Rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura sonte në Bujanoc kanë treguar qartë se partitë që fituan më shumë vota kanë përdorur mjete të paligjshme, si vjedhja dhe shantazhi i votave, duke blerë votat e qytetarëve me para të financuara nga UDB. Kjo përbën një kërcënim serioz për demokracinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Anketat e kryera para ditës së zgjedhjeve tregonin një përqindje tërësisht ndryshe të votuesve, duke ngritur dyshime të mëdha për manipulimin e votave dhe rezultatet përfundimtare.
Partitë e tjera duhet të adresojnë këtë shqetësim dhe të mbajnë referendum me qytetarët për përsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë komunën e Bujanocit, paraprakisht duke siguruar një monitorim të gjerë. Kjo është e nevojshme pasi komuniteti shqiptar në Bujanoc po tentohet gjithnjë e më shumë të shuhet nga shteti serb.