Në bashkëpunim më organizatën turke IHH dhe fondacionin ALASAR nga Shqipëria BIPBM sot ka ndarë fidane të arrave për 20 familje në Luginë.
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot ka bërë ndarjen e fidaneve për 20 familje në Luginë.
Me këtë rast janë Husejin Gyndyz (Hüseyin Gündüz) nga IHH theksoi se organizata IHH nga Holanda është themeluar në vitin 1993 dhe shkaktar kanë qenë luftërat ballkanike dhe nga ajo periudhë kohore deri në ditët e sotme rregullisht kemi qenë në aktivitete të ndryshme humanitare tek familjet në nevojë nëpër viset ballkanike dhe sot jemi pikërisht tek ju me të njejtin Vizion.
“Viset Ballkanike për ne janë shumë të rëndësishme me një fjalë janë stacioni i fundit që na ka mbetur nga periudha osmane, prandaj vizioni ynë është shumë i qartë që ti dalim në ndihmë familjeve në nevojë të në viset e ndryshme ballkanike theksoi Gyndyz.
Husejin Gyndyz (Hüseyin Gündüz) nga IHH ndërkaq tha se sot jemi këtu në shpërndarjen e fidaneve, qëllimi ynë kryesorë ka qenë që të fillojmë një kulturë të re në këto troje dhe të mbetët një kujtim për ne që ndoshta do të rikujtohet edhe pas 40 viteve.
Ndarkaq Ibrahim Rrustemi nga BIPBM bëri të ditur se sot do të bëjmë shpërndarjen e 400 fidaneve të cilët janë paraprë për 20 familje , kryesisht familje të jetimëve. Mundë të themi se ndoshta është një ndihmë simbolike por duke pas parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale dhe duke pas parasyshë se territori në të cilin jetojmë ne nuk është zonë industriale ne kemi menduar se në këto troje duhet të zhvillohet bujqësia.
Nga ana tjetër edhe kryetari i KBI-së të BIPBM në Bujanoc Sedat Beqiri falënderoi donatorët e projektit./Luginapress/Lugina24.com/