Ballina AKTUALE Prokurimet publike transparente, në Bujanoc 3 ndërsa në Preshevë vetëm 1 bashkëpunëtorë...

Prokurimet publike transparente, në Bujanoc 3 ndërsa në Preshevë vetëm 1 bashkëpunëtorë (video)

419
0
SHPËRNDAJE

Zyra për prokurime publike funksionon në kuadër të shërbimit të financave dhe në komunën e Bujanocit ka të punësuar gjithsej tre punëtorë ndërsa komuna e Preshevës ka vetëm një bashkëpunëtorë profesional.

Agron Avdiu, shef i zyrës së prokurimeve publike në komunën e Bujanocit gjatë bisedës për Titulli.com tha se janë të detyruar me ligj që të bëjnë përpilimin e planit vjetorë të prokurimeve publike.

“Plani hartohet dhe administrohet së bashku me anëtarët e komisionit të prokurimeve publike të cilët janë të emëruar nga këshilli komunal”, tha Avdiu.

Ai u shpjegoi edhe kategoritë e prokurimeve publike sipas ligjit në fuqi në republikën e Serbisë.

“Në bazë të ligjit aktual mbi prokurimet publike janë të parapara tri kategori të prokurimit, kategoria e parë është ajo e cilësuar si kategoria me anë të porosisë e cila e kapë vlerën deri në 500 mijë dinarë pa TVSH, kategoria e dytë e cila kalon vlerën prej 500 mijë dinarë pa TVSH deri në 5 milion dinarë si dhe kategoria e tretë ajo e cila kapë vlerën më tepër se 5 milion dinarë pa TVSH”, tha Avdiu.

Besnik Sadiku, nga zyra për financa pranë administratës komunale të komunë së Preshevës deklaroi për Titulli.com se zyra e prokurimeve publike ka vetëm një bashkëpunëtorë profesional të angazhuar.

“Zyra për prokurime publike funksionon sipas rregulloreve në fuqi dhe ligjit mbi prokurimet publike. Momentalisht ka të angazhuar vetëm një bashkëpunëtor me përgatitje të lartë profesionale-juriste, por kjo gjendje nuk i plotëson as minimumin e nevojave për kuadro në këtë zyre”, ka thënë mes tjerash Sadiku.

Sipas tij e gjithë kjo është pasojë e mbetjes në fuqi e rregullores për ndalimin e punësimit pa pëlqimin e komisionit pranë Ministrisë së Financave të Serbisë.

Sadiku duke folur për këtë çështje tha se në kuadër të Drejtoratit për financa, buxhet dhe prokurime publike pranë administratës komunale Preshevë, funksionojnë grupet e caktuara sipas natyrë së punës dhe përgjegjësive, edhe atë grupi për Trezor (thesar), ku bëjnë pjese referatet e kontrollit te pagesave, likuidatura, arka etj, grupi për buxhet dhe grupi për prokurime publike.

Të dy bashkëbiseduesit e Titulli.com thonë se transparenca në zyrën e prokurimeve është në nivel të rregullave sepse ekziston edhe portali zyrtarë shtetërorë në të cilin publikohen procedurat e prokurimeve publike.

“Sa i përket portalit të prokurimeve publike është mjaft transparente jo vetëm në komunën e Bujanocit por në të gjithë Serbinë. Zyrat e prokurimeve bëjnë publike të gjitha projektet dhe punët të cilat realizohen”, u shpreh për Titulli.com Agron Avdiu.

Ndërsa Besnik Sadiku vlerëson se procedurave të prokurimit publik iu nënshtrohen të gjitha furnizimet, kryerja e shërbimeve apo punëve.

“Pasi që si obligim ligjor ka hyrë në fuqi portali i prokurimeve publike, mendojë se nuk mungon transparenca e këtyre procedurave”, potencoi Sadiku.

Zyra e prokurimeve publike në nivelin lokal nuk publikon kënaqshëm të dhënat për këtë çështje edhe pse ato publikohen në portalin zyrtarë shtetërorë./Titulli.com/Lugina24.com

https://www.youtube.com/watch?v=q09KRGlWmq4