Ballina AKTUALE Alarmon Aleksander Vuçiq: Kjo i ndodhë Serbisë, nëse nuk arrijmë marrëveshje me...

Alarmon Aleksander Vuçiq: Kjo i ndodhë Serbisë, nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën

818
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, e cila mund të mos pëlqehet nga populli serb, synon të përmbushë një qëllim më të lartë, sesa politika ditore.

Marrëveshja duhet të arrihet, ka deklaruar Vuçiq për “Politika”.

“Në rast të kundërt, do të përballemi me një katastrofë”, ka paralajmëruar ai.

Vuçiq ka thënë se nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia “do të kthehej menjëherë në Bruksel” për të vazhduar dialogun me Kosovën.