Ballina AKTUALE Serbia mbyll terminalin doganor në Preshevë

Serbia mbyll terminalin doganor në Preshevë

1530
0
SHPËRNDAJE

Përmes një komunikate për opinion Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Serbisë, Bordi i Doganave, ka bërë të ditur se do të mbyllet Terminali doganorë në Preshevë, ndërsa i njëjti do të transferohet në qytetin e Vranjës, rreth dyzet kilometra nga Presheva. E tëra kjo gjithnjë sipas komunikatës, për shkak të rënies së importit dhe eksportit dhe vështirësive për financimin e këtij institucioni në Preshevë.

Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganorë.

Mbyllja e terminalit doganorë ka ngjallur reagimet edhe të shoqërisë civili, Besim Shabani, nga organizata joqeveritare “ Agjencioni për Zhvillim Preshevë”, ka kritikuar qeveritarët e Beogradit për mos gatishmëri të zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës në të cilën mbi 95 % jetojnë shqiptarët.

Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas radhazi u mbyllën disa Banka duke e lënë vetëm një në tërë qytetin, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundi u largua edhe Terminali Doganorë.

Në rrethana të tilla Presheva nga një qendër po shndërrohet në një Bashkësi Lokale me kompetenca të varura nga qendra në Vranjë e cila është rreth dyzet kilometra larg Preshevës, konstatojnë njohësit

https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/769006970113337/