Ballina AKTUALE Zhduket një person nga Presheva, u nis për punë dhe nuk u...

Zhduket një person nga Presheva, u nis për punë dhe nuk u kthye më

846
0
SHPËRNDAJE

Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij, raporton indeksonline përcjell rtvpresheva.com

Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Merdare, për në Serbi, por se nuk ishte lejuar. Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufirit.

Tutje nga po këto burime, mësohet se vetura e tij është gjetur në periferi të Kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë.

Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve të tij se frikësohej se do mbetej pa punë.

Ndërsa rtvpresheva.com nga burimet e veta mëson se bëhet fjalë për një qytetar nga rrethina e Preshevës i cili është i punësuar në një institucion komunal të Preshevës. Shpresojmë që me bashkëvendasin tonë gjithçka të jetë në rregull dhe të jetë në karantinë diku.