokale tema kryesore (foto&video)

758
0
SHPËRNDAJE
????????????????????????????????????

Në sallën e kuvendit komunal në Bujanoc është mbajtur seminari final në të cilin morën pjesë 80 nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva.

Pjesëmarrësve iu drejtua edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bosisio dhe u shpreh se është kënaqësi të shoh një fotografi të kuvendit komunal të mbushur me njerëz të rinj.

“Misioni i OSBE-së është duke financuar këtë projekt në kuadër të punës në promovimin e tolerancës dhe parandalimin e radikalizmit. Ne themi se siguria është koncept i gjërë dhe nuk ka të bëjë vetëm më sundimin e ligjit por lidhet edhe me inkurajimin e të rinjve, edukimin dhe qeverisjen e mirë”, theksoi mes tjerash Bosisio.

Gjatë këtij seminari me një ligjëratë e diskutim prezantoi edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i cili foli mbi rolin dhe përgjegjësit e kryetarit të komunës dhe funksionimin në përgjithësi.

Kryetar i organizatës “Vizionet Atraktive”, Ibrahim Rustemi u shpreh se seminari ka ndikuar në forcimin e komunikimit mes nxënësve dhe janë inkurajuar në informim lidhur me funksionimin e qeverisjes lokale.

Ligjëratat gjatë seminarit u mbajtën nga bashkëpunëtorët e këtij projekti Fejzi Beqiri dhe Gani Rashiti të cilët shpjeguan për pjesëmarrjen qytetare referendumin ,ankesat, iniciativat dhe tubimet qytetare .

Dugagjin Hasani, udhëheqës i grupit të Preshevës i tha nxënësve se do të vazhdoj bashkëpunimin në aktivitetet e ardhshme dhe falënderoi për pjesëmarrje aktive gjatë gjithë seminare të organizuar në kuadër të projektit.

Ky seminar i mbajtur me dy grupet pjesëmarrës ishte i përbashkët dhe njëkohësisht përmbylli ligjëratat lidhur me funksionimin e qeverisjes lokale, rolin e kryetari të komunës, kuvendit, aktivizimi i qytetarëve në vendimet e komunës dhe organeve tjera publike.

Ky aktivitet u organizua nga “Vizionet Atraktive” në kuadër të projektit “Rinia Aktive në Bujanoc dhe Preshevë” i mbështetur financiarisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi (OSBE).tituli.com/lugina24.com

????????????????????????????????????