Ballina MËSHUM RECETA Embëlsirë e freskët me qershi….

Embëlsirë e freskët me qershi….

951
0
SHPËRNDAJE

Përbërësit:

  • 500 gr salcë kosi,
  • 250 gr pana (krem qumështi),
  • 125 gr sheqer pluhur, 
  • 500 gr qershi të freskëta dhe 3 lugë gjelle me sheqer,

Përgatitja:

Pasi ti keni larë qershitë hiqini farat dhe prejini në copa të vogla dhe hidhini në një tigan bashkë me 3 lugët e sheqerit e lërini të ziejnë në flakë mesatare për disa minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet, merni salcën e kosit hidhini sheqerin pluhur dhe trazojeni mirë, pasi ta keni punuar panën përziejeni me salcën e kosit me ngadalë që të mos ulet pana, më pas merni format ose disa tasa të vegjël dhe mbushini me salcën dhe panën e përgatitur, në mes me një lugë të vogël hapeni salcën në mënyrë që të hidhni një lugë kafeje me qershitë që përgatitët më parë, dhe në fund hidhni prapë salcë që të mbulohet qershia që hodhët, pastaj futini në ngrirje për 4 orë, pas 4 orëve merni format e mbushura dhe kthejini në pjata si në foto dhe janë gati për tu servirur. Ju bëftë mirë