PVD: Faleminderon për besimin e dhënë që të ketë 8 këshilltarë si dhe uron fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur
Të nderuar qytetarë,
Faleminderit për maturinë e pjekurinë e treguar dje e për besimin e dhënë që PVD të ketë 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Bujanocit.
Rezultatet e dala nga zgjedhjet e djeshme tregojnë se PVD ka arritur të ruaj votat e saja bazë, anëtarësinë e sajë të zakonshme dhe përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme.
Faleminderit çdo aktivisti e anëtari, çdo përkrahësi e votuesi për angazhimin, përpjekjen dhe votimin.
Faleminderit edhe gjithë atyre që pavarsisht bindjeve politike lokale, zgjodhën ta votojnë Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare dhe nuk i ndëgjuan thirrjet që të njejtat t’i pengojnë.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi e të punojmë për të mirën e përgjithshme.
Në të njejtën kohë urojmë fituesin e zgjedhjeve dhe të gjitha Listat garuese për rezultatin e arritur dje.