Ballina AKTUALE Fusnin mallra jashtëligjshëm nga Serbia, ndalohen nga KFOR-i

Fusnin mallra jashtëligjshëm nga Serbia, ndalohen nga KFOR-i

474
0
SHPËRNDAJE

Një kombi me targa të Serbisë është ndaluar nga KFOR-i në Zubin Potok, njofton Policia e Kosovës.

Në këtë kombi që ishin duke e vozitur dy të dyshuar serb, shtetas të Serbisë, kishin ngarkuar mallra të ndryshme, pa dokumentacion.

Me vendim të prokurorit kombi dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.