Kolona te gjata në hymje Kosovës
Ne hymje te kosoves ne piken kufitare nga fshati breznic koloma te gjata poashtu edhe ne kufinin koncul katërfishohet kolona me pritje të gjata nga mërgimtaret nga Kosova
Deklarata politike e Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës
Deklarata politike e Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës
Ne, përfaqësuesit e shqiptarëve të tre Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, konsiderojmë se në rrethanat, kur:
* Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian
* Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse (juridikisht të obligueshme për të dyja palët)
* Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë,
Në mbështetje të:
* Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948),
* Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,
* Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
* Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,
* Marrëveshjes së Konçulit (2001),
* Platformës politike te Janarit të vitit 2006,
* Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013),
* Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, te majit (2013),
* Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Shtatorit të vitit 2015.
Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovon këtë:
DEKLARATË POLITIKE
përmes së cilës KËRKON:
a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës , si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë);
b) Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm te Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës;
c) Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.
Kuvendi konstaton , se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkon; nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë.
Në Bujanoc,
Kosovë:Policia sqaron se cilët persona nuk mund ta kalojnë kufirin, për shkak të gjobave
Vendimi për ndalimin në kufi të personave të cilët nuk kanë paguar gjobat alarmoi qytetarët të cilët kishin shkelje të tilla ligjore.
Por Policia e Kosovës për Tribuna Channel ka sqaruar situatën duke treguar se cilët persona do të kenë ndalesa në kufi.
Sa i përket gjobave te cilat i shqipton policia ne trafikun rrugor asnjë qytetari nuk i ndalohet kalimi i kufirit. Por ne stop liste me vendim te gjykatës futen vetëm personat te cilët nuk i kane zbatuar urdhëresat/vendimet e gjykatës (urdhëresa/vendime te cilat mund te jene edhe për shkelje ne trafik por te proceduara nga gjykata) dhe për këtë gjykata kërkon nga policia qe këta persona te ndalohen ku do qe hasen nga policia ne kufi apo diku tjetër.
Ndërsa pagesa e gjobave te shqiptuara për kundërvajtjet ne trafik mund te behet ne ta gjitha institucionet e autorizuara për pagesa te kundërvajtjeve ne trafikun rrugor”, kanë sqaruar Policia.
Por këtë vendim Behxhet Shala, drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut po e sheh si jo të drejtë.
Ai thotë se qytetarët duhet të paguajnë gjobat, por jo edhe të kenë ndalesa të tilla nëpër pikat kufitare.
Bujanoci me numrin më të madh të lindjeve se të vdekurve në jug të Serbisë
Në jug të Serbisë komuna e Bujanocit është në rritje të popullsisë duke pasur për bazë numrin e të lindurve dhe atyre të vdekurve brenda vitit.
Sipas të dhënave për vitin 2017 nga Instituti Republikan për Statistika në të gjitha vendet në jug të Serbisë përveç komunës së Bujnocit numri më i madh është i atyre që kanë vdekur se kanë lindur në këtë rajon.
Këto të dhëna tregojnë se vitin e kaluar në komunën e Bujanocit janë lindur 426 fëmijë ndërsa 387 persona kanë vdekur ndërsa në Nish që ka afro 260 mijë banorë gjatë vitit 2017 kanë lindur 2.498 fëmijë ndërsa kanë vdekur 3.417 persona.
Situatë e tmerrshme është në Vrajë në të cilin vitin e kaluar kanë lindur 780 fëmijë ndërsa kanë vdekur 2.158 persona në këtë qytet me afro 81 banorë, transmeton Titulli.com.
Instituti Republikan për Statistika i Serbisë njofton se nga viti 2007-2017 numri i banorëve në bazë të dhënave për lindjet e reja është zvogëluar për 392.000 persona.
Në Serbi numri i banorëve për vitin 2017 është vlerësuar të jetë 7.020.858 prej tyre 51,3% të gjinisë femërore dhe 48,7% meshkuj./
Thaçi: Kosova do të marrë lajme të mira për liberalizimin e vizave
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se shpreson se në ditët e ardhshme do të marrin lajme shumë të mira nga Bashkimi Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave.
Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency (AA) ka theksuar se në momentin kur do të vinë këto vlerësime pozitive, do të hapet sipas tij, mundësia që edhe institucionet e tjera, si Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, t’i konfirmojnë të arriturat e Kosovës.
“Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, Hashim Thaçi këtë intervistë e ka bërë gjatë vizitës në Turqi, ku po merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. /Telegrafi/











