Ish-Shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Veriu dhe Lugina e Preshevës s’mund të shkëmbehen.
Ka argumentuar se këto dy pjesë janë toka shqiptare.
“Edhe veriu i Kosoves edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare, nuk mund te shkëmbehen”, ka shkruar Tahiri, në Fb.
Shqiptaret behen krejt me nje shtet, kur forcojme ekonomine dhe sundimin e ligjit, dhe jo duke dhene toka shqiptare”, ka shtuar ajo, shkruan Gazeta Express.
Reagimet e Tahirit vijnë në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi ka nisur idenë e ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve.
Shumëkush këtë ide po e sheh si pikënisje për shkëmbim territoresh.
Për shkak të kësaj ideje, një parti opozitare, Vetëvendosje, ka paralajmëruar protesta më 29 shtator, me sloganin se një njeri s’duhet t’i nënshtrohemi.
Korrigjimin e kufijve e kanë përkrahur deri më tash administrata e Presidentit Trump dhe disa vende tjera.
Por, krejtësisht kundër kanë dalë Gjermania dhe Britania e Madhe.