Ballina LAJME E FUNDIT EKONOMI Kryetari në detyrë i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mori premtime të...

Kryetari në detyrë i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mori premtime të fuqishme nga kryetari i Turqisë Taip Erdogan !

1722
0
SHPËRNDAJE

– Kryetari i Turqisë Erdogan s’bashku me 10 Ministra dhe mbi 200 Biznese të fuqishme nga Turqia qëndroi rresht tri dita për vizitë zyrtare në Serbi.

– I kotë ishte dëshprimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në Agjendën e delegacionit të lart turk i udhëhequr nga kryetari Erdogan !

– Televizioni SPEKTRI bartë të drejtën ekskluzive për publikimin e takimit dhe detajet konkrete në mesë kryetarit turk Taip Erdogan dhe Shqiprim Arifit që u mbajt në Beograd.

– Turqia ka vendosur që për periudhën kohore në vijim të investoje mbi 1 miljardë €uro në Serbi kurse projektet e komunës së Preshevës do të jenë maximale në garë me qëllim të jetë përfituese e një pjese të këtyre investimeve të parapara.

– Kryetari Erdogan personalisht u zotua dhe fuqishëm i premtoi Shqiprim Arifit se komuna e Preshevës do të jetë në listën e prioriteteve të investimeve në projekte infrastrukturore si dhe dërgimin e s’paku një Investitori serioz turk në Preshevë.

– Poashtu, gjatë takimit të përbashkët Erdogan-Shqiprim Arifi u caktuan detyrat dhe dinamika e komunikimit dhe veprimeve të mëtutjeshme deri në realizimin e premtimeve dhe kërkesave konkrete.

– Shqiprim Arifi është ftuar edhe zyrtarisht për një vizitë pune në Ministrinë e Ekonomisë në Turqi si dhe strukturave tjera zhvillimore.

– Detajet tjera dhe hapat e mara konkrete të arritura nga ky takim i rëndësisë veçant do ti paraqesim opinionit në vazhdimësi.

Lejohet shpërndarja e këtij informacioni si dhe transmetimi nga Mediat tjera lokale dhe ato rajonale