Keni gënjyer ndonjëherë ju?
Shpeshherë të thëna në mënyrë tejet ‘’të pafajshme’’, herë të tjera duke qenë plotësisht të ndërgjegjshme, sido që të jetë gënjeshtrat janë pjesë e gjimnastikës poshtë çarçafëve dhe nuk ka asgjë për të mos i pranuar. Në artikullin e sotëm, do të ”mbajmë” anën e burrave dhe do ju tregojmë gënjeshtrat që thoni më shpesh në shtrat:
1. Nuk i them asgjë shoqes sime të ngushtë për problemet tona në krevat: Seriozisht prisni që partneri juaj ta besojë këtë gjë ? Ai e di shumë mirë që gjatë kohës që bën dush, ju jeni duke ‘’qarë hallet’ e treguar të gjitha detajet shoqes së ngushtë për atë që ndodhi.
2.Nuk kam parë kurrë në jetë filma porno: Nuk po i përmendim statistikat pasi e dimë që do të thoni se nuk janë të sakta. Mos kini turp, meshkujt e dinë që ju shihni porno ndryshe si do t’i njihnit Mia Khalifan, Lisa Ann apo Rocco Siffredi-n.
3.S’kam imagjinuar kurrë të bëj seks me të tjerë: Në ëndrra mund t’i lejoni vetes gjithçka, madje edhe ndonjë skenar erotik me një të panjohur ose edhe ndonjë të njohur që thjesht e pëlqeni. Edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen, djemtë e dinë këtë gjë.
4.Ky ishte seksi më i mirë i jetës time: Oh seriozisht, më i miri ?! Ndoshta e keni thënë këtë gjë edhe me ish-të dashurin tuaj, kështu që zor t’ju besojnë.

![LAJM I FUNDIT: Djali i Presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan, Ka Organizuar Një Protestë Masive! [Video]](https://www.lugina24.com/wp-content/uploads/2024/12/fb-post-3-238x178.png)
![LAJME TË FUNDIT: Sulm Në Magdeburg, Gjermani! [VIDEO]](https://www.lugina24.com/wp-content/uploads/2024/12/foto-Facebook-Post-238x178.png)

