Ballina AKTUALE Zaptohen hapësirat gjelbëruese të sheshit në Bujanoc, komuna të reagojë?

Zaptohen hapësirat gjelbëruese të sheshit në Bujanoc, komuna të reagojë?

855
0
SHPËRNDAJE

Mungesa e mirëmbajtjes së hapësirave publike gjelbëruese në sheshin e Bujanocit si dhe zaptimi i këtyre hapësirave publike nga kafiterit të cilat gjenden në shesh përbën problem për qytetarët e Bujanocit.

Një qytetarë që deshi të mbetet anonim për Titulli.com u shpreh se mos mirëmbajtja e hapësirave publike është me të vërtet një breng në vete por kur kësaj i shtohet edhe ajo e zaptimit të këtyre hapësirave e bënë këtë brengë edhe më të rëndë.

“ Sheshi i qytetit tonë do të duhej të ishte një shesh rekreativ me hapësira gjelbëruese të mirëmbajtura nga institucionet përkatëse e jo të jenë hapësirat publike të kthyera në hapësira zaptuese për kafiterit” , theksoi qytetari për Titulli.com.

Nga ana tjetër një qytetarë tjerr thotë se zaptimi i hapësirave publike po ua vështirëson qarkullimin në shesh.

“Zaptimi i hapësirave publike po na e vështirëson qarkullimin dhe kështu po na vështirësohet të i kryejmë obligimet tona ditore, shpresoj që organet të ndërmarrin hapa konkret rreth zgjidhjes së këtij problemi”, tha qytetari i mllefosur me qeverisjen lokale.

Sipas informacioneve jo zyrtare që posedon Titulli.com, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamber ka ftuar pronarët e kafiterive të cilat e zhvillojnë veprimtarinë në sheshin e Bujanocit në një bisedë informative por deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtarë për detajet e takimit.

Mbetet që ditëve në vazhdim të sqarohet se çfarë informacione do të japë komuna lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve./Titulli.com/Lugina24.com