Humoristike MADE IN LUGINA! Në jug të Serbisë Shpaloset Krahina, Që e quan veten Made in Lugina ! Lugina e Preshevës Shtrihet ne tre shtete, Trekëndëshi magjik Që lidh kontinente… Po rastis njeriu Të vijë në Luginë, Mendon se ka hy Diku n’ Palestinë ! Nuk të kap syri Gjësendi për farë, Nga të gjitha anët Policë e xhandarë ! Me kufij shtetërorë Edhe me dogana, Që bëhen kalimet Në disa kolona ! Nuk e ha meraku Njeriun e Luginës. E fiton “idaren” Në kokërr të shpinës ! I ka falë natyra Të mirat varg e vi, Edhe me dy nëna Kosovë e Shqipëri ! Dy nënat dhe njerka Tamam pite e pulë, Ashtu si dikur Qengji në fabulë ! Spica Metalike Shkruan: Sevdail Hyseni




![Është e vërtetë tashmë Ambasadori gjerman në Kosovë e mbështetë Kosovën drejt BE-së![VIDEO]](https://www.lugina24.com/wp-content/uploads/2024/05/web-post-3-300x160.png)