20.1 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 37

Gjermania po i “grabit” mjekët e rinj nga Kosova (Video)

0

Është shtuar numri i mjekëve të rinj nga Kosova të cilët dëshirojnë që profesionin e tyre ta ushtrojnë pikërisht në Gjermani.

Kjo po ndodh pasi Gjermania po u ofron atyre vende pune me kushte të favorshme.

Bedri Xhafa, drejtor i përgjithshëm i APPK-së, numri i nxënësve që dëshirojnë punësim jashtë vendit është i madh.

“Gjenerata e pestë është në rrugën e saj të realizimit për t’u bërë kuadër profesional, që të kujdesen për të moshuarit, dhe në momentin që diplomojnë e vazhdojnë punësimin në vendin ku e kanë bërë aftësimin”, shprehet drejtori i APPK-së , Bedri Xhafa për RTV Dukagjinin.

Si pasojë, sipas profesionistëve shëndetësorë, për një kohë të shkurtër Kosova do të ketë mungesë të mjekëve, përcjell Telegrafi.

“Me pagat që ne punojmë, një pjesë e mirë e kolegëve tonë të ri, nuk po shohin perspektivë këtu, dhe çdo ditë e më shumë ata po e mbushin tregun evropian të punës”, shprehet Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili tregon se mosha mesatare aktuale e mjekëve në Kosovë, është mbi 50 vjet.

Deri tani mendohet se Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mjekë dhe infermierë. /

Zvicra do ta dëbojë shqiptaren nga Lugina pasi nuk i bëhet shërbëtore burrit

0

Laura Rexhepi, shqiptarja 28-vjeçare kishte vend të sigurt pune për gjashtë vite me radhë, asnjëherë nuk ka pasur borxhe dhe kishte vijuar kurse të gjuhës gjermane. Megjithatë, ajo do të dëbohet nga Zvicra. Arsyeja: Laura u divorcua nga bashkëshorti i saj, i cili tentonte ta shtypte, shkruan Albinfo.ch

Laura Rexhepi, shqiptarja 28-vjeçare kishte vend të sigurt pune për gjashtë vite me radhë, asnjëherë nuk ka pasur borxhe dhe kishte vijuar kurse të gjuhës gjermane. Megjithatë, ajo do të dëbohet nga Zvicra. Arsyeja: Laura u divorcua nga bashkëshorti i saj, i cili tentonte ta shtypte, shkruan Albinfo.ch

Ish bashkëshorti i saj e sheh ndryshe. Sipas autoriteteve përkatëse, ai i kishte informuar ata pas ndarjes se Laura e kishte martuar vetëm sa për të marrë pasaportën zvicerane. Sipas tij, kjo kurrë nuk ka qenë një martesë e vërtetë.

Por, Laura e mohon deklaratën e tij. “E kam dashur”, këmbëngul Laura.

Për Departamentin e Drejtësisë në St. Gallen nuk ka shumë rëndësi. Kur është fjala për dëbim, duhet llogaritur në parim. Sipas ligjeve në fuqi për të huajt, Laura nuk i përmbush kriteret e parapara në këto raste dhe të hënën duhet t`i bëjë gati valixhet.

Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen, e thotë Kremlini

0

Donald Trump ka thënë po ashtu se pas takimin me liderin e Koresë Veriore, mund të takohet edhe me Vladimir Putin.

Donald Trump ka thënë po ashtu se pas takimin me liderin e Koresë Veriore, mund të takohet edhe me Vladimir Putin.

Presidenti Rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund të takohen këtë verë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dimtri Peskov.

“Nuk e hedhim poshtë” u ka thënë Peskov gazetarëve pasi që është pyetur rreth deklaratave të Trump këtë mëngjes në Fox, ku ka thënë se shumë shpejt mund të takohet me liderin rus.

Më pastaj Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shtuar se takimi mund të mbahet mbase këtë verë.

Javën e kaluar, Putin ka insistuar që dëshira e tij është të takohet me Presidentin e SHBA, në këto kohë kur kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i ka punët mirë me aleatët perëndimor.

Po ashtu, zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se “Vjena mund të jetë qyteti në të cilin ata do të takohen”.

Marrëdhëniet në mes këtyre dy shteteve janë në pikën më të keqe që nga shpërbërja e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

Qosja: Politikanët po bëhen milionerë, qytetarët po varfërohen

0

Akademiku Rexhep Qosja thotë se në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë

Akademiku Rexhep Qosja thotë se në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë që qajnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë numri i të varfërve.

Qosja, përmes një shkrimi të postuar në Facebook, thotë se “në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë, që qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë është shtuar numri i të rinjve e të rejave, që bëjnë çmos për të ikur prej atdheut të vet e për të gjetur shpëtim nga skamja në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re, në Turqi, në Japoni apo, madje, edhe në Korenë e Jugut”.

“Çfarë cinizmi tragjikomik përmban ai vajtim i milionerëve politikë e shtetërorë!”, ka shkruar Qosja.

Shkrimi i tij i plotë:

“MILIONERËT POLITIKË DHE TË VARFËRIT

Kosova e Re, shtet i lirë e i pavarur, por me sovranitet ende të gjymtuar, ka mjaft risi. Njëra prej këtyre risive të Kosovës së Re janë edhe milionerët e saj. Në mendjen time është krijuar pamja e dy lloj milionerëve të Kosovës së sotme: pamja e milionerit, të milionuar, domethënë të pasuruar, me djersë, me mund, me aftësi punuese e menaxhuese, në njërën anë, dhe pamja e milionerit të milionuar, të pasuruar turr, vrap, me punë politike, domethënë në sajë të pozitave politike, në të vërtetë duke shfrytëzuar e duke shpërdoruar pozitat politike e shtetërore!

Milionerët e llojit të dytë, të pasuruar në sajë të pozitave politike, janë temë çdo ditë e më e shpeshtë e bisedave, në të vërtetë ende më shpesh e pëshpëritjeve sesa e bisedave të hapëta të qytetarëve.

Dua të them disa fjalë për këtë milionerin tonë politik sjelljeharlisur, të pasuruar në mënyrë tragjikomike, në sajë të posteve politike e shtetërore!

Kryetari komunës së Bujanocit, ngushëllon familjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamber përmes një postimi ka ngushëlluar familjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për vdekjen e babait të tij, Hilmi Haradinaj

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e bacit Hilmi Haradinaj.

Ky lajm ka prekur thellë në shpirt edhe Shqiptarët e Komunës së Bujanocit dhe Luginës së Preshevës në përgjithësi.

Veprat, sakrificat, kontributi dhe gatishmëria për t’i dhënë gjithçka Kosovës dhe Shqiptarëve aneambanë, sikur na kanë bërë të mos e presim asnjëher një lajm për vdekjen e tij.

Baci Hilmi, përveç që i dha Kosovës bijt e tij për dëshmorë, luftës çlirimtare bijë për Gjenerala, Kosovës së pavarur bijë për burrështetas, ai i dha shqiptarëve edhe shembullin e ruajtjes së krenarisë, bujarisë dhe rrespektit.

Prandaj, të gjitha këto tipare të lartpërmendura, na bëjnë që sot të gjithë shqiptarët bashkë të ndajnë këto moment dhimbjeje me familjen Haradinaj dhe gjithë shqiptarët e Kosovës.

I lehtë i qoft dheu.”

Këngëtarja preshevare, Sara Rexhepi gati videoklipin

0

Këngetarja preshevare e njohur për të kenduarit në stilin RNB, Sara Rexhepi, të mërkuren promovon videoklipin e dytë me titullin “Finale”, lajm ky që është bërë publik nga vetë solistja në profilin e saj në instagram.

Kënga “Finale” është kënga e dytë e Sarës, e kompozuar nga Arbër Gjikolli i njohur si BigBang Beats – kompozitor në labelin REDBOX dhe videoklip të punuar nga Valon Aziri, teksti i të cilës është bashkëshkruar nga vet Sara Rexhepi dhe Gjiko. Vlen te cekët se ky videoklip vjen pas videoklipit të këngës “Hajde” të realizuar nga Black Fish Entertainment si rezultat i bashkepunimit me Genc Prelvukaj dhe Arday.

“Përmes tekstit të këngës perçohet mesazh për femrat, sidomos bashkëmoshataret e mija dhe të rejat, që të mos viktimizohen nga fenomeni i dashnisë në shikim të parë dhe lakmisë, gjë që në të shumten e rasteve keqpërdoret nga komuniteti i gjinisë dominuese në shoqerinë tonë e që janë meshkujt” thotë Sara Rexhepi.

Kënga e videoklipit të fundit me titullin “Finale” e që do të promovohet të mërkurën siç ka paralajmeruar Sara Rexhepi në instagram, është përgaditur për sezonin verorë 2018, pak më ndryshe dhe më ritmike se kenga e videoklipit te parë

Mogherini pret nga Thaçi dhe Vuçiq dialog për Asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare

0

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kohëve të fundit ka rritur kontaktet me Prishtinën dhe Beogradin, në mënyrë që dialogu të fillojë në fundin e muajit qershor.

Agjencia e lajmeve Beta duke u thirrur në burimet e veta, thotë se Mogherini po kërkon nga dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq dialog për zbatimin e marrëveshjeve të mbetura, dhe marrëveshjen përfundimtare.

Përfaqësuesja e BE-së është në pritje të propozimeve nga Kosova dhe Serbia për raundin e ri të dialogut, transmeton lajmi.net.

Burimet e agjencisë serbe kanë theksuar se përmbajtja e marrëveshjes finale ndërmjet dy shteteve do të hartohet në Burksel, por që idetë mirëpriten nga të gjitha anët.

Bashkimi Evropian ende nuk e ka konfirmuar datën zyrtare se kur do të vazhdojë dialogu mes dy shteteve.

Fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut është periudha e fundit kur Thaçi dhe Vuçiq do të takohen përsëri.

Dy presidentët ditë më parë kanë bërë të ditur se marrëveshja finale mes dy shteteve do të ketë kompromise të dhimbshe.

Mërgimtarë kujdes nëpër Serbi, mos i harroni këto rregulla

0
4.02.2016. Autoput Beograd – Niss;autoput;auto;put;putevi;koridor;saobrachaj;vozila;automobili Foto:ANDJELKO VASILJEVIC

Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga 27 prilli 2018.

Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin.

Siç mëson Kohan.net, ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.

Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 120 km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg. Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.

Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim:

Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,

Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,

Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,

Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

Këto rregulla të reja duhet t’i kenë parasysh sidomos diaspora e Kosovës, e cila në këtë kohë shfrytëzon Serbinë si transit për të ardhur në Kosovë.

‘Krahu’ i djathtë i Kadri Veselit  kredi deri në ‘fyt’

0

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Krasniqi ka treguar se detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik ka në dy banka.

Kështu, njërën në Raiffasein Bank, me qëllim të investimit në shtëpi në kohëzgjatje prej 84 muaj në vlerë 10 mijë euro të bashkëshortes dhe tjetrën në TEB Bankë me qëllim të mbështetjes financiare të prindërve me kohëzgjatje 36 muaj në vlerë prej 20 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Gold Ag ngushëllon familjen Haradinaj: Faleminderit baca Hilmi për bijtë që ia fale kësaj toke

0

Gold Ag ka ngushëlluar familjen Haradinaj duke postuar një fotografi me të ndjerin, Hilmiun.

Ai e falënderoi për bijtë që i fali kësaj toke.

“Ngushllime familjes Haradinaj, faleminderit baca Hilmi per bijt qe ja fale kesaj toke.Zoti te meshirofte dhe te shperblefte me te mirat e tij.Do ta mbaj kujtim dekoraten “SHKELZEN HARADINAJ” qe ma dhurove ti dhe kryetari i atehershem Rasim M. Selmanaj”, shkroi këngëtari nën imazhin ku shihet duke ia zgjatur dorën njëri-tjetrit në një ngjarje.

Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të vendit, Ramushit, ndërroi jetë në mëngjesin e së dielës pas një sëmundje e cila nuk u bë e ditur./Lugina24

Ka ndërruar jetë babai i kryeministrit Haradinaj, Hilmi Haradinaj

0

Pak çaste më parë, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se babai i tij, Hilmi Haradinaj, ka vdekur.

Ky është postimi i kryeministrit Haradinaj në fb:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!

RH

Kamberi: Urime dhe me fat Fiter Bajramin

0

Të nderuar besimtarë,

Iftari i sontëm, simbolizon fundin e një sakrifice të besimtarëve për Zotin e tyre. Agjërimi i përplotë 30 ditëve në këto temperatura të larta, pa dyshim që ngjallë emocionin për shpirtëroren dhe shuan ate të materiales.

Muaji i Ramazanit ngërthen në vete një afërsi të madhe në mes njerëzve, shtonë dashurinë dhe solidariteti ndaj njëri-tjetrin dhe krijon afërsinë me Krijuesin.

Ramazani në fakt, është muaji në të cilin, Muhamedit a.s. i filloi zbritja e Kuranit Famëlartë, libër ky i Zotit Fuqiplot drejtuar si udhërrëfim mbarë njerëzimit.

Nga ky prizëm, nuk ka si mos t’a përmendin porosinë e Mëshirbërësit, drejtuar të dërguarit të tij: “O Muhamed tregoju besimtarëve, që pas çdo vështërësie, ju vjen lehtësimi. Zoti është me durimtarët”

Vërtetë Zoti është me durimtarët, me që vetëm ai forcon bindjet e njerëzve, që kjo sakrificë hyjnore të bëhet nën mëshirën e tij.

Të nderaura motra dhe vëllezër,

Urime dhe me fat Fiter Bajramin. Le të jetë kjo ditë e mirësisë, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Bekimet e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja.

Me shumë rrespekt.