Ballina LAJME E FUNDIT Shkarkohet u.d. drejtori i Shtëpisë së Kulturës Gani Veseli, emërohet Valon Nuhiu

Shkarkohet u.d. drejtori i Shtëpisë së Kulturës Gani Veseli, emërohet Valon Nuhiu

434
0
SHPËRNDAJE

Në seancën e tretë të Kuvendit komunal në Preshevë të mbajtur sot është shkarkuar u.d. drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” Gani Veseli. Kryetari i BDL-së Skender Destani ka kundërshtuar shkarkimin e u.d. drejtorit Veseli pasi ka konstatuar se afati i funksionit të tij përfundon pas pak ditësh. Po ashtu Nader Sadiku nga rradhët e PVD-së ka propozuar që mos të shkarkohet drejtori Veseli deri në përfundimin e afatit.

Ndërsa shefi i fraksionit të APN-së në Kuvendit komunal Amir Maliqi ka thënë se shkarkimi i tij është i ligjshëm dhe se drejtori Veseli ka punësuar të afërmit e tij pa ndonjë konkurs publik, gjithashtu sipas këshilltarit të APN-së drejtori në fjalë ka keqpërdorur politikisht funksionint e tij në fushatën parazgjedhore në vitin e kaluar. Gani Veseli është zgjedhur u.d. drejtor i Shtepisë së Kulturës nga rradhët e BDL-së së Skender Destanit në koalicionin e kaluar qeverisës në krye me Ardita Sinanin (PVD). /presheva.com/