Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i është gëzuar fillimit të ndërtimit të autostradës Prishtinë- Gjilan -Dheu i Bardhë.
Ministri Hasani ka vlerësuar se përveç faktit që kjo autostradë e bën Anamoravën me infrastrukturë moderne, ajo do të lidhë edhe më shumë shqiptaret. Ministri Hasani është shprehur se kjo autostradë do të ketë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të regjionit të Anamoravës.
“Kjo rrugë do të lidhë edhe më shumë shqiptarët mes vete. Tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë edhe më afër Kosovës.
Krenar që sot po nisim në terren një projekt kaq të madh për këtë pjesë Kosovës ka thënë ministri Hasani.
Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:
Krenar që sot po nisim në terren një projekt kaq të madh për këtë pjesë Kosovës.
Edhe Anamorava po bëhet me infrastrukturë moderne dhe po lidhet me pjesën tjetër të Kosovës.
Kjo rrugë do të lidhë edhe më shumë shqiptarët mes vete. Tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë edhe më afër Kosovës.
Kjo rrugë do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj pjese të Kosovës.
Jam tepër i emocionuar, që këtë projekt po e nisim në vigjilje të Betejës së Zhegocit, si një shenjë mirënjohjeje për dëshmorët e atdheut, të cilët mbetën udhërrëfyes i përkushtimit tonë për ta bërë më të mirë vendin tonë.