Të gjitha objektet hoteliere në Sërbi, si dhe qendrat tregtare, do të pushojnë së punuari të dielën në ora 20:00, njoftoi Kryeministrja Ana Bërnabiç në konferencë për media.
Ajo tha se ka të bëjë me masën e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit Korona.
Kryeministrja gjithashtu njoftoi se transporti publik në vend do të shfuqizohej plotësisht këtë fundjavë, dhe se qytetarët do të mund të përdorin vetëm taksi dhe makina private.
Në Serbi, sot është shënuar viktima e parë nga virusin Korona. Në Qendrën Klinike të Vojvodinës vdiq një burrë (1961) nga Kikinda.
Kryeministrja tha se 135 pacientë aktualisht janë të të sëmurë nga COVID-19 dhe se mjekët po luftonin për jetën e 8 prej tyre.
Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, tha se një numër kaq i madh i pacientëve është kryesisht rezultat i “mos disiplinës sonë” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre./