Ballina AKTUALE Afaristi që po inkurajon të rinjtë të rikthehen në vatrën e tyre...

Afaristi që po inkurajon të rinjtë të rikthehen në vatrën e tyre Medvegjë

818
0
SHPËRNDAJE

Muharrem Salihu, afaristi i suksesshëm që ka rikthyer shpresën në Medvegjë, me hapjen e fabrikës së tij, është shëndërruar në nxitës dhe inkurajues për shumë të rinjë medvegjas të shpërngulur të mendojnë rikthimin në vatrën e tyre.

Salihu me veprën e tij dhe përkushtimin për vendlindjen nuk po bën politikë, por veprat e tij janë praktike dhe të realizuara, ku ka arritur që të punësojë dhjetëra të rinj në kompaninë e tij për prodhime tekstili “Medinvest shpk” në Medvegjë.

“Gjenerata e dytë e Medvegjasëve të shperngulur në Kosovë gjat luftës së fundit, gjithnjë e më shumë pran vendlindjes. Disa prej tyre po konsiderojnë edhe kthimin definitiv! Un i inkurajoj dhe perkrahë plotësisht të gjithe të interesuarit, …Të gjithë jemi përgjegjës për ardhmërinë tonë.”, ka theksuar Salihu.

Rikthimi i tij nuk është i zakonshëm i një mërgimtari që vjen për pushime verore. Medvegjasi i Tupallës thotë për INA se ka bërë hapin gjigand duke investuar pikërisht në Medvegjën e boshatisur nga shqiptarët.

Ai po e drejton kompaninë “Medinvest shpk” në Medvegjë, në sektorin e tekstilit, ku ka bërë investime të mëdha, duke blerë një hapësirë prej 3 mijë metrave në zonën industriale. Por fokusi i tij është edhe tek kompania e tij tjetër “Mela Holding Group” në Itali, ku është kryetar i bordit drejtues.

Njëkohësisht dhe drejtues i suksesshëm i disa bizneseve në fushën e turizimit dhe sektorit imobiliar. Sfida e rradhës e zotit Salihu është përmirësimi i kushteve të jetesës së bashkëqyterarëve të tij. Për të realizuar këtë objektiv jetik për ne shqiptarët në Serbi, ai po bashkëpunon prej vitesh me kolegë të tij investitorë nga vende të ndryshme evropiane, për hapjen e vendeve të punës në Medvegjë, po punon fort për forcuar shpresën dhe për të rritur besimit te shqiptarët e Serbisë, se jetët e tyre mund të përmirësohen dhe të drejtat e tyre do të respektohen, nëse ka vullnet e përpjekje.

Salihu prej disa vitesh është kthyer në zërin më të fuqishëm të shqiptarëve në Serbi, duke përcjellë denjësisht në forumet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare problemet e shumta dhe diskriminimin e vazhdueshëm që na bëhet ne shqiptarëve në Serbi. Është e njohur veprimtaria e gjerë dhe e pazakontë që ai po kryen në dy vitet e fundit për senzibilizimin e opinionit shqiptar dhe evropian për realizimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish me kalim nga Medvegja