Ballina LAJME E FUNDIT BOTË Rusia paralajmërim “kërcënues” për Maqedoninë nëse hyn në NATO

Rusia paralajmërim “kërcënues” për Maqedoninë nëse hyn në NATO

798
0
SHPËRNDAJE

Moska zyrtare sot sërish paralajmëroi se hyrja e Maqedonisë në NATO mund të ketë pasoja negative
për sigurinë rajonale, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Ky paralajmërim që
mban kërcënim doli nga takimi mes ambasadorit të Maqedonisë në Moskë, Goce Karajanov dhe
zv/ministrit të jashtëm rus, Aleksandar Grushko.
Sipas komunikatës së MPJ ruse, dy diplomatët kanë biseduar për çështjet dypalëshe, por nuk ka
sqarime se cili ka qenë shkaku i këtij takimi.
“Planet që Maqedonia të jetë në NATO mund të kenë pasoja negative për sigurinë rajonale dhe për
marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në komunikatën pas takimit. (INA)