26.5 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 35

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti, tre lëkundje të forta rradhazi!

0

Duket se nuk kanë të ndaluar tërmetet sot për territorin e Shqipërisë.

Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka goditur vendin, kësaj here me epiqendër rreth 9 kilometra larg qytetit të Shijakut.

Shkalla e tërmetit ka qenë 3.7 ballë dhe ka goditur vendin rreth orës 13:30.

Ky është tërmeti i tretë në rradhë pasi lëkundje janë ndjerë dhe rreth orës 13:20 me goditje deri në 4.3 të shkallës Rihter.

Një tjetër goditje është shënuar dhe në detin Adriatik, rreth 30 km larg Tiranës me një magnitudë prej 3.3 ballësh.

Seria e tërmeteve të kësaj shkalle vjen disa orë pas “shkundjes së madhe” prej 5.1 ballësh që përjetoi thuajse e gjithë Shqipëria. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga sizmiologët, seritë e lëkundjeve kanë vijuar, pavarësisht se në kryeqytet nuk janë ndierë si lëkundjet e forta të mesditës./G

 

Krimea për Kosovën, bie poshtë pazari SHBA – Rusi?

0
Që prejse u lajmërua takimi Trump – Putin në Helsinki të Finlandës, që do të mbahet më 16 korrik, kanë filluar edhe spekulimet se çështja e Kosovës mund të marrë epilog në këtë takim, në variantin që rusët mund të lëshojnë pe për Kosovën nëse SHBA-ja njeh aneksimin e Krimesë nga Putini.

Por, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. Hogan Gidley, ka thënë se SHBA-ja nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Moska.

“Nuk i mbështesim aspak përpjekjet e Rusisë për ta aneksuar Krimenë”, u ka thënë Gidley gazetarëve në aeroplanin “Air Force One”, derisa Trump ka fluturuar drejt West Virginias, njofton Reuters, shkruan Gazeta Express.

Trump dhe Putin do të mbajnë për herë të parë një samit pasi raportet ndërmjet dy fuqive nukleare janë përkeqësuar dukshëm.

Për të aranzhuar takimin në Moskë kishte udhëtuar Jihn Bolton, këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump.

Ndërkohë, mediat e afërta me Vuçiqin dje kanë njoftuar se takimi në Helsinki do të shërbejë si një momentum për të gjetur zgjidhje për Kosovën.

“Evropa nuk e ka as forcën, as vullnetin, as aftësinë për të shtyrë shqiptarët të bëjnë diçka. Prandaj ideja është që për këtë çështje shumë të rëndësishme për neve, të dakordohen Putin dhe Trump, pastaj Evropa ta pranojë atë si zgjidhje përfundimtare. Sytë e të gjithëve janë fokusuar në takimin e Helsinkit më 16 korrik”, ka shkruar “Blic” duke u thirrur në burime brenda diplomacisë serbe.

Sipas kësaj gazete, “kjo praktikisht do të thotë se procesi do të shkojë me rrjedhën e kundërt, gjë që nuk do të ishte problem nëse do të arrihej rezultat. Është e qartë se dy presidentët për temën e Kosovës kanë një minutë apo disa fjali, por sipas fjalëve të bashkëbiseduesit tonë të mirë informuar, ajo është e mjaftueshme për të lëvizur nga pika e vdekur dhe të afrohemi bile një hap më afër një zgjidhjeje”.

“Trump dhe Putin do të vendosin për Kosovën deri në fund të vitit. Ky është një shans serioz për të gjetur një zgjidhje. Janë të kota opsionet e ofruara nga BE-ja, kur asnjëra palë nuk pajtohet”, ka shkruar kjo gazetë beogradase.

 

Bujanoci dhe Presheva pjesë e shënimit të pavarësisë së SHBA-së në Beograd (foto&video)

0

Përfaqësues të jetës politike shqiptare, institucioneve kulturore, këndit amerikan dhe medias nga Bujanoci e Presheva morën pjesë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së në Beograd të shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kajl Skot para shumë mysafirëve në rezidencën e tij tha se ai shoqërohet e feston më komshit serb dhe të tjerë.

“Thërras inspirimin e themeluesve tonë që të ngritim marrëdhëniet në nivelin më të lartë dhe të realizojmë një të ardhme më të mirë për vendin dhe komshit”, theksoi mes tjerash Skot.

Të pranishëm nga komuna e Preshevës ishte kryetari i komunës , Shqiprim Arifi zëvendësi i tij Armend Aliu dhe kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu.

Ndërsa nga komuna e Bujanocit pjesëmarrës në festimin e ditës së pavarësisë së SHBA-së në Beograd ishte drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, përfaqësuesit nga Këndi Amerikan Berat Idrizi dhe Luan Sadiku si dhe përfaqësuesi i Portalit Informativ Titulli.com, Skender Saqipi.

Në mesin e shumë mysafirëve diplomat, politik, jetës fetare, institucionale ishte edhe kryetari I Serbisë Aleksandër Vuçiq, kryeministrja Ane Brnabiq si dhe shumë zyrtar institucional të qeverisë së Serbisë./Titulli.com/

https://web.facebook.com/Titulli.com.official/videos/2165250096822715/

Serbia po vdes

0

Përveç Novi Sadit, komunat me popullsi shumicë shqiptare dhe ato boshnjake të vetmet kanë shtim natyror pozitiv në Serbi. Bujanoci e Presheva prijnë me popullsi më të re, ndërsa Zajeçari me popullsi më të moshuar.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë, edhe atë, ato komuna me shumicë të popullsisë boshnjake dhe shqiptare, si Bujanoci, Novi Sadi, Sjenica, Presheva, Tutini dhe Novi Pazari.

Në Serbi, nga 7 milionë banorë sa ka gjithsej, në vitin 2017 vdiqën rreth 39,000 njerëz më shumë se sa janë lindur, gjë që tregon se për çdo vit zhduket një komunë me madhësi sa Beçej ose Savski Venac, thuhet në publikimin nga Enti Republikan i Statistikave në Serbi.

Ndërsa nëse e krahasojmë me Kosovën: nga 1.798.506 banorë sa kishte Kosova në vitin e kaluar, rritet për një vendbanim sa Zhegra, pra me 4,681 banorë.

Niveli më i lartë i lindjeve në vitin paraprak u regjistrua në Novi Pazar, dhe numri më i vogël i i lindjeve në komunën e Rekovacit.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë, pra në Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Presheva, Tutin dhe Novi Pazar.
Më shumë fëmijë kanë lindur në qytete, 67 %, dhe mosha mesatare e grave që janë bërë nëna është 29 vjet. Mosha mesatare e nënave në vendbanimet urbane është 30 vje

Ndërsa nëse e krahasojmë me Kosovën: nga 1.798.506 banorë sa kishte Kosova në vitin e kaluar, rritet për një vendbanim sa Zhegra, pra me 4,681 banorë.

Niveli më i lartë i lindjeve në vitin paraprak u regjistrua në Novi Pazar, dhe numri më i vogël i i lindjeve në komunën e Rekovacit.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë, pra në Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Presheva, Tutin dhe Novi Pazar.
Më shumë fëmijë kanë lindur në qytete, 67 %, dhe mosha mesatare e grave që janë bërë nëna është 29 vjet. Mosha mesatare e nënave në vendbanimet urbane është 30 vjet.

Mosha mesatare te të vdekurit ishte 75 vjet dhe shkaku kryesor i vdekjes ishte sëmundja e sistemit të qarkullimit të gjakut. Një tjetër shkak i vdekjes sipas frekuencës janë tumoret, nga të cilat rreth 22,000 njerëz vdiqën në vitin e kaluar.
Numri i banorëve në Serbi në vitin 2017 ishte pak më shumë se shtatë milionë njerëz, shumica prej të cilëve gra me më shumë se 51 % të popullësisë.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 43 vjeç dhe po rritet vazhdimisht. Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mosha mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 30,2 vite, çka do të thotë se ka shënuar rritje të shpejt viteve të fundit.

Në Serbi popullsia e aftë për punë nga 15 deri në 64 vjeç përbën 66 % të popullsisë.
Më së shumti të moshuar ka në zonën e Zajeçarit ndërsa e të rinjve në rajonin e Pçinjës, në të cilën bënë pjesë komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Përndryshe shtimi negativ natyror dhe rritja e numrit të migrimeve janë të dukshme në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Sipas Aljazeera, duke u bazuar në statistikat zyrtare të shteteve të rajonit, brenda vetëm një viti nga vendet e Ballkanit Perëndimor, 162,000 njerëz u arratisën jashtë vendeve të tyre. Kjo shifër është barazi me popullsinë e qyteteve të madhësisë së Splitit në Kroaci ose Kragujevcin në Serbi

Ndërsa nëse e krahasojmë me Kosovën: nga 1.798.506 banorë sa kishte Kosova në vitin e kaluar, rritet për një vendbanim sa Zhegra, pra me 4,681 banorë.

Niveli më i lartë i lindjeve në vitin paraprak u regjistrua në Novi Pazar, dhe numri më i vogël i i lindjeve në komunën e Rekovacit.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë, pra në Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Presheva, Tutin dhe Novi Pazar.
Më shumë fëmijë kanë lindur në qytete, 67 %, dhe mosha mesatare e grave që janë bërë nëna është 29 vjet. Mosha mesatare e nënave në vendbanimet urbane është 30 vjet.

Mosha mesatare te të vdekurit ishte 75 vjet dhe shkaku kryesor i vdekjes ishte sëmundja e sistemit të qarkullimit të gjakut. Një tjetër shkak i vdekjes sipas frekuencës janë tumoret, nga të cilat rreth 22,000 njerëz vdiqën në vitin e kaluar.
Numri i banorëve në Serbi në vitin 2017 ishte pak më shumë se shtatë milionë njerëz, shumica prej të cilëve gra me më shumë se 51 % të popullësisë.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 43 vjeç dhe po rritet vazhdimisht. Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mosha mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 30,2 vite, çka do të thotë se ka shënuar rritje të shpejt viteve të fundit.

Në Serbi popullsia e aftë për punë nga 15 deri në 64 vjeç përbën 66 % të popullsisë.
Më së shumti të moshuar ka në zonën e Zajeçarit ndërsa e të rinjve në rajonin e Pçinjës, në të cilën bënë pjesë komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Përndryshe shtimi negativ natyror dhe rritja e numrit të migrimeve janë të dukshme në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Sipas Aljazeera, duke u bazuar në statistikat zyrtare të shteteve të rajonit, brenda vetëm një viti nga vendet e Ballkanit Perëndimor, 162,000 njerëz u arratisën jashtë vendeve të tyre. Kjo shifër është barazi me popullsinë e qyteteve të madhësisë së Splitit në Kroaci ose Kragujevcin në Serbi

E vërteton shkenca: Të pasurit janë më ‘tamahqarë’ sesa të varfrit

0

Personat që nuk janë edhe aq mirë financiarisht janë më të prirë t’i ndajnë paratë e tyre me tjerët sesa të pasurit, thotë nj ë studim i ri

Ekipi i hulumtuesve ka kryer një eksperiment social për të eksploruar shkallën në të cilën pasuria mund të ketë ndikim në aftësinë e një personi për të qenë zemërgjerë.

Studimi, i cili është publikuar në ‘Basic and Applied Psychology’, ka zbuluar se ata që klasifikohen si “persona të statusit të ulët” janë më të prirë të ndajnë para me tjerët sesa ata që klasifikohen si “persona të statusit të lartë”.

Veç kësaj, individët e shtresës së lartë të cilët i kishin fituar paratë me mundin e tyre, kishin qenë shumë më pak të prirë të shfaqin natyrë zemërgjerësie.

Hulumtuesit kanë shpjeguar se ata që kanë fituar pasuri përmes përpjekjeve të veta duan më shumë që t’i mbajnë të gjitha për vete, ndërkaq personat e shtresës së ulët janë më të prirë të punojnë me tjerët në mënyrë që ta rrisin pasurinë.

Mërgimtar, nëse nuk e keni këtë dokument, as mos nisi nepër Serbi për të ardhur në Kosovë

0

Tashmë është koha e pushimeve dhe shumë bashkëatdhetarë vijnë në Kosovë në pushime, për t’u takuar me familjarët e tyre dhe me njerzët me të cilët janë rritur, shkruan Gazeta NewBorn.

Ardhja e tyre nga vendet përendimore për në Kosovë veç se ka nisur.

Shumë nga ta kalojnë nepër Serbi për të ardhur në Kosovë. Por sikurse çdo vit, Serbia i bën probleme bashkëathetarëve tanë në kufi, duke i vonuar me qëllim ose duke iu kërkuar para apo gjëra të tjera të tepruara, transmeton Gazeta NewBorn.

Mërgimtarët kosovar, duhet që në certifikatat e fëmijëve të tyre ti ken edhe fotografitë e fëmijëve në të kundërtën nuk do të lejohen të vijnë në Kosovë.

Një familje kosovare javën e kaluar ishte ndaluar në kufirin serb për të mos u lejuar të vinin në Kosovë për pushime/lugina24/

Hahn: Nuk është Kosova e gjitha dhe çdo gjë

0

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me komisarin europian për Zgjerim Johannes Hahn i cili gjendet për vizitë zyrtare në Beograd.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me komisarin europian për Zgjerim Johannes Hahn i cili gjendet për vizitë zyrtare në Beograd.

Vuçiq, pas takimit ka thënë të jetë e qartë se Serbia nuk është në pozitë të lehtë për Kosovën dhe se të gjithë nuk e duan kompromisin, transmeton Koah.net.

“Po ne nuk do të lejojmë që të përulet Serbia”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “nuk duam luftë dhe se po qe nevoja do të bisedojmë edhe nga tri herë në ditë me Kosovën”.

Komisari Hahn ka thënë se të gjithë e dinë se Kosova “është çështje e hapur” porse, siç përcjell “blic” i Beogradit, ajo nuk është e gjitha dhe çdo gjë që Serbia të përparojë në rrugën europiane”.

Hahn në Beograd ka shkuar me marrëveshjen e cila Serbisë ia jep 41 mijë euro ndihmë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

BE ka premtuar edhe ndihma të tjera për Beogradin.

Bujanoci ka më shumë të punësuar se Presheva, por poshtë listës së Pçinjës

0

Sipas statistikave nga numri i të regjistruarve të të punësuarve në Serbi, komuna e Bujanocit ka më shumë të punësuar se komuna e Preshevës në gjitha sektorët.

Bëhet fjalë për punonjësit e juridik në sistemin e institucioneve publike, ndërmarrjeve ekonomike e prodhuese si dhe organizata tjera punuese, shkruan Titulli.com.

Në bazë të dhënave që ka siguruar redaksia e Titulli.com, në komunë e Bujanocit për vitin 2017 kanë qenë të punësuar 5526 ndërsa në komunën e Preshevës 3979 të punësuar.

Në krahasim me komunat tjera në rrethin e Pçinjës këto dy komuna të banuar me shumicë shqiptare kanë shumë të ulët nivelin e punësimit.

Ditëve të ardhshme do të publikojmë edhe të dhënat nga Shërbimi kombëtar për punësim për komunat tjera në këtë rajon./lugina24.com

Mërgimtarë kujdes nëpër Serbi, mos i harroni këto rregulla

0

Mërgimtarët tanimë kanë filluar të mbërrijnë në vendlindje, duhet patur kujdes gjatë kalimit transit nëpër Serbi.

Siç dihet ky vend ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga 27 prilli 2018.

Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin.

Ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.

Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg.

Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.

Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim:

Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,

Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,

Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,

Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

Këto rregulla të reja duhet t’i kenë parasysh sidomos diaspora e Kosovës dhe Maqedonisë, e cila në këtë kohë shfrytëzon Serbinë si transit për të ardhur në vendlindje.
Shperndaj iformo familjarët tuaj
Rruga e mbar ju qoft e mir se vini në vatrat tuaja
Lugina24.com

Shkëmbimi: Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës dhe ideja e Daçiqit

0

Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku Lugina e Preshevës u dha për veriun e Kosovës, përsëri ka ardhur në ballë të publikut. As shqiptarët e as serbët nuk do të ngriheshin nëse do të arrihej një marrëveshje e tillë, por fuqitë e mëdha, shkruan revista serbe Eskpres.

Vetëm në 100 vitet e fundit kufijtë në Evropë kanë ndryshuar të paktën 37 herë. Vendet u ndanë, u coptuan, por edhe u bashkuan. Ata formuan organizata dhe luftojnë njëri-tjetrin. Dhe për shekuj. Pse lëvizja e kufijve në Ballkan është një temë tabu për Perëndimin?

Ideja e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku Lugina e Preshevës është dhënë për veriun e Kosovës, nuk është e re, ndoshta edhe realiste, por, sipas pretendimeve të Beogradit, është praktikisht e pranueshme për të dy palët.

Tani ky propozim është përsëri në sy të publikut. Dhe në këtë, faza e re e dialogut, që shumë e quajnë atë përfundimtar, çdo opsion ka një peshë specifike. Shkëmbimi i territorit do të ishte një hap drejt ndarjes etnike, të cilën serbët e veriut dhe shqiptarët nga jugu, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë, me kënaqësi do të pranojnë. Kjo zgjidhje mund të jetë e qëndrueshme, është përparësia e saj kryesore, por disavantazhi është se fuqitë e mëdha e kundërshtojnë fuqishëm atë.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, i cili është një nga avokatët më të zhurmshëm të kësaj ideje, tha disa muaj më parë se “shqiptarët do të bien dakord për të folur pa një mentor”.

Ky qëndrim, pak ditë më parë, u përsërit nga Gjermania. Ambasadori i këtij vendi në Prishtinë, Christian Helt, tha se ata e kundërshtojnë çdo ndarje të Kosovës dhe shtoi se kjo do të krijonte potencialin për të destabilizuar rajonin dhe Evropën.

Dhe cilat janë opsionet? Shqiptarët duan njohjen e pakushtëzuar të një Kosove të plotë, por disa zgjidhje kompromisi kanë shumë më shumë gjasa të ndodhin. Ajo i referohet statusit të posaçëm për Veriun (që do të ishte më shumë se Bashkësia e Komunave Serbe), në këmbim të statusit të vëzhguesit në OKB.

Ekziston edhe një kalim kufitar, i njohur si një kalim administrativ në Ibar, kështu që katër komuna do të bashkohen me Serbinë. Dhe e treta, ndoshta më e ndershme, shkëmbimi i territorit. Vitin e kaluar Thaçi, Vuçiq dhe Rama biseduan për këtë jashtë syve të publikut, por kjo ide u zhduk në ndërkohë

Serbët i shkruajnë Putini të mos e pranojë marrëveshjen Serbi – Kosovë, Vuçiqit i kërcënohen me vrasje

0

Deputeti i Kuvendit të Serbisë Slavisha Ristiq ia ka dërguar një letër kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit

Deputeti i Kuvendit të Serbisë Slavisha Ristiq ia ka dërguar një letër kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit në të cilën e ka kërcënuar kryetarin Serbisë Aleksandar Vuçiq se nëse përpiqet të arrijë paqen të e nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, do të përfundojë si ish –kryeministri serb Zoran Gjingjiq, i vrarë në Beograd në marsin e vitit 2003, transmeton Koha.net.

Ristiq, përcjell “novosti”, në letër ka përkujtuar se “në historinë e marrëdhënieve ruso-serbe, serbët udhëheqësve rusë u janë ankuar për armiqtë e shumtë të serbëve “, ndërsa ka shtuar ata tash për herë të parë janë të detyruar të ankohen për tradhtitë e autoriteteve serbe.

Ristiq pranon se “misioni i Putinit teka autoritetet aktuale të Beogradit është delikat, por megjithatë e ka ftuar që ai t’ua sqarojë atyre se kurrfarë eurointegrimesh nuk mund ta kompensojnë humbjen e territorit siç është Kosova dhe që, nëse arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, Putin mos ta përkrahë atë zgjidhje.

Reciprociteti shpëton Luginën e Preshevës

0

Kosova me arsye e mbron qëndrimin se shkëmbimi i territoreve është opsion disfatist; por nuk ka arsye që në këto bisedime “finale” me Serbinë të mos e përfshihet çështja e të drejtave të shqiptarëve dhe pozita politike e tyre në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë. Nëse reciprociteti absolut nuk do të jetë i mundshëm, për shkak të siç thuhet trajtimit të Kosovës si rast “sui generis”, ka shumë segmente të drejtash dhe kërkesash të shqiptarëve që mund të trajtohen në këto bisedime.

Nën ekzaltimin mbarëkombëtar të mënyrës së festimit të golave ndaj përfaqësueses së Serbisë në Kaliningrad, nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në Bruksel Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën fazën, siç po quhet përfundimtare, të bisedave Kosovë-Serbi, e cila do të duhej të përmbyllet me një “marrëveshje gjithëpërfshirëse”, “juridikisht obligative” për dy shtetet.

Shpeshherë, dyja palët përmendin kompromiset që duhet bërë, por që në asnjë rast nuk përmendet se ç’nënkuptojnë këto kompromise? A do të jetë kjo triumf i formulës “win-win” apo “win-lose”? Ç’nënkupton njëra dhe çka tjetra? Gati askush nuk e di.

Në Serbi, në funksion të arritjes së një konsensusi nacional për çështjen e Kosovës u organizua një “dialog i brendshëm,” që nuk dha asgjë të re në krahasim me qëndrimin e mirënjohur serb rreth Kosovës. Aq më tepër, nga analistë vendorë u cilësua si një proces i cili e izoloi Presidentin Aleksandar Vuçiq.

Edhe në Kosovë janë organizuar takime, tryeza, konferenca në të cilat janë dhënë opsione të ndryshme për marrëveshjen përfundimtare të cilësuar si “Finalja e madhe”. Në këto debate u bë e qartë se për Kosovën, opsioni më i padëshirueshëm është ai i ndarjes së Kosovës dhe opsioni i shkëmbimit të territoreve.

Ndërkohë në Serbi, në formën gjysmë-zyrtare, sipas një analize të Fondit për Shoqëri të Hapur, opsioni i shkëmbimit përmendet si opsioni më i dëshirueshëm. Në fakt opsioni i shkëmbimit, bazuar në këtë analizë nënkupton “kosovarizimin” e komunës së Preshevës në shkëmbim të katër komunave serbe në veri të Kosovës duke lënë jashtë këtij procesi komunën e Bujanocit dhe Medvegjës dhe 5 fshatra shqiptare të komunës së Preshevës që gjenden në anën e kundërt të hekurudhës dhe Korridorit 10.

Ditë më parë, partia e presidentit Vuçiq, (SNS), në Bujanoc ka organizuar një takim me anëtarësinë vet, në të cilin, sipas disa burimeve, është prezantuar një anketë e kësaj partie e bërë për çështjen e Kosovës dhe marrëveshjen përfundimtare. Pjesëmarrësve në këtë takim i qenka paraqitur fakti se 75% e burrave serbë qenkan shprehur të gatshëm për të “luftuar për Kosovën”. Si rrjedhojë, trumbetohet se presidenti Vuçiq po kërkon angazhimin sa më të madh të gjinisë femërore për të dalë me sukses në një referendum të cilin parashikon ta mbajë në shtator të këtij viti.

Në kontekstin e zhvillimeve politike rreth Kosovës dhe arritjes së një marrëveshje me Serbinë, padyshim se vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i shprehur edhe në Referendumin e vitit 1992, është bashkimi me Kosovën; por jo në skenaret e shkëmbimit të përgatitura nga Beogradi dhe jo duke e trajtuar Luginën e Preshevës në mënyrë parciale –vetëm përmes komunës së Preshevës – e sidomos jo kur ky opsion nënkupton rrezikim të integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Por, njëkohësisht duhet thënë qartë se Lugina e Preshevës, në situatën në të cilën ndodhet vitet e fundit, e nënshtruar nga presioni politik dhe ekonomik nga Beogradi, është afër kufijve të durimit. Si pasojë e kësaj gjendje, shumë shqiptarë po largohen në drejtim të vendeve të Evropës duke e rrezikuar në mënyrë serioze bërthamën kombëtare në këtë rajon. Prandaj, ajo, kësaj radhe, në fazën finale të bisedave me Serbinë, do trajtim adekuat në radhë të parë nga institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare.

Derisa në Kosovë nuk ka asnjë paralajmërim se Lugina e Preshevës mund të jetë temë e këtyre bisedave, edhe me arsyen e thjeshtë se këto nuk “janë bisedime shqiptaro-serbe”, por bisedime “Kosovë-Serbi”, njerëz të zakonshëm, nga jeta e përditshme, artistë, qytetarë, përmes internetit kanë filluar fushatën e sensibilizimit të këtij problemi me moton: “Lugina do zgjidhje!”.

Kosova me arsye e mbron qëndrimin se shkëmbimi i territoreve është opsion disfatist; por nuk ka arsye që në këto bisedime “finale” me Serbinë të mos e përfshihet çështja e të drejtave të shqiptarëve dhe pozita politike e tyre në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë. Nëse reciprociteti absolut nuk do të jetë i mundshëm, për shkak të, siç thuhet, trajtimit të Kosovës si rast “sui generis”, ka shumë segmente të drejtash dhe kërkesash të shqiptarëve që mund të trajtohen në këto bisedime.

Fundja, dy shtetet mund të jenë fqinj të mirë nëse trajtimi i pakicave kombëtare bëhet në mënyrë adekuate dhe me standarde të njëjta. Ndryshe, si do të mund që Kosova ta trajtojë Serbinë një fqinj të mirë, nëse Serbia vazhdon t’i trajtojë shqiptarët e Luginës së Preshevës me standarde diskriminuese?

Aq më tepër paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, pashmangshëm janë të lidhura me standardet dhe trajtimet unike që duhet krijuar për pakicat kombëtare. Nëse, në rast të një marrëveshje eventuale Kosovë-Serbi, të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të mbeten peng vetëm i vullnetit politik të Beogradit, vullnet ky i cili me vite po dëshmohet si diskriminues, nuk do të mund të flitet për një stabilitet afatgjatë të këtij rajoni. E stabilitet afatgjatë nuk mund të ketë pa Luginën e Preshevës.

(Autori është kryetar i Komunës së Bujanocit