Greqia është renditur e gjashta në një listë të ekonomive më të mjerueshme në botë. Indeksi i Mjerimit të Bloomberg përpilon parashikimet e inflacionit dhe papunësisë për 66 ekonomi.
Indeksi bazohet në idenë se inflacioni i ulët dhe papunësia në përgjithësi ilustrojnë se në çfarë gjendje ndihen banorët e një vendi.
Për shembull, Greqia mund të ketë inflacion të ulët, por papunësia është e lartë dhe pagat janë të ulëta, duke e bërë ekonominë greke “të mjerueshme” sipas indeksit të Bloomberg.
Për vitin 2017, Venezuela është në krye të listës me një indeks mjerimi të pafund, një ndryshim i madh nga ekonomia e dytë më e mjerueshme, Egjipti (41.7 indeksi i mjerimit).
Greqia është në numrin e gjashtë në listë (22.7 indeksi i mjerimit), pas Argjentinës (36.9), Afrikës së Jugut (33.0) dhe Ukrainës (23.8).
Fqinji i Greqisë, Turqia është vendi i shtatë (22.2), ndërsa Spanja (19.2), Brazili (16.3) dhe Serbia (16.3) plotësojnë top 10, shkruan scan.tv.
Sa i përket parashikimeve për vitin 2018, Greqia është në vendin e pestë gati njëllojë me Turqinë me një indeks të mjerë 20.6, shkruan GreekReporter.com.
Gjithsesi, Bloomberg parashikon që në vitin 2018 të gjitha ekonomitë më të këqija do të tregojnë një indeks më të ulët të mjerimit sesa 2017, me përjashtim të Venezuelës që tregon një indeks mjerimi prej 1,872.0 për vitin 2018.