Ballina LAJME E FUNDIT EKONOMI Ne kufi Kosoves ndalohen dy kamion që po transportonin ilegalisht kafshë

Ne kufi Kosoves ndalohen dy kamion që po transportonin ilegalisht kafshë

115
0
SHPËRNDAJE

Gjilan – Në fshatin Binq të Vitisë është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti në kamion i janë gjetur 14 qengja pa dokumentacionin përkatës. Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit i dyshuari së bashku me qengjat është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Muqivërc të Kamenicës njësiti policor ka ndaluar një automjet kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në rimorkio kishte dy gjedhe pa numra të matrikulimit dhe as dokumente përcjellëse.

Lidhur me këtë janë njoftuar zyrtarët e AVUK-ut dhe me konsultim të prokurorit gjedhët janë sekuestruar nga dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminal. Rasti në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./Lugina24