17.7 C
Bujanovac,Preshevë
E shtunë, 27 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 39

Nora Istrefi vjen super ‘hot’ në bashkëpunimin me Mixey-n

0

‘As ni gotë’ hiti veror nga Mixey dhe Nora Istrefi

Nora Istrefi dhe Mixey sapo kanë publikuar projektin e tyre, përcjell “Zeri.info”.

“As ni gotë”, kënga e re e tyre padyshim se do të jetë hiti i kësaj vere.

Për dallim prej herëve tjera, në këtë këngë ka dorë edhe Era Istrefi, transmeton “Zeri.info”.

Për tekstin dhe melodinë e këngës janë përkujdesur motrat Istrefi, Nora dhe Era ndërkaq video-klipin e veçantë e ka realizuar Entermedia.

Pritet që edhe kjo këngë të shndërrohet në një nga hitet verore me këtë paraqitje të ‘nxehtë’ të këngëtares Istrefi. /ZËRI/

Fillojnë përgatitjet në fakultetin ekonomik në Bujanoc

0

Fakulteti ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc ka filluar procedurat për regjistrimin e studentëve të rinjë për vitin akademik 2018/2019.

Shërbimi i këtij fakulteti ka njoftuar se afati për aplikimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/19 bëhet më 20-21 Qershor ndërsa provimi pranues mbahet më 29 Qershor.

Andaj të gjithë të interesuarit për informata shtesë rreth studimeve dhe regjistrimit në këtë fakultet mund ti merrni në shërbimin e studentëve pranë këtij fakulteti.

Në këtë fakultet studimet vijohen nga studentë të vendeve të ndryshme në gjuhën serbe dhe ate shqipe

Salihu: Do mundohem të komunikojë me opozitën, e mirëkuptoj gjendjen e tyre

0

Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Sami Salihu gjatë një interviste dhënë ka folur për diskutimet e nxehta që po bëhen brenda kuvendit komunal të komunës së Preshevës.

“Ka tension në kuvendin komunal dhe është normale deri diku që ballafaqimet politike të kenë tension përplasje por duhet të angazhohemi që këto të jenë në suaza të normales. Unë si kryetarë i kuvendit do të mundohem të komunikojë edhe me opozitën”, është shprehur Salihu.

Ai theksoi se është munduar që nga fillimi të krijojë një standard komunikimi në veçanti para seancave të kuvendit komunal të ftoj kryetarët e grupeve të këshilltarëve që të diskutojmë mbi rendin e ditës në mënyrë që seanca të kalojë pakë më lehtë.

“Nuk është se ka një gatishmëri të opozitës që të krijoj një bashkëpunim, deri diku edhe i mirëkuptoj por kjo nuk do të thotë që edhe vullneti i shumicës të mungoj”, deklaroi Salihu.

Salihu tha gjithashtu se ekzistojnë ballafaqimet politike por se duhet të angazhohen që këto të jenë në suaza të normales.

“Spiunët që operojnë në Kosovë të lidhur me kishën serbe, me luftëtarë, politikan dhe biznesmenë”

0

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Dardan Islami thekson se spiunet dhe agjentët ushtarak të Rusisë në Kosovë operojnë në kuadër të zyrës së tyre ndërlidhëse tash e dhjetë vite.

Përfshirja e tyre sipas Islamit, është bë përmes infiltrimit në UNMIK, EULEX dhe OSBE.

 

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Dardan Islami thekson se spiunet dhe agjentët ushtarak të Rusisë në Kosovë operojnë në kuadër të zyrës së tyre ndërlidhëse tash e dhjetë vite.

Përfshirja e tyre sipas Islamit, është bë përmes infiltrimit në UNMIK, EULEX dhe OSBE.

Islami përmes rrjeteve sociale shkruan se, lidhjet kryesore i mbajnë me kriminelët lokal me njerëzit e luftërave të viteve të 90-ta, me politikanë e shumë të tjerë.

Ky është shkrimi i plotë i Dardani Islamit pa ndërhyrje:

Spiunet dhe agjentet ushtarak ruse ne Kosove operojne ne kuader te zyres se tyre nderlidhese tash e nje dekad, kane qen dhe mbeten te infiltruar ne Unmik, Eulex, mbeten fuqishem aktiv ne OSBE, vijne kryesisht nga vendet Baltike, dhe nga shtetet e Evropes lindore ish Brsss, shtetas te vendeve antare te EU dhe Nato!

Kjo eshte infiltrimi brenda ne sistem!

Gjersa ne terren kisha serbe mbetet strofull, agjencione shteterore dhe joqeveritare operojne ne tere territorin e ks, me theks te veqante ne enklava, por me informator dhe bashkpuntor te vetedishem dhe te pavetedishem gjithandej!

Lidhjet e forta i mbajne me kriminel lokal, njerez te luftrave te viteve 90-ve, politikan, gangster-biznismen, trafikante/ kontrabandiste,financojne ne te zeze media gjersa sherbimet e lajmeve i japin falas, me qellim te pregaditjes dhe krijimit te opinionit me qellim destabilizimi!

Misioni i tyre mbetet mbledhja e informacioneve ushtarake, penetrimi bazave te NATO-s, pengimi i planit perendimor ne rajon me mjete propaganduese dhe paramilitare, duke ju revanshuar perendimit, per cdo veprimi te mundshem te nderrmar nga ana e tyre kundrejt rusise, Ukraine-Krime!

Shkarkimi i presidentit Thaçi në dorën e LDK-së

0

Mos besimi ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ka bërë që shumë herë te ketë edhe deklarata të ndryshme për mundësinë e shkarkimit të tij, pasi ai nuk po shihet si person unifikues për Kosovën dhe institucionet e saj.

Sipas njohësve të Kushtetutës, shkarkimi i presidentit mund të behet vetëm nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me arsyen e ndonjë vepre penale apo kur Gjykata Kushtetuese konstaton se presidenti ka bërë shkelje të Kushtetutës.

Muhamet Kelmendi, njohës i çështjeve juridike, ka thënë se shkarkimi i presidentit të vendit mund të behet vetëm nga Kuvendi I Republikës se Kosovës  dhe në Kushtetutë janë theksuar arsyet pse mund të shkarkohet presidenti.

Muhamet Kelmendi

“Shkarkimi i Presidentit behët vetëm nga Kuvendi I Republikës se Kosovës, dhe në Kushtetutë janë theksuar mundësitë për shkarkim për vepër penale, mos aftësia e kryerjes se punëve të Presidenti, apo kur Gjykata Kushtetuese konstaton se [presidenti ka bërë shkelje të Kushtetutës, këto janë çështjet e sanksionuara në Kushtetutën e Kosovës në nenin 91, paragrafi 1. Ndërsa, procedura për shkarkim të presidentit mund të iniciohet nga një e treta e deputeteve të Kuvendit Mu këtë nuk e kane ne Kuvend, Një e treta është 40 deputet. Këtu duhet të votoj e terë LDK-ja dhe VV se bashku për të  patur 40 deputet”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, shkarkimi i presidentit me nismat kushtetuese ka qartësi të plotë.

“Por fakti është kryesisht të LDK-së, VV e PSDK, që duhet t’i bëjnë votat për hapjen e procedurës dhe shkarkimin e presidentit. Vota e LDK-se është bazë e fillimit të procedurës”, ka thënë Kelmendi.

0

Hello World!

Deponia sanitare dhe trafostacioni, probleme serioze për ambientin në Bujanoc

0

Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së ambientit 5 Qershori, e gjen komunën e Bujanocit në një pozitë relativisht të mirë por me probleme në mungesën e deponive, grumbullimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen ambientit të pastër në tërë territorin e komunës.

Sipas këshilltarëve komunal zyrtarë komuna nuk e ka të zhvilluar industrinë e që kjo është një nga ndotësit më të madh të ajrit por një ndotja e ajrit nga veturat paraqet shqetësim.

Basri Memeti, këshilltarë për mbrojtjen e mjedisit pranë administratës komunale në Bujanoc për Titulli.com u shpreh se dita ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit është ditë për vetëdijesimin e qytetarëve e më pak për pastrimin e qytetit.

“Dita botërore e ambientit është ditë e cila më shumë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve sesa pastrimin e qytetit pasi që nuk mund të bëhet pastrimi i qytetit brenda një dite”, tha Memeti, shkruan Titulli.com.

Ai theksoi se një nga problemet më të mëdha të komunës së Bujanocit janë mbeturinat pasi që ndërmarrja publike “Komunalia” nuk bënë mbledhjen e mbeturinave në të gjithë territorin e Bujanocit po ashtu mungesa e deponisë sanitare dhe trafostacionit për riciklim përbëjnë problem.

“Problemi kryesorë i komunës së Bujanocit në mbrojtjen e ambientit jetësorë është mos mbledhja e mbeturinave në të gjithë territorin e komunës së Bujanocit e kjo ka ngelur për shkak të kapaciteteve si financiare edhe ato mekanike, kjo po e shtynë qytetarët drejt hapjes së deponive të egra kurse komuna e Bujanocit obligohet të marrë masa korrektuese në vend të atyre preventive”, shtoi Memeti. për titullin

Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mjedisit ka filluar të shënohet me pesë Qershor të vitit 1972 ku kombet e bashkuara kanë mbajtur takimin e parë mbi temën për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Vuçiq paralajmërohet nga NATO, mos tentoni të dërgoni ushtrinë në Kosovë

0

Fakti që Fuqitë e Mëdha nuk e njohin, ose nuk duan të respektojnë Rezolutën 1244, thjesht do të thotë që ne kemi shumë pak mundësi për të bërë diçka, tha sot Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u përgjigj në pyetjen e një gazetari nëse Serbia, pas ‘sulmeve’ të shpeshta mbi serbët dhe spekulimeve që erdhën nga mediat e Prishtinës për vendosjen e forcave të sigurisë serbe përgjatë vijës administrative, për të “futur” në Kosovë një mijë pjesëtarë të forcave të saj të sigurisë, siç parashikohet në rezolutat e OKB-së, raporton portali serb “Blic”,transmeton zeri.info

“Nuk është e drejtë, por ne po luftojmë në përputhje me shumë pak mundësi dhe brenda një hapësire shumë të ngushtë manovrimi dhe kjo është lufta jonë për të luftuar”, tha Vuçiq.

Siç shpjegoi ai, ai personalisht u paralajmërua për idenë e kthimit të një mijë ushtarëve, se nëse përpiqemi bëjmë një gjë të tillë, do të përballemi me forcën më të madhe ushtarake në botë.

Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj dhe policinë tuaj në Kosovë, NATO do ta trajtojë atë si një akt armiqësor”, tha presidenti për paralajmërimin që mori

Vuçiq: Njohja e Krimesë nga Serbia, pranim i pavarësisë së Kosovës

0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se njohja e pavarësisë së Krimesë nga ana e shtetit serb, do të thoshte pranim edhe të shtetësisë së Kosovës.

Në një intervistë për “Le Monde”, Vuçiq jep arsyet pse sipas tij Serbia nuk do ta njoh asnjëherë pavarësinë e Krimesë, dhe kjo lidhet ekskluzivisht me rastin e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Duhet ta vëni veten në pozitën tonë. Cilët nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e mbështesin integritetin territorial të Serbisë? Kjo është Rusia”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq thotë se edhe pse sipas tij Serbia si edhe tradicionalisht dëshiron të mbajë raporte të mira me Rusinë, nga këndvështrimi ushtarak, janë neutral.

“Sigurisht, ne jemi në rrugën evropiane. E them këtë në Bruksel, Moskë e Uashington”, përfundoi Vuçiq.

Ky është plani trepikësh i Serbisë për dialogun me Kosovën

0

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq, njëherit edhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, duke folur për gjetjen e një zgjidhje të përhershme mes Prishtinës dhe Beogradit ka deklaruar se shteti i tij kohë më parë ka paraqitur një plan trepikësh për dialogun, sipas të cilit do të përfitonin të dy palët.

Si pikë të parë, Ljajiq përmend ekonominë dhe heqjen e barrierave tregtare, transmeton lajmi.net.

“Ekonomia dhe eleminimi i barrierave tregtare. Ne në Kosovë eksportojmë të mira në vlerë prej 450 milionë eurosh. Mendoj që kjo mund të rritet edhe më shumë, dhe barrierat aktuale të hiqen tërësisht”, u shpreh Ljajiq.

Si pikë e dytë e planit të Serbisë, sipas Ljajiq ishte diskutimi i problemeve që lidhen me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, trashëgiminë kulturore dhe pronat e serbëve.

Ndërkaq si pikë të tretë, ai përmend diskutimin mbi anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përveç në OKB.

“Ky është qëndrimi jonë, le të flasim për këto anëtarësime, mirëpo gjithçka të arrihet edhe me konsensusin me Serbinë. Ne natyrisht se do të shohim se çfarë do të përfitojnë serbët e Kosovës nga kjo”, u shpreh Ljajiq.

Sipas tij, pas paraqitjes së këtij plani nga Serbia, do të duhej që të ekzistonte një periudhë implementimi prej pesë vjetësh që të shihej se si kjo do të funskiononte, dhe zgjidhja që nuk do duhej të ndodhte sipas tij është që kjo çështje të mbetet një konflikt i ngrirë.

Haradinaj i bindet Ramës e Vuçiqit për “Jugosllavinë e re”?

0

Ish –Kryeministri Isa Mustafa e cilësonte idenë e Edi Ramës dhe Aleksander Vuciqit për treg të përbashkët si të dëmshme për Kosovën

Ish –Kryeministri Isa Mustafa e cilësonte idenë e Edi Ramës dhe Aleksander Vuciqit për treg të përbashkët si të dëmshme për Kosovën. Të tillë më nuk e konsideron Qeveria Haradinaj, ndërsa Rama njoftoi se për të shkuar më tej me idenë e tij ka marrë përkrahje edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Viti i kaluar në Ballkanin Perëndimor u shënua me një entuziazëm të madh të presidentit serb, Aleksander Vuciq, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për ta marrë primatin e liderëve të krejt gadishullit. Produkt i kësaj dëshire doli ideja e një tregut të përbashkët ekonomik.

Kur ishte shpalosur kjo ide, ish-kryeministri Isa Mustafa ishte shumë i pakënaqur me atë që i kishte shkuar në mend Ramës e Vuciqit. Sipas tij, kjo ide rikthente Jugosllavinë, në fushën e tregtisë e prej saj Kosova nuk do të përfitonte aspak.

U ndërrua Qeveria e Kosovës e bashkë me të edhe qëndrimi ndaj nismës për tregun e përbashkët.

Gazeta Express ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për qëndrimin që Haradinaj ka për idenë e Ramës dhe Vuciqit. Kjo zyrë, tash me shef tjetër, nuk e sheh më si të dëmshme idenë. Madje përshëndet idetë bashkëpunuese të rajonit.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim  rajonal dhe përshëndet idetë e shteteve fqinje. Kosova do të vendos në bazë të interesave të saj dhe mbështetur në Kushtetutën dhe në vizionin e saj për të ndjekur kursin euroatlantik”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Qeveria.

Për kreun e LDK’së, atëherë kryeministër, ideja e Vuciqit dhe Ramës cilësohej si e tillë që nuk sillte përfitime të njëjta për të gjithë. Madje, ky treg, sipas Mustafës, ishte një rikthim i Jugosllavisë në fushën e tregtisë.

“Një treg i ngjashëm me atë të ish-Federatës Jugosllave, pa Kroacinë e Slloveninë e me Shqipërinë, si treg i përbashkët. Jo! Ose një union doganor i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova nuk do të ketë prekje me asnjë vend të Bashkimit Evropian. Jo!”, kishte shkruar Mustafa marsin e kaluar, pas takimit të liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë.

Disponim të njëjtë si Kosova për iniciativën kishte edhe Mali i Zi.

Prestigjiozja The Economist shkruante se Mali i Zi është alarmuar nga kjo ide sepse është duke avancuar në rrugën e saj drejt BE’së dhe se ka frikë që plani i ri do ta pengonte.

“Serbia dhe Shqipëria janë gati për gjithçka. Mali i Zi dhe Kosova megjithatë janë të alarmuara. Mali i Zi ka avancuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe ka frikë se plani i ri do ta pengojë”, thuhej të në artikullin e ‘The Economist’.

Kryeministri Rama ka shkuar një hap para me planin e tij dhe të mikut të tij, Vuciqit. Ai këtë çështje e ka shtjelluar edhe në Vjenë me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Sic tha Rama pas takimit me kancelarin Kurz, ai e ka mbështetjen e Austrisë për idenë e lancuar nga dyshja.

“Me kryeministrin Kurz kemi folur edhe për çfarë janë pritshmëritë tona nga Presidenca austriake e Bashkimit Evropian në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë, të lansuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, gjë për të cilën jam falënderues që kryeministri Kurz ka shprehur interesin dhe mbështetjen e tij”, tha Rama.

Shkarkohet kryeministri spanjoll, kundërshtarë i pavarësisë së Kosovës

0

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy është shkarkuar nga posti pasi mocioni i mosbesimit ndaj tij ka kaluar në parlament.

Lideri socialist, Pedro Sanchez, që e ka nisur mocionin pasi partia e Rajoy u përfshi në një skandal korrupsioni, do të bëhet kryeministër.

“Ne do të shkruajmë një faqe të re në historinë e demokracisë në vendin tonë”, ka thënë Sanchez para votimit.

Rajoy kështu u bë kryeministri i parë në historinë moderne të Spanjës që rrëzohet me një mocion mosbesimi.

Sanchez siguroi 180 vota, duke marrë mbështetjen edhe të partive të vogla, përfshirë Partinë Nacionaliste Baske, ndërsa 169 deputetë ishin kundër, dhe një abstenim.

Rajoy, që drejton Partinë Popullore, ka mbajtur postin e kryeministrit të Spanjës që prej vitit 2011.

Ai ka qenë kundërshtar i fuqishëm i pavarëisë të Kosovës, ndërsa në Samitin e Sofjes vendosi të mos marrë pjesë sepse pjesë e tij do të ishte edhe Kosova.