31.4 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 34

Mediet në Serbi: Shqiptarët përgatitin dhunë në jug të Serbisë?!

0

Me çdo kusht, ata dëshirojnë ta vështirësojnë pozitën e Beogradit në dialogun me Prishtinën!, thotë Sputnik-u serb, transmeton gazeta beogradase Informer, në ditën e sotme, të 11 korrikut.

Nga Sevdail Hyseni

Partitë shqiptare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të shtunën do të miratojnë një dokument me të cilin do të kërkojnë gjithçka që fitojnë serbët në veri të Kosovës, të fitojnë edhe shqiptarët në jug të Serbisë.

Ky presion është një përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të krijuar kushte për destabilizim ose për të nxitur dhunën në atë pjesë të vendit, thotë për Sputnik-un Milovan Drecun, transmeton Informer.

Çfarë në të vërtetë duan shqiptarët, kemi pyetur deputetin popullor në Kuvendi e Serbisë dhe anëtarin e Kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik, Fatmir Hasani, i cili për Sputnik-un, thotë se në vitet e fundit shumë po punohet për serbët në veri të Kosovës, dhe pothuajse asgjë për shqiptarët në jug të Serbisë.

– Në të vërtetë, ne jemi të injoruar në shumë sfera të jetës, prandaj për atë ka ardhur deri te ky zemërim, deri te një reagim të tillë. Për serbët po punohet shumë atje, për të qenë një popull konstitutiv, për të pasur të gjitha të drejtat. Ata aktualisht kanë tre ministri, një zëvendëskryeministër dhe pesë zëvendësministra, dhe ne nuk kemi asgjë këtu, asnjë për qind të asaj që ata kanë në veri, apo që kanë serbë në Kosovë – thotë Hasani.

Ai, madje, dëshmon se shqiptarët në jug të Serbisë, janë të privuar nga të drejtat themelore të njeriut, ndërsa në pyetjen e Sputnik-ut, cilat janë të drejtat dhe pse ai, si përfaqësues i çështjes pakicës shqiptare, nuk i ka iniciuar në Kuvendin e Serbisë, deputeti Hasani thotë: “Unë vazhdimisht kërkoj të drejtat tona, s’më ka mbetur tjetër vetëm brirët për t’i vënë në kokë, përse tani po më pyetni, po ne nuk i kemi të drejta elementare, diplomat tona nuk njihen” thotë ai.

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë e “Metohi” Milovan Drecun për Sputnik, shpjegon se kjo është një diplomë nga Universiteti i Prishtinës, dhe shqiptarët nga Serbia jugore, kanë dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

– Nëse nuk janë të kënaqur me realizimin e kërkesave, duhet tu drejtohen autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë – thotë Drecun, duke shtuar se pas kërkesave të deputetëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja qëndron diçka tjetër.

– Këto deklarata në të vërtetë izolojnë komunitetin shqiptar, që ta largojnë nga Serbia dhe krijojnë kushte për destabilizim ose ri-nxitje të dhunës në atë pjesë të vendit. Ky është një rrëfim pjesë përbërëse e asaj që po ndodh në “Kosovë dhe Metohi”. Dhuna sistematike që ushtrohet ndaj popullit serb nga ana e shqiptarëve dhe institucioneve të tyre është e drejtuar jo vetëm në drejtim të kërcënimit të serbëve, por edhe për të penguar pozitën e Beogradit në periudhën përpara, e cila ndoshta mund të çojë në statusin përfundimtar të Kosovës, – thotë Drecun për Sputnik-un, transmeton gazeta Informer.

Ai shton se është e qartë se shqiptarët po ushtrojnë në mënyrë intensive presione të ndryshme ndaj serbëve dhe se kjo kërkesë është pikërisht ajo – presion ndaj serbëve dhe Serbisë.

– Kjo punon për të shmangur rrëfimin e mundshme për një lloj kufizimi, e cila mund të jetë një ide për të zgjidhur problemin. Qëllimi është që shqiptarët të rebelohen dhe kërkojnë të marrin disa të drejta të veçanta, një lloj autonomie si në Kosovë dhe ” Metohi”, ata (shqiptaret e Luginës) të marrin të njëjtën gjë në Serbinë qendrore – shpjegon Drecun.

Ai, shton se qëllimi i gjithë këtij rrëfimi është që Beogradi të detyrohet të njohë shtetin e rrejshëm të Kosovës në të ashtuquajturat kufij administrativë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha me rastin e lajmërimin e partive shqiptare nga jugu i Serbisë, të cilat kërkojë respektimin e reciprocitetit në lidhje me atë që merr “Krahina Veriore”, tha i mllefosur se çdo tolerancë ka një kufi.

Ai, tha me një ton ironik se do të donte të krahasonte të drejtat e serbëve në Kosovë me ato të shqiptarët në jug të Serbisë dhe shtoi:

– I këshilloj ata të mos luajnë, çdo durim dhe çdo tolerancë ka një kufi. Ne do të reagojmë politikisht dhe nëse është e nevojshme edhe në mënyra tjetër. Nëse ata mendojnë se do të provokojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe se ne jemi një objektiv i lehtë, mendoj se ata po mashtrohen. Lëreni ato, drejtojuni politikës dhe dialogut – tha Daçiq, për Sputnik, transmeton gazeta beogradase Informer

Jovanoviq: Më 1999 në Prishtinë bëmë kërdi! E therëm Aganin, gjysmën e familjes së Çekut! Nuk shkon më kështu!

0

Ditën e parë të luftës në vitin 1999 shkuam dhe vramë në Prishtinë gjithë çka ishte normale.

U hynim anëtarëve të Komitetit për të drejtat e njeriut në shtëpi dhe ua nxirrnim nga banesat etërit dhe bijtë.

E therëm Fehmi Aganin, ia vramë gjysmën e familjes Agim Çekut…

Nuk mundet kjo kështu përjetë.

Tani kjo po zgjidhet.

Kështu, në një intervistë për revistën “Nedeljnik”, thotë lideri i Partisë Liberale-Demokratike serbe Çeda Jovanoviq, i njohur për deklaratat e tij se, sikur të ishte kryeministër i Serbisë, do ta njihte Kosovën.

Deri në shtator të vitit të ardhshëm duhet ta zgjidhim agoninë kosovare ose amerikanët dhe Evropa do ta bëjnë këtë pa ne”, thotë politikani kontrovers serb në intervistën e gjatë, pjesë të së cilës Gazeta Express transmeton në vazhdim.

Për mua është marrëzi e pafund ajo që e bëjnë Jankoviqi, Tadiqi, pothuajse të gjithë, ai ortek i marrëzive me të cilin refuzohet thirrja e Vuçiqit për bisedime rreth Kosovës“.

Kosova na ofron mundësinë që në kohë të ndalur t’i shpëtojmë fatit të popullit që po zhduket“.

Për këtë në masën më të madhe vetë e kemi fajin. Si dhe atëherë kur e vramë Gjingjiqin dhe u kthyem për të jetuar si katërkëmbësh. Ç’kemi ne sot të flasim për Kosovën kur s’kishim ç’të flasim as para 10 viteve? Ndërsa edhe atëherë ishte vonë”.

Edhe guri i turshisë me lakra e di se kam të drejtë për Kosovën!”.

Vijnë e thonë: Vuçiq, Haradinaj do të jetë kryeministër, do të bisedosh me Thaçin dhe do ta nënshkruash këtë, kurse serbët do të hyjnë në qeverinë e Kosovës. Nëse s’do, rezultati është ky: Haradinaj është kryeministër, kurse nga serbët në Kosovë do të mbeten vetëm varret. Njëjtë do të jetë edhe me Republikën Sërpska”.

Vuçiqi thotë: duhet patjetër ta zgjidhim Kosovën. Po, unë këtë e flas tërë jetën! Pse këtë s’e shqiptoi Tadiqi, por thotë se Beogradi do të digjej? E po, le të digjet! Thua të kështu nuk do të digjet”.

Këtu do ta bëjnë të njëjtën gjë si në Maqedoni: do të thyejnë gjithçka që duhet të bëjnë në mënyrë që të ndjehen të sigurt dhe do ta lënë një popull të sakatuar që të kalbet, që edhe më marroqit t’ia tërheqin vërejtjen se si kalojnë ata që nuk përshtaten”.

Për kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, Jovanoviqi thotë se “ka më shumë pushtet se gjermanët kur e pushtuan Serbinë në vitin 1941”. Por, parashikon politikani 46-vjeçar, “as ai s’e ka shumë të gjatë

Ne kemi ministër të punëve të jashtme të cilit bashkëpunëtorja ia përkthen se çfarë flet kryetari i tij në OKB. Daçiqi madje as Vuçiqin nuk e kupton. Dhe për ne kjo është normale. Ose na duket normal Vuçiqi i cili i bën të gjitha ato që i bën”.

Ne e bëmë shkrumb një vend, vramë qytete të tëra. Ajo e keqe është këtu në ne”.

Kur do ta kemi luftën e radhës, se po bëhen 20 vjet që s’kemi pasur? Tamam të na rriten fëmijët për pushkë”, e përfndon Çeda Jovanoviq intervistën e gjatë për “Nedeljnik”.

Daçiq “kërcënon” shqiptarët në jug të Serbisë, gati të reagojmë në çdo formë

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka komentuar propozimet e politikës shqiptare në jug të Serbisë se do të kërkojnë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë, transmeton Titulli.com.

Ai është shprehur për sputnikin rus në Serbi se çdo tolerancë ka kufirin e vet dhe ka ironizuar me deklaratat e këtilla.

“I këshillojë që mos të luajnë se çdo përpjekje dhe tolerancë ka kufi. Ne do të reagojmë në mënyrë politike por nëse është nevoja edhe në forma tjera”, theksoi Daçiq, transmeton Titulli.com.

Sipas ti ata që mendojnë të provokojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe mendojnë se jemi objektiv i lehtë mendojë se mashtrohet, tha Daçiq.

Ministri Daçiq ka porositur politikën shqiptare në jug të Serbisë që të lënë këto veprime dhe t’i kthehen dialogut politik në Beograd./

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, shtrenjtohen dizeli dhe benzina

0

Çmimet me pakicë të benzinës nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për një denarë, ndërsa të dizelit për gjysmë denari…

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë Eurosuper BS-95 do të shitet 72 denarë, Eurosuper BS-98 74 denarë. Ndërsa Eurodisel do të shitet për 64 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 52.50 denarë për litër.Do të rritet edhe çmimi i mazutit dhe do të jepet 34.711 denarë për kilogram

Vuçiq e lë të hapur mundësinë e luftës me Kosovën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar presionin ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ani pse deklaratat e tij ai s’po i konsideron të tilla.

Në atë që ka thënë para mediave sot në Zemun, Vuçiq ka lënë të hapur mundësinë e luftës me Kosovën

Kur është pyetur për tërheqjen e serbëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që u raportua të jenë nën presion nga Beogradi, Vuçiq tha se qëndrimi i tij ishte se serbët nuk duhet të marrin pjesë në punët e Kosovës.

“Ata thonë që ne bëjmë presion. Nëse themi se nuk do të dëshironim që një serb të gjuante një serb, nëse kjo që po them është presion, ju mund ta quani atë siç të doni”, tha ai, përcjell ksp, duke shtuar se nuk do të ishte normale që një serb të gjuante një serb.

Vuçiq për rënien e numrit të lindjeve: Serbia do të zhduket si komb

0

Numri i fëmijëve është gjithnjë e më i vogël, paralajmëroi sot presidenti serb Aleksandar Vuçiç kur vizitoi spitalin e lindjes në Aleksinac…

Serbia, tha kreu i shtetit serb do të zhduket si një komb nëse qytetarët nuk do të ndërrojnë vetëdijen e tyre për këtë.

Edhe 20 pjesëtarë serbë largohen nga FSK-ja

0

Edhe 20 serbë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar FSK-në, të enjten, përcjell “Zeri.info”.

“TV Most” ka mësuar se 20 serbët që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kërkuar t’u ndërpritet kontrata dhe menjëherë janë larguar.

Sipas këtij televizioni, para dy ditëve edhe 8 pjesëtarë të tjerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të nacionalitetit serb kanë kërkuar ndërprerjen e kontratave.

82 vite burg për sulmuesit e Ziadin Selës

0

Gjykatësja e lëndës lexoi vendimin përfundimtar për të akuzuarit për dhunën që ushtruan ndaj Ziadin Selës më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

7 te akuzuarit për tentim vrasje ndaj Selës shpallen fajtor dhe dënohen me 82 vite burg.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Në seancën e fundit në fjalët përfundimtare të mbrojtjes, avokatët kërkuan liri për gjithë të akuzuarit, me arsyen se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë prova se kanë tentuar ta vrasin Ziadin Selën.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim, transmeton Alsat M.

Së pari në këtë rast të akuzuar ishin disa persona, por Prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare tërhoqi akuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin thanë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Në Preshevë, organizohet konferencë shkencore nga trashëgimia kulturore

0

Nga: Sevdail Hyseni

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, në Preshevë e drejtuar nga profesor Xhemaledin Salihu, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për fillimin e mbarë të konferencën shkencore me temë: “Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare”.

Kjo Konferencë siç bënë të dikur Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, do të filloj në javën e dytë të korrikut, të këtij viti, e cila është paraparë të mbahet të premten dhe të shtunën e 6-7 korrikut, në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, gjithashtu, bën të ditur se tashmë janë konfirmuar pjesëmarrja e konferencierëve, janë caktuar seancat programore, temat që do të lexohen dhe pjesëmarrësit nga vise të ndryshme të hapësirave kombëtare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës.

Vlen të ceket se kjo është konferenca e dhjetë me radhë e cila do të organizohet nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, e cila e ka kthyer në traditë organizimin dhe mbajtjen e konferencave dhe karakter shkencor.

Teoria e re: Krimea për Kosovën e pavarur, marrëveshja Putin-Trump?

0

Takimi historik midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit mund të jetë një shans i madh për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi historik midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit mund të jetë një shans i madh për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu të paktën raportojnë shumë media serbe, duke u thirrur në burimet e veta diplomatike

Serbët kanë filluar të shpikin edhe teori të ndryshme se cila mund të jetë marrëveshja mes presidentit rus dhe atij amerikan.

Analistët serbë e lënë të hapur mundësinë që aneksimi i Krimesë nga Rusia për Kosovën e pavarur, do të ishte zgjidhje e mundshme që do të arrihet nga dy presidentët.

Dragomir Andjelkoviq, analist thotë për Telegrafin serb se presidenti rus nuk do të shantazhohet nga homologu i tij amerikan, transmeton lajmi.net.

“Për Amerikën, Ukraina është temë me rëndësi. Ndoshta tema e Kosovës do të përmendet në takim, dhe Rusia do të pajtohet për kompromis. Ultimatumi në formën se ‘Krimea në këmbim të Kosovës së pavarur’, është diçka që mund të jetë si temë”, tha analisti serb.

Ai shtoi se kjo do të ishte poshtëruese nëse Rusia e pranon një gjë të tillë.

Kurse Amerika vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm për të zgjidhur nyjën e Kosovës, pasi ata kanë një ndikim të madh te shqiptarët.

Kurse profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Serbi, Milan Krstiq thotë se Amerika dhe Rusia kanë palët e preferuara, por ata kanë interesa edhe më të gjera.

“Marrëveshja mes Putinit dhe Trumpit nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin e vetë palëve në këtë raport, duke marrë parasysh BE-në dhe OKB-në që janë të angazhuara në dialog”, thotë Krstiq.

Kurse sipas njohësit tjetër të rrethanave politike në Serbi, Branko Radun spekulimet se Rusia do ta pranojë Kosovën e pavarur, po bëhen për të prishur raportet ruso-serbe.

“Trump kurrë nuk do ta njohë Krimenë si të Rusisë. As tema e Kosovës nuk do të jetë në Helsiniki, dhe nuk do t’i ofrohet asgjë presidentit rus”, deklaroi analisti Rudan.

Ndryshe zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraprë të bëhet deri në fillimin e vitit 2019.