26.5 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 36

Deputeti Shqiptar Fatmir Hasani, Kundërshton Ligjin Mbi Këshillat Nacionale Të Pakicave, Përmend Një Sërë Mangësishë Në Ligj (VIDEO)

0

Në seancën e parafundit të Kuvendin republikan të Serbisë, ku për votim ndodhej projektligji mbi Këshillat Nacionale të Pakicave, deputeti i vetëm shqiptar, Fatmir Hasani, fuqishëm e kundërshtoi, dhe nxorri në pah, mangesitë në ketë projektligj.

Në fjalinë e tij, deputeti Hasani, potencoi gjendjen e rëndë të pakicës shqiptare në Serbi, dhe mungesën e bashkëpunimit zyrtar të Qeverisë së Serbisë, me përfaqësuesit legjitim shqiptarë.

“Përkundër që orientim im i deritanishëm, ka qenë përkrahja e ligjeve të Europës, njëkohësisht punës së Qeverisë, me qëllim që të tregoj orientimin e partisë të cilën edhe e përfaqësoj, kjo Qeveri në përgjëthsi, nuk dëshrion bashkëpunim institucional me shqiptarët, që deri tani, ka qenë një opsioni për të cilin kemi insistuar, ndërsa më shumë po i jepet rëndësi disa kanaleve private, që për qëllim kanë bashkëpunimin me disa grupe, dhe jo afirmimin e të drejtave të shqiptarëve” – deklaroi deputeti Hasani.

Më tej, Hasani, kundërshtoi ligjin mbi Këshillat Nacionale të Pakicave, ku përmendi, shumë mangesëi në përdorimin e gjuhës shqipe, në dokumentet zyrtare të pakicës shqiptare. Deputeti Hasani, gjithashtu përmendi edhe mospërfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, si policia, gjyqësia dhe tatimet.

Fatmir Hasani, në fund theksoi se nuk e përkrah ligjin mbi pakicat nacionale, ku paraprakisht, potencoi shumë mangesë në ketë projektligj.

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë të deputeti popullor Fatmir Hasani:

Shkencëtarët zbulojnë diçka të pazakontë nën akullnajë

0

Shkencëtarët kanë zbuluar një burim të nxehtësisë vullkanike nën akullnajën më të madhe në Antarktidë.

Në një studim të kryer nga Instituti i Shkencave të Oqeanit të Universitetit Rhode Island, theksohet se një burim aktiv i nxehtësisë vullkanike është zbuluar nën akullnajën Pine Island

Brice Loose, nga Instituti i Shkencave të Oqeanit duke vënë në dukje se ata kanë marrë një sërë mostrash nga akullnaja Pine Island dhe oqeani gjatë udhëtimit eksplorues në Antarktidë në vitin 2014, tha se janë përpjekur për të gjetur burimin e shkrirjes në akullnajë.

Si rezultat i kërkimeve, Loose vuri në dukje se në mostrat që morën ata filluan të shihnin përqendrime të larta të gazit inert helium -3, gjë e cila kjo ishte një gjetje vullkanike.

Gjithashtu Loose theksoi se në zona të tilla nuk është e mundur që të shihen ngrohtësi dhe tymrat që vullkanet kanë, sepse të çarat vullkanike ndodhen në distanca me kilometra nën akull.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”.

Punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë, diskutohen në kuvendin komunal në Bujanoc

0

Gjatë seancës së tretë të kuvendit komunal në komunën e Bujanocit përpos konfrontimeve verbale mes pozitës dhe opozitës ka pasur edhe pyetje të këshilltarëve në drejtim të vetëqeverisjes lokale rreth projekteve të filluara nga administrata komunale e që nuk kanë mbaruar akoma.

Bëhet fjalë për rrugën Letovicë-Nesalcë rrugë e cila sipas projektit do të duhej të zgjerohej dhe të bëhej shtrimi i asfaltit, shkruan Titulli.com.

Projekti i cili ka filluar më 19 prill është paraparë sipas kontratës që të përfundoj pas 30 ditëve por që ende nuk ka përfunduar.

Këshilltari i Partisë Demokratike, Hajredin Hyda në kuvendin komunal ka pyetur vetëqeverisjen lokale mbi asfaltimin e kësaj rruge si dhe rreth afateve të sajë.

“Qytetarët më kanë thënë që të pyes rreth punimeve të rrugës Letovicë- Nesalcë, ku kjo rrugë sipas projektit do të duhej të zgjerohej dhe asfaltohej brenda 30 ditëve por dua të pyes kryetarin e komunës se kur do të bëhet asfaltimi i kësaj rruge” u shpreh Hajredin Hyda, transmeton titulli.com.

Në anën tjetër kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i cili ishte prezent në sallën e kuvendit komunal ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes së këshilltarit Hyda duke thënë se kjo temë nuk është në rend të ditës dhe se nuk do të i përgjigjet.

Në muajin Prill të këtij viti kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës Nesalcë-Letovicë, projekt me vlerë prej 10 milion e 371 mijë dinarë, të financuar nga buxheti i komunës së Bujanocit./Titulli,/lugina24

Haradinaj flet për demarkacionin me Serbinë

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka komentuar çështjen e demarkacionit me Serbinë.

“Demarkimi është proces i rëndësishëm kur ndodh mes vendeve mike, e lëre më me situatën që është me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha thanë më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë… Çka kuptojmë me demarkim? Nëse flasim për një demarkim standard apo nëse flasim për një demarkim ashtu si po lajmërojnë zyrtarët e Serbisë, është ndarje, me demarkim po nënkuptojnë ndarje”, tha Haradinaj.

Ai më tej tha se në dialogun me Serbinë, Kosova ka treguar seriozitetin më të madh.

Shefi i ekzekutivit të vendit tha se është mirë që partitë politike të kenë komunikim të saktë për çdo etapë të dialogut

Gold AG thurr në Klan Kosova këngë për golat e Xhakës e Shaqirit

0

Nga triumfi spektakolar i Zvicrës falë golave të dy kosovarëve në botërorin ‘Rusi 2018’ ndaj Serbisë, nuk kishin se si të mos mungonin as këngët.

Kësaj rradhe ka qenë Gold AG ai i cili është treguar më i shpejti duke thurur një tekst mbi fitoren.

Për të parën herë, ai atë e interpretoi si i ftuar në emisionin ‘Minutat e Botërorit’ në Klan Kosova.

Ndiqeni të plotë këngën më poshtë. /Prive.al

‘Hakmarrja e Kosovës’, çmenden mediat italiane (FOTO)

0

‘Hakmarrja e Kosovës’, kështu e kanë quajtur mediat italiane fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të dy shqiptarë nga Kosova ka bërë që fitorja të festohet kudo që ka shqiptarë.

Media italiane kanë qenë të shumta që i kanë kushtuar titujt kryesor për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Unioni evropian EUPRO prezanton në Bujanoc konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme, për mikro ndërmarrje dhe ndërmarrje të vogla

0

Unioni evropian EUPRO ka hapur konkursin për propozim projekte për prokurimin e pajisjeve dhe sigurimin e shërbimeve për biznese, mikro ndërmarrje dhe ndërmarrje të vogla.

Ky projekt i ofron mbështetje bizneseve në komunën e Preshevës dhe organizon info sesion lidhur me konkursin e hapur që do të mbahet të premten me 22 qershor 2018, në Departamentin e fakulltetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc me fillim nga ora 11:00.

Ndërrmarsit e interesuar do të kenë mundësin të informohen me programin në fjalë dhe me hapat e rëndësishëm të aplikimit.

Konkursi është i hapur deri më 6 korrik 2018, dhe të drejtë aplikimi kanë ndërmarrësit dhe ndërmarrëset, dhe ndërrmarjet e vogla të regjistruara në qytetet ku përfshihet programi EUPRO./Lugina24.com

Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme

0

Largimi i dhunshëm i terasave të kafiterive nga zona e gjelbër në sheshin Karagjorgje Petrovic në qendër të Bujanocit është planifikuar për të martën e ardhshme, ka konfirmuar për “bujanovacke” kryeshefi i departamentit të inspeksionit komunal Agim Rashiti.

“Ekzekutimi është planifikuar për 26 Qershor me ndihmën e policisë dhe mekanizmit të “Komunalisë”, gjë për të cilën i kemi njoftuar të gjitha palët e interesuara si dhe pronarët e kafeneve”,tha Rashiti përcjell Titulli.com.

Ai shtoi se ekzekutimi u shty dy herë sepse pronarit i është dhënë mundësia ta heqë terasën e montuar e cila është jashtë ligjore në hapësirën gjelbëruese publike.

Bujanovacke është vërtetuar se pronari i kafiterisë nuk e ka ndërmend që të largoj terasën e montuar në hapësirën publike gjelbëruese pasi që ai ka vendosur video bim për ndjekjen e kampionatit botërorë në Rusi./Lugina24.com

Myftiu Saqipi, Priti Klerikët Fetarë Të Forcave Ushtarake Ndërkombëtare

0

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të martën e 19 qershorit, në Xhaminë e Re, të Tërnocit, në rezidencën e tij, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, pati kënaqësinë të jetë nikoqir i delegacionit nga radhët e klerikëve fetarë të Gardës Kombëtare nga Ohajo e Amerikës dhe kreu i shërbimit fetar të Forcave të Armatosura serbe.

Për zhvillimet e përgjithshme në Luginë të Preshevës, e me theks të veçantë në fushën e veprimtarive fetare, Myftiu Saqipi, nga afër e njohu delegacionin e prirë nga prifti kryesor ushtarak i Gardës Kombëtare nga Ohajo, Koloneli Andrew Aquino dhe nënkoloneli ortodoks  James Seizmor, si dhe kreun e shërbimit fetar të Forcave të Armatosura serbe, kolonel Sasha Milutinoviq, priftin ndihmëskolonel  Goran Sandiq dhe ndihmësin e kryeshefit Goran Jokanoviq.

“Misioni im paqësor 30 vjeçar, për të ngritur ura bashkëpunimi, për të kultivuar ndjenjën e tolerancës dhe fqinjësisë së mirë, është moto e aktiviteteve jo vetëm në sferën e shërbimit fetar, por edhe politik, kulturor dhe arsimor. Këtë kurs të veprimtarisë nuk e kam ndryshuar as në kohë konfliktesh e as në kohë paqeje. Kam thënë disa herë dhe prapë e përsëris se paqen e ndërtojnë njerëzit paqësorë, ata që e kanë për ideal paqen e jo ata që kanë luftuar dhe janë të përfshirë në afera kriminale. Konkretisht, ata që e kanë krijuar ferrin, nuk mund ta ndërtojnë parajsën”, u shpreh Myftiu Saqipi, gjatë takimit miqësor me krerët ushtarakë fetarë nga Ohajo dhe Beogradi.

Jetapress, mëson se Myftiu Saqipi, mysafirët ndërkombëtarë i njoftoi edhe për Tërnocin, njërin nga vendbanimet më të mëdha shqiptare në rajon, i cili përkundër propagandës së shtypit të verdh, ka reflektuar gjatë periudhave të ndryshme kohore, maturi politike, kulturë ndërfetare dhe fqinjësi të mirë.

Në fund të këtij takimi, të dy palët u ndanë të kënaqur me rrjedhat e bisedave, duke siguruar që këso takimesh të ketë edhe në të ardhmen, në favor të proceseve paqësore, pa të cilat nuk ka stabilitet politik dhe ekonomik, njofton jetapress/Lugina24.com.

Neziri: “Nuk ishim e as që jemi me ndoj parti, partia jonë është Medvegja, është flamuri kuq e zi”

0

Fotoreportazh nga Shoqata Humanitare „Medvegja“ në Fully të Zvicrës

Në mesin e mbi 2.000 bashkatdhetarëve, ishin edhe shumë miq zviceran, si Christof Darbelley, një mik i dëshmuar i komunitetit tonë, i cili që nga viti 2017 është këshilltar shtetëror i kantonit të Valais, siç dihet, ishte edhe kryetar i CVP, pastaj kryetari aktual i Fully, z.Eduard Felle, si dhe ish kryetari z.Berard Troje, këshilltar komunal zviceran dhe shumë miq të tjerë zviceran. Me një fjalë, miqtë zviceran, janë të mësuar me organizimet e mira të SHH “Medvegja” dhe deri në orët e para të ditës së diel, ishin në ate atmosferë të këndshme argëtimi, ku jehonte kënga e bukur shqipe.

Fully, 18 qershor

Është e pamundur, të përshkruhet atmosfera e këndshme nga koncerti humanitarë i organizuar nga SHH “Medvegja” në Zvicër, një organizim shembullor përplot e përplot me të rinjë e të reja, bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare, ishin së bashku me medvegjasit për gjashtë orë me radhë në stadiumin e qytetzës Fully të kt.Valis në Zvicër. E fillova me këto fjalë këtë reportazh, duke u munduar të ndali emocionet e që në realitet është e pamundur, por në anën tjetër, nuk është e drejt, nëse nuk shkruhet realisht, ate që e ke parë me sy dhe që e ke ndjerë me zemër. Sytë panë një organizim të paparë në diasporë dhe zemra ndjehet e gëzuar gjithnjë, kur shihje të rinjë e të reja, që janë lindur në Zvicër dhe këndojnë e vallëzojnë shkëlqyeshëm në mes të Zvicrës dhe me shpirt, duke jetuar në Medvegjë, ashtu siç jetojnë edhe prindërit e tyre. Nëse mundemi të japim një notë organizimit, menjëherë është nota më e mirë, shembullore, pra dhjetë. Mjafton të përmendet Shoqata Humanitare “Medvegja” dhe e ke thënë krejt, e gjithë kjo krejt është, se aty ka bëmirës, patriot e atdhetarë të dëshmuar dhe kurrë nuk ndalen për të mirën e çështjes kombëtare. Nuk ishin lokalista veprimtarët e shoqatës me vite e vite, për të menduar vetëm për Medvegjën e tyre, por ata dhanë shumë siç dihet, për çështjen kombëtare në përgjithësi. Me shumë mundi e sakrificë, kjo shoqatë, mbi 30 vjet veprimtari i ka kaluar milionat duke ndihmuar atje ku është kërkuar. E di, se shpirtëbardhëve do t`ju vije mirë, por e dijë gjithashtu, se ka edhe të tjerë, që nuk duan të dëgjojnë realitete, sepse ju dhemb lukthi, siç është edhe një fjalë e urtë: “Kur më vjen inati, më dhemb lukthi. Nëse e ke inati, mbaje inatin, por hakun jepja dhe pranoje”.

Nuk besoj se ka bashkëkombas diku në këtë tokë, që nuk e njeh apo dëgjuar për këtë shoqatë. Sinqerisht, kurrën e kurrës, nuk kanë rrahur gjokse veprimtarët e kësaj shoqate, se kanë bërë diçka për çështjen kombëtare, por kanë kaluar nëpër proçese të ndryshme kombëtare dhe janë aq të fortë, sa që krenohemi me këta veprimtarë.
Sofra e SHH „Medvegja“ e mbushur me plot e përplot veprimtarë
Gjatë rrugës sa vija për në Fully, e mendoja, se sa herë kam ardhur këndej, sa kilometra e orë i kam kaluar e besa, nuk munda ti numëroj, sepse mahnitesha me bukuritë e Zvicrës, gjithçka që shihte syri ishte perfekte. Zot bekoje Zvicrën dhe popullin e saj. Nuk ka si Zvicra. Por, a thua, sa kanë vrapuar këta veprimtarë medvegjas rreth kësaj shoqate për të mirën e çështjes kombëtare, shumë e shumë, prandaj, e mora një gotë ujë që e kisha në veturë e të freskona dhe i thash vetes, duhet turp t`më vije, nëse kam pritesë të shkoj e të bëj një shkrim për ate shoqatë, kur në sofrën e saj janë bëmirës që kanë shkrirë shëndetin dhe besa edhe jetën. Ai, sa e sa orë e mundi, por edhe mjete kanë harxhuar nga xhepi. Në këtë shoqatë, nuk sheh veprimtarë që ia mbajnë vetes, apo siç thuhet, mendje të madhe, duart e tyre janë të punës, sepse tërë ditën punojnë dhe kohën pas punës menjëherë ia kushtojnë shoqatës. Shoqata me një fjalë, për secilin është anëtar i familjes. E shikojnë si anëtarë të familjes, që nuk munden të jetojnë mirë pa e parë ashtu si do të duhej. I ka marë dhe i mer lakmi çdo veprimtarë, kudo që gjendet ai. Zërin e Medvegjës reale e kanë përcjellur deri në SHBA, pa u veshur me petk politikë, pa pasur bindje politike apo për të fituar ndoj lekë, shkurt e shqip, vetëm e vetëm për Medvegjë. E thash e po e them, nuk mundem përmes pak fjalëve të këtij reportazhi të përshkruaj gjithë punën e madhe kombëtare që e kanë dhënë veprimtarët e kësaj shoqate, kuptohet prej fillimit e deri më sot. Besnikë i qëndruan shoqatës, pa dalur nga antarsia, por duke paguar antarsi, sepse me këtë antarsi, mbajnë shoqatën dhe herë pas here ndihmojnë aty ku kërkohet. Për më shumë, shiko në Monografinë e Shoqatës, ku shihet qartë, se si kanë shkuar ndihmat përmes proçesverbaleve, që i kanë ruajtur kryesitë e shoqatave me vite e vite edhe ate shihen përmes fotove edhe me numër, proçesverbali 1, 2 e kështu me radhë. Një fjalë mjafton të thuhet për këtë shoqatë: “Ju lumtë vëllezër”. Këtë të shtune të datës 16 qershor, ishin mbledhur me mijëra bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare në koncertin tradicional të SHH “Medvegja”, për të mbështetur medvegjasit. Në mesin e mbi 2.000 bashkatdhetarëve, ishin edhe shumë miq zviceran, si Christof Darbelley, një mik i dëshmuar i komunitetit tonë, i cili që nga viti 2017 është këshilltar shtetëror i kantonit të Valais, siç dihet, ishte edhe kryetar i CVP, pastaj kryetari aktual i Fully, z.Eduard Felle, si dhe ish kryetari z.Berard Troje, këshilltar komunal zviceran dhe shumë miq të tjerë zviceran. Me një fjalë, miqtë zviceran, janë të mësuar me organizimet e mira të SHH “Medvegja” dhe deri në orët e para të ditës së diel, ishin në ate atmosferë të këndshme argëtimi, ku jehonte kënga e bukur shqipe. Shoqata Humanitare „Medvegja“, është dhe do të mbetet njëra ndër shoqatat më të organizuara në europë.

SHH „Medvegja“, një shoqatë e fuqishme, që përfaqësonte komunitetin tonë nëpër shumë manifestime në Zvicër, është zëri më i qartë dhe i bukur i Medvegjës, i gjeneratës së re. Shumë të rinjë e të reja kanë kaluar nëpër këtë shoqëri dhe po përpiqen që të mbajnë edhe në të ardhmen.

Në këtë qytet me rrethinë, është pjesa dërmuese e mërgimtarëve medvegjas, që jetojnë e veprojnë. Sa here që vjenë qershori, menjihere na shkon mendja te spektakli madhështor që e organizon Shoqata Humanitare „Medvegja“, me qendrën e saj në Fully të Valisit-Zvicër, edhe ate tradicionalisht hiç më pak se për 24 vjet me radhë.

Koncert i mbajtur në natyrë, në afërsi të stadiumit të këtij qyteti edhe ate deri në orën 23.55 min të mesnatës.

Një sofër bashkimi, një takim i papërshkrueshëm medvegjas, të rinjë e pleqë, por edhe fëmijë, që të gjithë së bashku në këtë spektakël të përvjetshëm. Edhe banorët e tjerë që jetojnë në këtë pjesë, janë të pranishëm, si zviceranë, italianë, francezë etj, ju duket sikur të jetë festë e tyre, edhe pse gjithandej, është shqip dhe valon flamuri kuq e zi. Me një mikpritje tipike medvegjase, që musafirët nuk i lëshojnë pa bukë e ujë, kryesia e shoqatës, anëtarët e saj dhe të gjithë medvegjasit mërgimtarë i pritnin bashkatdhetarët e trevave tjera shqiptare që të jenë pjesë e këtij koncerti humanitar. Në hyrje të stadiumit ku mbahej koncerti shihej flamuri ynë kombëtar, si dhe ai zviceran. Shiheshin edhe tavolina të rezervuara. Pleqë e plaka, fëmijë e të rritur, të gjithë të buzëqeshur, që po takohen të gjithë bashkë.

Mes qershori, e tregonë edhe sofrën medvegjase, meqë i madh e i vogël drejtohen në Fully që ta shijojnë këtë koncert dhe turnir futbolli tradicional, e që ka karakter humanitar në ndihmë Medvegjës.

Programi filloi prej grupit të të vegjëlve, me këngë e recitime, si dhe me valle të të gjitha trevave shqiptare. Kështu, edhe një herë u tregua se fëmijët mërgimtarë, edhe pse të rritur dhe të edukuar në Zvicër, ata nuk do ta harrojnë Medvegjën dhe herë do kur do të punojnë për ato treva të të parëve. Kjo shoqëri sivjet u paraqit në skenë pa themeluesin e saj, të ndjerin Musa Neziri, i cili siç dihet, ka kontribuar shumë për këtë shoqëri, por, me shumë zemër të përgaditur nga Sulejman Musliu, shoqëria vazhdon suksesin e saj, që të pranishmit të ndjehen shumë mirë.Grupi i mesëm i kësaj shoqërie e dha edhe një program vërtet shumë të pasur. Shoqëria artistike, siç dihet, e ka edhe grupin folklorik që tash më e kanë emëruar “Musa Neziri”, në nder të veprimtarit të madh, të përbërë nga Avni Neziri, Samir Neziri, Shqipe Neziri, Sofie Namani, Mevlan Thaçi, Marigona Neziri, Sadik Baftiu, Sulejman Musliu etj, të cilët i kënduan Medvegjës, Kosovës, Shqipërisë dhe këngë të bukura për unitetin kombëtar. Të gëzon fakti, se medvegjasit, në këto manifestime vijnë me familjet e tyre, e që është një gjest shumë i veçantë dhe me plot kuptim.

Sulejman Musliu është zotuar, se do të punojë me shpirt e zemër, që ti motivoj të rinjtë e të rejat, që të mbajmë të gjallë jetën kulturore edhe ne në diasporë. Së bashku me z.Sulejman Musliu është edhe Sadik Baftiu, Mevlan Thaqi, Avni Neziri, Shqipe Neziri, Marigona Neziri dhe Sofije Namani, motrat Abazi, etj, që dhanë program të shkëlqyer dhe ishte emocionuese, kur për 7 minuta, kjo shoqëri kishte përgaditur një valle enkas për të ndjerin Musa Neziri, që në T-shirt të djalit dhe vajzës të të ndjerit, shihej foto e Musa Nezirit.

Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja” Zenel Neziri, e hapi këtë jubile të 23 me radhë para të pranishmëve me fjalët më të mira të mundshme të kryesisë së shoqatës, anëtarëve të saj, sponzorëve dhe të gjithë atyre që po kontribuojnë të mbahen këto manifestime. Ai nuk harroi edhe kësaj here, pa falënderuar me gjithë zemër edhe miqtë zviceran.

Ai ndër të tjera tha se:“Mirëmbrëma të çmuar musafirë nga të gjitha trevat shqiptare. A shihni, se çdo herë, koha është e mirë, sepse misioni ynë është i pastër si qielli e dielli. Përshëndetje të nderuar fëmijë mërgimtarë, vëllezër e motra medvegjas, të nderuar bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare, miqë të dashur zviceranë, si kryetar i komunës, e deputetë, jemi mbledhur sonte larg Medvegjës, por një Medvegjë e dytë është në Zvicër, ashtu si do të duhej të ishte Medvegja jonë, e krejta kuq e zi. Mirëmbrëma dhe mirësekeni ardhur në këtë sofër të madhe me plot bereqet të Shoqatës Humanitare „Medvegja“, në koncertin e 23-të me radhë edhe mundemi të themi të vetmin në Zvicër që mbahet në natyrë. Urime edhe Fitër Bajramin të gjithëve dhe pritshim edhe shumë e shumë festa të tjera. I vetmi manifestim që mbledh medvegjasit mërgimtarë në një vend, i vetmi eveniment, që njihen të rinjtë mes veti, i vetmi eveniment që bashkëbisedojmë sikur në ato tokat tona ku jemi lindur e rritur. Për besë të zotit, nga shpirti i falënderoj të gjithë që kanë kontribuar të organizohet ky koncert, kryesinë e shoqatës, anëtarët e shoqatës dhe donatorët, sponzorët tanë, që i kemi falënderuar dhe i falënderojmë për jetë të jetëve. Nuk besoj se ka fuqi që mundet të na ndaj neve medvegjasëve.
Falënderoj komunën e Fully, kryetarin e saj, të gjithë qytetarët zviceranë dhe banorët që jetojnë për rreth, që janë me ne dhe festojnë së bashku në çdo manifestim. Ne në emrin tuaj, i them Merci, Merci, Merci Fully, Merci Zvicër. Zoti ju bekoft dhe do të jemi me ju gjithnjë, prandaj Zvicra jo rastësisht për ne është edhe atdheu i dytë. Më lejoni ti falënderoj edhe njëherë e shumë hërë edhe këto shqiponja të Shoqërisë Kulturo Artistike Medvegja, prindërit e tyre dhe të gjithë ata që punuan dhe po punojnë, që kur po i shohim në skenë po kënaqemi.E di, se nuk e keni pasur dhe nuk e keni të lehtë të organizoheni, se krejt puna është vullnetare, por ju keni fluturuar si shqiponja, kur është përmend Medvegja. Asesi nuk harroj për ti falënderuar të gjthë ata që kanë kontribuar pak sado pakë për këtë shoqëri.Shoqata jonë ka emër, ka emër se qe 35 vjet po shërben për atdheun me ato forca që i kemi, edhe kryesitë e mëhershme kanë kontribuar por e do të kontribuojnë edhe kryesitë që do të vijnë pas nesh.Jemi munduar që situatën aktuale në Medvegjë ta përcjellim nëpër shumë vende të europës e deri në SHBA, me personalitete të ndryshme me ndikim. Nuk ishim e as që jemi me ndoj parti politike, partia jonë është Medvegja, është flamuri kuq e zi, ajo tokë, që sytë i ka nga ne, sepse ne jemi të fortë dhe mundemi të bëjmë shumë paqësisht.

Të nderuar medvegja, vëllezër e motra të të gjitha trevave shqiptare, para pak ditësh, u nda nga jeta, legjenda e futbollit Fadil Vokrri. Ju lutem të ngritemi në këmbë dhe ta nderojmë jetën dhe veprën e tij. Fadil Vokrri siç e dini ishte në mesin e shoqatës sonë edhe ate e ka pas sjellur edhe ekipin e Kosovës. Zoti ia bëftë të lehtë dheun e Dardanisë e ne do ta kujtojmë për jetë.
Të nderuar të pranishëm, nesër e kemi turnirin e futbollit, besoj se do të kalojmë mirë. Ejani edhe nesër e ti përcjellim ndeshjet e bukura. Falënderoj shumë kryesinë e shoqatës, anëtarët besnikë, që kurrë nuk u larguan nga shoqata jonë. Ka zëra dhe po trumbetohet, kundër shoqatës e punës që është bërë, por ua bëj me dije nga ky vend, se kot e kanë, sepse në këtë shoqatë, kanë dhënë mundi të madh veprimtarë të dëshmuar e do të japim deri në fund të jetës sonë. Nuk ka kush që të na ndaj, ata që jemi, jemi të fortë e me miqë shumë. Kemi edhe projekte të tjera të mira në të mirë të Medvegjës dhe do ti arrijmë të gjitha. Historia e punës sonë është shkruar me shkronja të arta, nga personalitete e personalitete, këtë e dini edhe ju të gjithë, sepse kemi pasur musafirë të shumtë dhe do të kemi edhe në të ardhmen. Gëzuar. Ju të rinjë e të reja, vallëzoni shqip e këndoni shqip. Për ju po sjellim artistët më të mirë shqiptarë, siç është sonte Sinan Vllasaliu, ky artist i madh i këngës së bukur shqipe, këngëtarja mikeshë e jona, Hidajetja e të tjerë. Prandaj, të vallëzojmë e të këndojmë dhe të mos e harrojmë atdheun tonë. Afrohuni rreth shoqatës, sepse kjo shoqatë ka rreth vetes veprimtarë të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare. Zoti e bekoftë Medvegjën, Shqipërinë, Dardaninë dhe gjitha tokat shqiptare, por edhe miqtë tanë zviceranë dhe të tjerë”. Në gjuhën frenge i përshëndeti të pranishmit, zonjusha Lirije Namani, e cila është edhe edukatore në shkollat zvicerane e sidomos në kantonin Valis. Më pastaj u ndanë edhe dy mirënjohje, njëra për z.Sulejman Musliu udhëheqës i SHKA “Medvegja”, si dhe Mevlan Thaçi, anëtar i kryesisë dhe pastaj u nda edhe Flakadani “Musa Neziri”, për z.Sadik Baftiu, anëtari më në moshë i SHKA “Medvegja”, që do të jetë tradicionalish për veprimtarë të kësaj shoqate.Të pranishëm ishin edhe gazetarë zviceran si dhe media, si editori i TV Syri Blue me qendër në Solothurn, z.Musli Saiti. Këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu dhe këngëtarja mike e shoqatës, Hidajete Miftari, për disa orë me radhë, kënduan këngë të bukura shqipe, sa që, thuajse të gjithë të pranishmit vallëzonin. Ishte një atmosferë shumë e këndshme. Me një fjalë përshëndetëse u paraqit si zakonisht edhe kryetari i komunës Fully, duke vlerësuar punën e madhe që po bënë kjo shoqatë. Vlenë të përmendet, prezentimi i kryetarit të komunës, kur z.Zenel Neziri e ftoi për një fjalë rasti, i tha ndër të tjera: “Eja z. kryetar dhe ndjehu me ne si në shtëpinë tënde”. Ai foli fjalët më të mira të mundshme për integrimin e komunitetit tonë, por nuk harroi pa përmendur edhe futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane. Aty nga ora 22.00 erdhi edhe z.Darbelley, një mik i madh i medvegjasve dhe i gjithë shqiptarëve, i cili edhe ai përshëndeti të pranishmit me fjalë të mira, ku të gjithë të pranishmit i duartrokitën.

Një minutë heshjt për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

Kryetari I SHH “Medvegja”, z.Zenel Neziri, pas fjalëve të musafirëve zviceran, doli në skenë dhe i tha disa fjalë për legjendën e futbollit z.Fadil Vokrri, i cili ishte edhe musafirë në njërin nga koncertet e kësaj shoqate, së bashku me miq të tij dhe ekipin e futbollit të Kosovës. Ku të gjithë u ngritën në këmbë për të nderuar z.Fadil Vokrri. Ashtu edhe siç ishte parapa, programi u mbyll në orën 23.45 minuta në natyrë, për të vazhduar në sallën sportive që ishte aty pranë. Ia vlen të thuhet, se asnjëherë, deri më sot, me vite e vite, në këtë shoqatë, nuk ka pasur ndoj problem, kjo tregon, se organizimet e shoqatës, janë jo vetëm të mira, por shembullore.

Ndërsa ditën e nesërme, pra të dielën e 17 qershorit, vazhdoi turniri në futboll të vogël, në të cilin morën pjesë 33 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe futbollistë zviceran.

Në orën 9:00 filloi edhe loja e parë në futboll të vogël dhe ndeshje pas ndeshje erdhëm deri në finale.Gjatë tërë ditës ishte kohë e mirë dhe e freskët.Lojërat u zhvilluan si edhe herave të tjera në formë fer play pa asnjë problem të vogël. Edhe në stadium, u mbajt një minutë heshtje nga të gjithë të pranishmit, për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.

Vendi i parë i takoi “Scuadra Bex”, vendi i dytë,“La Petite Maison de Nettoyage Martigny”, vendi i tretë “CD Palestino”, vendi i katërt i takoi Komunitetit shqiptarë Martigny.

Edhe referët, por edhe të gjitha ekipet pjesëmarrëse u ndanë të kënaqura me organizimin dhe lojërat e zhvilluara fer. Në fund të këtij turniri u ndanë kupat e medaljet, të cilat i ndanë komisioni sportive. U falënderuan edhe mediat që i kanë përkrahur vazhdimisht këto aktivitete, si kombëtaren “Bota sot”, presheva.com, TV Diaspora, Syri Blue, Illyria, e shumë media të tjera, por edhe sponzorët e këtij evenimenti. Kryetari i shoqatës Zenel Neziri edhe një herë bëri thirrje që Medvegja të ndihmohet edhe më shumë nga të gjithë shqiptarët duke e ditur se në çfarë situate është ajo dhe mbylli këtë jubile të 23 të këtij organizimi sa sportiv-kulturorë dhe humanitarë. Nga kryesia e SHH “Medvegja” dhe anëtarët e saj dëgjuam, se kurrë nuk do të pushojnë së organizuari koncertin dhe turnirin, sepse e kanë një qëllim të madh, humanitarë, të jemi bashkë dhe të mos e harrojmë Medvegjën shqiptare. Krejt në fund të këtyre dy ditëve aktivitete, si Zenel Neziri dhe Zejnullah Namani, e anëtarë të tjerë të kryesisë dhe anëtarët e shoqatës, u bë me dije, se shoqata ka pasur, ka e do të ketë veprimtarë besnikë, që kurrë nuk do të pushojnë për Medvegjën. / Teksti dhe foto: Dashnim HEBIBI, presheva.com/Lugina24

Në Merdare arrestohet R.A shtetas i Kosovës për kontrabandim dhe falcifikim

0

Te dielen në oret e hershme të mëngjesit është arrestuar R.A i lindur me 30.10.1991 shtetas i R.Kosoves në Merdare.

I njejti dyshohet për kontraband me emigrant dhe fallcifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrrollit të tij janë sekuestruar
3 pasaporta Serbe që dyshohet të jene te fallcifikuara, 2150 euro, 9670 dinar, 3 telefona mobil dhe disa sim kartela të operatorëve të ndryshëm.

Me vendim te prokurorit i dyshuari dergohet ne mbajtje. I.S./presheva.com/

Njihuni Me Luanin Shqiptarë Që ‘Tund’ Arenat E Botës, “Nuk E Kam Ndërmend Të Ndalem’

0

Boksi njihet tashmë si sporti ku shqiptarët e gjejnë veten më së miri, kampionë të shumtë të këtij sporti luftarak kanë dalë në të kaluarën, e të tjerët vazhdojnë të korrin suksese edhe sot. Njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tërnoci i Luginës, Shefat Isufi, i cili po bën karrierë në Gjermani. Ai është kampion Europe në versionet IBF dhe WBA, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. E ka nisur karrierën në moshën të re në Tërnoc, vendin ku u lind. Në boksin amator zhvilloi shumë meçe, duke dominuar absolutisht në trojet shqiptare në kategorinë gjysmë të rëndë, deri 79 kilogramë. Më pas, karrierën vendosi ta vazhdojë në Gjermani, ku tash e disa vite po rradhit sukseset e shumta.

Sa kohë ka që meresh me këtë sport dhe sa i kënaqur je me veten?

Me këtë sport merrem qe 19 vite dhe jam i kënaqur shumë por do të vazhdojë edhe më tutje që të jem edhe më i kënaqur.

Kë ke pasur inspirim para se të niesh të meresh me këtë sport?

Inspirimi im ishte vet prindi im por gjithashtu ishte edhe dëshira ime e madhe të merrem me këtë sport.

A ka pasur momente kur i ke thënë vetes ‘stop’ nuk do të vazhdoj më tej?

Kam pasur momente të vështira gjatë karrierës por asnjëherë ‘STOP’ nuk i kam thënë vetës.

Cilat janë sfidat me të cilat je përballur gjatë gjithë kësaj kohe?

Sfida kam pasur shumë por vlenë të përmenden sukseset e mia si WBA dhe IBF kampion i Europës si dhe ëBO interkontinental në kategorinë e mesme ku dhe jam numër 5 i renditur në ranglistën botërore.

Humbjet dhe fitoret?

Gjithësejt kam 31 ndeshje ku prej tyre janë 26 fitore (20 KO), 3 humbje dhe 2 barazime.

Kush është Shefati jashtë ringut, përshkruaje veten me pak fjalë?

Mendojë që jam njeri i qetë, modest, i dashur dhe i shoqëruar me të gjithë.

Deri kur e ke ndërmend të vazhdosh kështu?

Kështu do të vazhdojë deri sa t’ia arrijë qëllimit tim por gjithësesi kjo varet prej moshës.