Klinika është e pajisur me aparaturë moderne dhe të sofistikuar…
Klinika dentare Ardentis Renens ka hapur dyert në Rue de Lausanne 49, 1020 Renens.
Kjo klinikë udhëhiqet nga Dr. Orhan Musliu, i cili është nga Presheva. Ai Gjimnazin e kreu në Preshevë, kurse studimet i vazhdoi në Tiranë, duke diplomuar në mjekësi, dega e stomatologjisë (1999-2004). Në Zvicër, Musliu është nga viti 2005, duke i vazhduar studimet, deri në vitin 2013, kur fillimisht mori licencën për stomatolog në nivel federativ në Gjenevë, kurse më pas mori edhe diplomën universitare për implantologji 2012-2013, në Saint-Etienne të Francës.
Siç është shprehur edhe Dr. Orhan Musliu, nga viti 2010 ka punuar në Ardentis Lausanne-Chauderon, derisa për katër vjet (2013-2017) ishte shef i kësaj klinike, duke qenë drejtues dhe përgjegjës i klinikës.
Klinika është e pajisur me aparaturë moderne dhe të sofistikuar. Kjo klinikë ofron për pacientët, të gjitha punët specialistike, mjekime terapeutike, ortodontike, pedodontike, kirurgji orale dhe implantologji.
Hapësira e klinikës, përbëhet nga 437 m2, posedon dhe parkingje për pacientët.
Së fundi është bërë inaugurimi i klinikës, ku të pranishëm kanë qenë më shumë se 200 persona, njerëz publik, njerëz të profesionit, administrata komunale etj, etj.
Dr. Musliu ju mirëpret me ekipin e tij çdo ditë, nga e hëna deri të premten 8-18h.
(Shiko fotot më poshtë)