20.1 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 38

Serbët sulmojnë lokalet e shqiptarëve në Bujanoc

0

Provokimet nga serbët ndaj shqiptarëve në Bujanoc vetëm sa po rriten, kjo pas asaj që qindra maturantë ditë më parë në mënyrë të organizuar kanë dalë në sheshin e qytetit duke thirr kore provokuese, ku përmendej Kosova.

Njëjtë është vepruar edhe dje nga dy persona të nacionalitetit serbë, ata kanë sulmuar lokalet në sheshin e Bujanocit duke brohoritur kore provokuese në drejtim të shqiptarëve.

Qytetarët atje kanë thënë se janë shqetësuar mbrëmë nga këta dy persona, të cilët në gjendje të dehur kanë sulmuar lokalet në të cilat ndodhen në sheshin e Bujanocit, ku përpos sulmin këndonin edhe provokonin kalimtarët përderisa kalonin rreth sheshit.

Policia atje ka reaguar menjëherë duke i arrestuar këta persona pas lajmërimit nga banorët shqiptarë se ndjehen të shqetësuar. /zeri.lugina24.com

Komuna e Bujanoci përgatit projekt për ujërat e zeza në konkursin e BE-së

0

Komuna e Bujanocit me anë të këshillit komunal ka marrë vendim në hartimin e planit detaj të rregullimit për evakuimin e ujërave të zeza, plan ky me të cilin do të konkurrohet në programin evropian “EU Pro”.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi deklaroi se komuna do të konkurroj në programin “EU Pro” për financim të planit për evakuimin e ujërave të zeza, shkruan TYitulli.com.

“Do të konkurrojmë në programin e ri të bashkimit evropian Eu Pro vlera e projektit do të jetë 15 mijë euro për hartimin e planit. Ne kemi filluar me projektin kryesorë të ndërtimit të projekt dokumentacionin për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza” u shpreh kryetari i komunës, Kamberi.

EU Pro është program i financuar nga bashkimi evropian që ka filluar të implementohet nga muaji Janar i vitit 2018 si vazhdimësi e programeve të mëparshme të Bashkimit Evropian në Serbi./titulli.lugina24

Njoftim për të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës

0

Lajmërohen të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në programin e subvencioneve për vetpunësim, program i cili zhvillohet përmes Entit për Punësim..

Lajmërohen të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në programin e subvencioneve për vetëpunësim, program i cili zhvillohet përmes Entit për Punësim të Republikës së Serbisë dhe Komunës së Preshevës.

Humanisti Halil Kastrati: Do të ndihmojmë 100 familje në Preshevë gjatë Ramazanit

0

Humanisti shqiptarë, Halil Kastrati i njohur në opinion me aktivitetet e tij në kuadër të shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ka paralajmërur një aksion humanitarë në komunën e Preshevës.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebuk gjatë takimit me kryetari e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, shkruan Titulli.com.

“Me kryetarin Arifi morëm vendim që të bëhet një aksion i madh humanitar në Preshevë ku ditën e fundit të Ramazanit të ndihmohen 100 familje nevojtare në Preshevë ku komuna do ti përzgjedh familjet dhe nga Jetimat e Ballkanit do të jenë ndihma me pako ushqimore”, ka shkruar Kastrati.

Ai është shprehur se ka pasur edhe një takim me disa biznesmen të Kosovës në fushën e blegëtorisë

Mbet Presheva shkret pa ty (video)

0

Nijazi Sinani i riu nga komuna e Preshevës i ka kushtuar këngë Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit si dhe dëshmorëve të tjerë.

Kënga kushtuar Ridvan Qazimit dhe nga Nijazi Sinani titullohet “Mbet Presheva shkret pa ty”, e publikuar edhe në youtube dy ditë më parë.

Teksti i këngës është shkruar nga Burhan Bekteshi kurse kënga është përpunuar nga “NP studio”.

https://www.youtube.com/watch?v=ntVpKHEHtKU

Sheshi i Bujanocit do të ketë hapësirë shtesë për këmbësorë, 8 milion dinarë projekti

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka nënshkruar kontratën për “Rekonstruimin e rrugës K. Petroviq në funksion të krijimit të zonës së këmbësorëve (vazhdimësi e Sheshit të qytetit) projekt ky që do të finansohet nga buxheti i komunës së Bujanocit dhe Ministrisë së Turizmit (3 milion RSD).

Punëkryes është Kompania Saba Bellca, ndërsa vlera e projektit me TVSH është 8.836.280 RSD prej të cilave nga buxheti i komunës do të paguhen 5.836.860 RSD, ndërsa, 3 milion RSD nga Ministria e Turizmit.

Në Maj të vitit 2017 zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc iu është aprovuar projekti në vlerë prej 3 milion dinarëve për rekonstruimin e pjesës në të cilën ndodhen embëltoret e vjetra të qytetit dhe shndrrimit të njejtës në zonë për këmbësorë.

Gjatë nënshkrimit të kontratës nuk ëshhtë përmendur se kur do të fillojnë punimet dhe sa mundë të zgjasin ndëra me këtë projekt krijohet hapësirë më e madhe për këmbësorë./Titulli.com/Lugin24

70 persona të helmuar nga iftari i së premtes në restorantin e Gjilanit, numri i pacientëve pritet të rritet

0

Rreth 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të një helmimi që ka ndodhur të premtën pas ngrënjes së një iftari në restorantin ”Garden” në Gjilan.

Klan Kosova merr vesh se në mesin e tyre 28 persona janë hospitalizuar, pasi të gjithë kishin simptoma të njëjta helmimi pas pjesëmarrjes së tyre në një iftar kolektiv.

Numri i pacientëve që kanë të bëjnë me rastin e helmimit në të njëjtin restorant, sipas mjekëve kujdestarë pritet të rritet, njofton Klan Kosova.

Po ashtu raportohet se përveç Repartit të Infektivës në Spitalin e Gjilanit, janë lëshuar edhe katër dhoma shtesë në Repartin Interno

Ndërron jetë kryetari i FFK-së, dhe legjenda e futbollit Fadil Vokrri

0

Lajmi i zi për futbollin kosovar, pasi ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Legjenda e futbollit kosovar ka pasur një komplikim dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi është rënduar gjendja e tij, Vokrri ka ndërruar jetë.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga zëdhënsja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Pacienti ka ardhur pa shenja jete rreth orës 10:30. Përkundër të gjitha përpjekjeve tona, nuk kemi arritur ta kthejmë në jetë”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënjsa e QKUk-së, Mirlinda Qyqalla.
Kësisoj FFK mbetet pa udhëheqësin e saj, ndërsa Kosova humbi njërin nga futbollistët më të mëdhenj në histori.

Kanë filluar regjistrimet në Medresenë e Luginës së Luginës së Preshevës (Video)

0

Kanë filluar regjistrimet në Medresen e Luginës së Luginës së Preshevës, aplikantët mund të regjistrohen deri më datë 3 korrik

Medreseja e Luginës së Preshevës këtë vitë ka përcjellur gjeneratën e e parë të maturantëve të kësaj shkolle e me këtë rast kjo e fundit ka filluar përgatitjet për regjistrimin e nxënësve të rinj të cilët do të ndjekin proçesin mësimor për vitin e ri shkollor.

Regjistrimet në Medresenë e Luginës së Preshevës kanë filluar dy ditë para fillimit të ramazanit dhe afati i aplikimit është deri më 3 korrik ku më datë 5 korrik nxënësit do ti nënshtrohen provimit pranues kështu u deklarua Mehmet Sahiti koordinator i medresesë për TV Aldi.

Medreseja e Luginës së Preshevës përveç që i ofron nxënësve mësimin fetar në këtë shkollë nxënësit kanë mundësinë të mësojnë edhe lëndë shkencore poashtu mësohen edhe pesë gjuhë të huaja.

Medreseja e Luginës së Preshevës ka treguar rezultate të shkëlqyera dhe kjo gjë vërtetohet nga nxënësit shembullorë të cilët tashmë kanë filluar regjistrimet nëpër fakultete të ndryshme.

https://youtu.be/7fAmnmkDAas

Fakte psikologjike qe ne nuk dimë për veten tonë

0

A mbani shpesh dyert e hapura për njerëzit e tjerë? Si për parkim afër një makine tjetër në një parking pothuajse bosh? Këto janë gjërat që bëjmë pothuajse pa vetëdije.

Më poshtë gjeni disa rregulla të zakonshme që bëjmë edhe pse nuk i dim se pse, shkruan Bright Side

 

 

Ne bëjmë me gjeste ndërsa flasim

Ne preferojmë të parkojmë makinën tonë pranë një makine tjetër në një zonë parkimi pothuajse boshe

 

Burrat nuk përdorin 2 urinale fqinje

Ne nuk e marrim copën e fundit të picës

Njerëzit preferojnë të mos kërkojnë udhëzime

Ne mbajmë dyert të hapura për njerëzit e tjerë.

Ne as nuk blemë gjërat më të shtrenjta dhe as më të lira.

Ne vendosim këmbët tona drejt një personi për të cilin jemi të interesuar.

Genc Prelvukaj dhe NRG Band me detaje nga projekti i përbashkët (Foto)

0

Genc Prelvukaj dhe NRG Band kanë vendosur që këtë verë t’i bashkojnë forcat dhe të vijnë me një projekt të përbashkët muzikor.

Dyshja ka dhënë detaje përmes rrjeteve të tyre sociale. Genci ka postuar një fotografi në llogarinë Instagram, ku tregon se sot kanë përfunduar edhe gjirimet e klipit, shkruan Indeksonline.

 

 

Kënga mban titullin ‘Dashnia jeme”, ndërsa nuk kanë dhënë detaje se kur do të lansohet./Indeksonline/

Trump shtron iftarin e parë në Shtëpinë e Bardhë

0

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shtruar iftarin e parë në Shtëpinë e Bardhë ku morën pjesë përfaqësues të misioneve të huaja në Washington nga disa vende me shumicë muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump i cili ka filluar detyrën e tij para një viti e gjysmë ka shtruar për herë të parë iftar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump doli nga tradita e Shtëpisë së Bardhë për shkak se nuk organizoi iftar vitin e kaluar. Këtë vit me një ftesë me pjesëmarrje të ngushtë ai ka pritur kryesisht përfaqësues të misioneve të jashtme në Washington.

Lista e pjesëmarrësve nuk është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, por sipas njoftimeve të bëra nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë mësohet se në këtë program kanë marrë pjesë përfaqësues diplomatikë të Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Tunizisë, Irakut, Katarit, Bahreinit, Marokut, Algjerisë dhe Libisë.

Në një fjalim të shkurtër para hapjes së iftarit, Trump u ka uruar muajin e Ramazanit të gjithë botës muslimane duke thënë se ka kënaqësinë që pret në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga vendet me shumicë të popullsisë muslimane.

Pasi ka rikujtuar se vizitën e tij të parë jashtë vendit e ka zhvilluar në Lindjen e Mesme dhe në Arabinë Saudite, Trump tha se “Ne mund të arrijmë një të ardhme ku do të ketë siguri dhe prosperitet për të gjithë ne, vetëm duke punuar së bashku”.

Protestë jashtë Shtëpisë së Bardhë

Nga ana tjetër, disa OJQ muslimane që kanë protestuar ndaj retorikës islamofobe të Trump si dhe për atë që nuk janë ftuar në iftarin e shtruar në Shtëpinë e Bardhë, kanë zhvilluar një program iftari “alternativ” në Lafayette Park para Shtëpisë së Bardhë.

Në iftarin jashtë Shtëpisë së Bardhë morën pjesë përfaqësues të organizatave kryesore të shoqërisë civile në SHBA si Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) dhe Bashkësia Islame e Amerikës së Veriut (ICNA).

Rreth 150 muslimanë amerikanë me ardhjen e kohës fillimisht kanë falur namazin e akshamit dhe më pas së bashku kanë vazhduar iftarin.

Zahid Buhari, drejtori i ICNA-së për AA deklaroi se “Në iftarin e organizuar në Shtëpinë e Bardhë mos ftesa jonë si përfaqësues të miliona muslimanëve në Amerikë është një shembull i qëndrimit të Trump-it ndaj muslimanëve dhe Islamit”.

“Nëse liderët e rëndësishëm muslimanë të Amerikës nuk janë ftuar për një aktivitet për të përkujtuar Ramazanin, atëherë qëllimi nuk është toleranca, por për fat të mirë shtruan një iftar pas 17 muajsh pasi vitin e kaluar nuk e bënë dhe po ashtu kanë rikujtuar praninë e Ramazanit pavarësisht se edhe kjo gjysëm. Gjithashtu edhe ne jemi këtu për ta plotësuar këtë gjysmë-iftar, dhe ne po bëjmë iftarin tonë pikërisht drejt përpara Trump-it”, tha Buhari.

Në protestë në mbështetje të muslimanëve ka marrë pjesë edhe prifti i krishterë Ruben Eckels, i cili duke tërhequr vëmendjen në retorikat islamofobe të Trump-it tha se “Ne ndodhemi këtu për të mbështetur vëllezërit tanë muslimanë të cilët përballen me diskriminim, pabarazi dhe ofendime, gjëra të cilat nuk duhet të ndodhin në këtë vend”.

Programet e iftareve janë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë për gati 20 vjet deri në vitin 2016, edhe në periudhat e mëparshme të presidentëve të SHBA-ve si Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. Presidenti i SHBA-ve Trump e braktisi këtë traditë vitin e kaluar në Ramazan, duke mos shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë gjë e cila shkaktoi edhe reagime në publik.