Ballina AKTUALE Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd viziton Bujanocin

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd viziton Bujanocin

568
0
SHPËRNDAJE

Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit dhe është pritur nga kryetari, Nagip Arifi. “Gjatë takimit, në frymë vëllazërore u diskutuan temat aktuale në Bujanoc dhe rajon, dhe edhe kësaj here u sigurua mbështetja e Republikës së Kosovës për qytetarët e komunës së Bujanocit”, thuhet në njoftimin e publikuar të komunës së Bujanocit në Facebook. “Biseduam për gjitha problemet  me  të cilat po ballafaqohen qytetarët  e Komunës së Bujanocit dhe në këtë drejtim unë shpreha qëndrimin dhe mendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës  se  përkrahja me aq sa kemi mundësi për shqiptarët  e Luginës,  gjegjësisht qytetarët  e Bujanocit nuk do të mungojë por do të vazhdojë edhe në të ardhmën me mundësit që i  kemi si Qeveri dhe si Shtet” u shpreh Jetish Jashari. Kryetari i komunës së Buajnocit,  Nagip Arifi e ka njoftuar shefin Jetish Jashari me situatën politike dhe të sigurisë dhe njëkohësisht e ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmën prej 200.000 eurove për sanimin e pasojave nga vërshimet.