27 C
Bujanovac,Preshevë
E enjte, 25 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 15

Ambasadori i BE-së në Beograd Sem Fabrici po viziton Bujanocin

0

Ambasadori i Delegacionit Europian në Beograd, Sem Fabrici, gjatë ditës së sotme po viziton Komunën e Bujanocit.

Ambasadori Sem Fabrici, fillimisht është pritur në takim nga kryetari Shaip Kamberi, ku kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë gjendjen politike në rajon, krahas bisedimeve Prishtinë – Beograd. Gjithashtu në takim është biseduar edhe për mundësitë që Komuna e Bujanocit mmundë të përfitoj nga grantet e ndryshme të Delegacionit Europian përmes programeve të ndryshme për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor.

Gjatë ditës, Ambasadori Sem Fabrici, do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjeve të subvencioneve për bizneset e vogla të financuara nga program EU PRO./LuginaLajm/

Thaçi kërkon që rezoluta për bashkimin e Luginës të jetë pjesë e platformës

0

negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar ekipit që në platformën për dialog të futet edhe rezoluta për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

Ahmeti tha se kjo rezolutë nuk është pranuar të jetë pjesë e dokumentit për dialogun, pasi platforma bazohet në Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti Thaçi dje ka deklaruar se Kuvendit të Kosovës do t’ia propozojë një draft-rezolutë për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut tha se nuk e di arsyen pse në këtë periudhë vjen një kërkesë që në Kuvend të Kosovës të votohet një rezolutë e tillë, por siç shprehet ai, u mbetet subjekteve politike të vendosin në këtë drejtim.

I pyetur rreth deklarimeve të presidentit Thaçi se idenë për korrigjim të kufijve e ka marrë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, kreu i PSD-së tha se asnjëherë zyrtarisht nuk është përmendur kjo ide nga ndërmjetësuesit e BE-së, por beson se kjo është kërkesë e Serbisë.

Ahmeti tha se nuk e di se kur do të mbahet seanca për ta votuar platformën e dialogut, por ata si ekip janë të gatshëm qysh javën e ardhshme ta kalojnë në Kuvend.

I pyetur se a është mbajtur takimi i ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku do të diskutohet rreth taksës, Ahmeti tha nuk do të jenë më pjesë e takimeve që diskutohet për taksë, derisa ai është vendim i Qeverisë së Kosovës, pjesë e të cilit nuk është partia që ai udhëheq.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti Thaçi, i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht kërkon korrigjimin e kufirit me Serbinë, ka thënë se idenë e korrigjimit e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellë pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Kosovën. /KP/

Njihuni me të riun e dobishëm Besnik Rexhepin nga Bilaçi

0
Besnik Rexhepi inxhinier i diplomuar i cili jeton në fshatin Bilaç, është administrator i Luginashop.

Portali Luginashop, është krijuar më 19 dhjetor 2015.

Përmes portalit në fjalë qytetarët e Luginës së Preshevës por dhe më gjerë shesin dhe blejnë gjësende.

Për këto shërbime qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë as edhe një cent.

Ideja për krijimin e një portali të tillë Besnikut i ka lindur gjatë studimeve.

Dashuria e madhe për vendin dhe dëshira e madhe për t’a ndihmuar shoqërinë ku jeton e shtyu Besnikun që idenë e tij ta konkretizoj dhe kështu Luginashop është portali më i vizituar në vend i këtij lloji.

Sipas Besnikut, çdo vit portali Luginashop ka rritje për 50% të përdoruesve.

Përveç përdoruesve vendor Luginashop ka dhe përdoures nga vende të ndryshme të Europës dhe botës.

Moto e portalit “Luginashop” është:”Blej atë që të duhet dhe shite atë që nuk të duhet”.

Shitje-blerjet janë të mëdha që realizohen përmes portalit Lugina shop.

“Ndihemi shumë krenarë dhe me vlerë që qëndrojmë si urë lidhëse në mes shitësit dhe blersit” theksoi më tutje Besniku gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Organizatës ”Shpresa”.

Marrëveshja Kosovë-Serbi do të nënshkruhet në qershor, ridefinohet kufiri, Trepça e Ujmani privatizohen

0

Gazeta gjermane, “Frankfurter Rundshau” ka raportuar për një marrëveshje nga një burim intern, lidhur me një dokument 17 pikësh në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas te cilit është arritur një marrëveshje që e parasheh ridefinimin e kufirit në mes këtyre dy shteteve.

Sipas gazetës ky plan parasheh, ndër të tjera, që Mitrovica të marrë një status të veçantë, kurse liqeni i Ujmanit dhe Trepça të privatizohen për 99 vite. Gjithashtu sipas raportimit të kësaj gazete plani në fjalë parasheh që marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës të nënshkruhet me 12 Qershor 2019 në Washington dhe pas gjashtë muajve të hyjë në fuqi.

A duhet të ndahet shteti nga Serbia sipas kritereve etnike?

Ky është plani i BE-së dhe SHBA-ve. Por zbatimi i tyre do të ishte shumë i rrezikshëm. Presioni mbi Kosovën dhe Serbinë për të nënshkruar një marrëveshje po rritet dita e ditës por edhe rreziku që ndryshimet kufitare në Ballkan janë të lidhura me të. Komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se tani është koha e duhur për të arritur një marrëveshje. Por presidenti serb Aleksandar Vuçiç shtoi se çështja e demarkacionit duhet të lihet ende në tryezë

Ideja e ndarjes së Kosovës është e kamotshme sipas së cilës serbët e banuar në pjesën veriore të Serbisë duhet të shtohen edhe më shumë. Nacionalistët gjithmonë donin të kuptonin idenë e tyre për Serbinë e Madhe dhe të legjitimonin ideologjinë racore.

Deri më tani, nga ana perëndimore ndryshimet kufitare kanë qenë gjithnjë jashtë diskutimit sepse do të ishin antikushtetuese në Kosovë dhe do të dilnin në kundërshtim me planin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisaari, i cili është ligjërisht mbi Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, përpara negociatave të Kosovës në vitin 2006, Grupi i Kontaktit përjashtoi çdo ndryshim të kufijve dhe çdo lidhje të territoreve me një shtet tjetër. Rreth 50 organizata të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia diskutuan në favor të një shkëmbimi sipas kritereve etnike, me ç’rast edhe i shkruan komisioneres së Përgjithshme të Politikës së Jashtme, Federica Mogherini.

Por kjo e fundit nuk e diskutoi këtë gjë në Bruksel. Që nga gushti i vitit 2018, Hahn dhe Mogherini kanë mbështetur demarkacionin etnik. Ndërsa sipas Presidentit amerikan, Donald Trump, administrata amerikane ka bërë gjithashtu një kthesë prej 180 shkallësh.

Kohët e fundit u zbulua një dokument që përmbante një plan për ndarjen e Kosovës. 17 pika kanë të bëjnë me një demarkacion të ri midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovën e Veriut dhe me aneksimin e disa vendbanimeve serbe në Kosovë. Qyteti i Mitrovicës do të duhej ta merrte një status të veçantë, kurse liqeni i Ujmanit dhe Trepça të privatizohen për 99 vite. Ideja gjithashtu përfshin ndërtimin e një baze detare në qytetin e Vlorës në Shqipëri. Autostrada në Serbi e quajtur Korridori 10 duhet të vendoset nën mbrojtje ndërkombëtare. Prandaj, marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës do të nënshkruhet në Washington më 12 qershor 2019 dhe do të hyjë në fuqi gjashtë muaj më vonë,

Politikani i pavarur serb Rada Trajkoviç thotë se “Mbështetja nga Brukseli është e tmerrshme” për shkëmbimin e territorit: “Komisioneri i BE-së Johannes Hahn mban përgjegjësinë për këtë”.

Serbët enklavat në Kosovë do të largohen nga vendi, parashikon ajo. “Ndërsa shqiptarët nuk do të kishin motiv për të vepruar në përputhje me ligjin.” Manastiret serbe në Kosovë do të bëheshin muzeume dhe popullata e krishterë në Kosovë nuk do të ekzistonte më. Në enklavën serbe të Graçanicës, njerëzit janë të shqetësuar dhe madje kanë dashur të shesin shtëpitë e tyre, thotë ajo. “Kjo është arsyeja pse unë dua t’i kërkoj bashkësisë ndërkombëtare ta ndalë këtë histori”.

Forcimi i forcave të krahut të djathtë

Trajkoviç gjithashtu u bën thirrje shqiptarëve në Kosovë që të dërgojnë sinjale kundër shkëmbimit territorial sipas kritereve etnike dhe të demonstrojnë se bashkëjetesa etnike është e mundur.

“Kjo duhet të vijë më tepër nga shumica shqiptare.”

Trajkoviç kritikon se procesi i negocimit po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa parlamentin serb. Mungesa e transparencës do të krijonte shumë zëra dhe shumë paqartësi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të donte të bënte të njëjtën gjë si Vuçiç, por kjo nuk do të rezultonte me sukses sepse mediat në Kosovë janë më të lira. Megjithatë, për Vuçiç, marrëveshja me Kosovën është një projekt kyç sepse do të lejonte bashkësinë ndërkombëtare të bashkëpunonte me të dhe kështu të mbetej në pushtet.

Me qëllim të zbatimit të shkëmbimit të territorit, “Lista Serbska”, një parti e kontrolluar nga Beogradi, u instalua në Kosovën e Veriut vite më parë, e cila ishte e lidhur me strukturat mafioze.

Ideja e një shkëmbimi territorial bazuar në kriteret etnike do të forconte edhe “separatistët edhe forcat e krahut të djathtë në të gjithë Evropën”, deklaron Trajkoviç. Për shembull, nacionalistët në Bosnje-Hercegovinë kanë dashur të ndajnë vendin sipas kritereve etnike për dekada të tëra. Por edhe në Shqipëri ideja qëndron. Kryeministri Edi Rama e paraqet veten si “lideri shqiptar” më i madh në rajon, duke e vendosur atë në të njëjtën kartë kombëtare si Vuçiç. Ai padyshim dëshiron të krijojë një Shqipëri të Madhe dhe të heqë kontrollet kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë krejtësisht dhe të jetë vetëm një president për të dy shtetet.

Analisti politik Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës thotë: “Fajtori për debatin aktual është BE-ja. “Evropianët kanë hedhur ide skizofrenike, pasi që u kanë lejuar atyre të diskutojnë për kufizimet kufitare në bazë të kritereve etnike. Kjo bie në kundërshtim me të gjitha vlerat e Evropës.

“Në qoftë se dikush do ta kishte zbatuar këtë qasje etnike në shpërbërjen e Jugosllavisë, atëherë tani do të kishte Serbinë e Madhe, Kroacinë dhe Shqipërinë e Madhe- thotë tutje analisti Hajrullahu./Lugina24.com

Vuçiq flet më në fund për Pavarësinë: “Pavarësia e Kosovës nuk ekziston, Kosova është e Serbisë

0

Kryeministri serb Aleksander Vuçiq, ndryshe produkt i Millosheviçit dhe Sheshelit, nuk përmbahet, për ditën kur Kosova shënoi përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë së saj.

Edhe pse Kosova është shtet dhe tanimë ajo ka edhe ush trine e saj dhe po mbështetet dhe përkrahet nga fuqitë botërore siç janë SHBA-të, Gjermania dhe e gjithë BE-ja.

Por përsëri Vuçiq po del me fjalët e tij duke thënë se Kosova është e Serbisë. Këtë nuk mund ta mohon askush, Kosova është e Serbisë, është shprehur Vuçiq. Jaa V1’DE0:

Ata nuk kanë pavarësi, kjo nuk ekziston askund. Kosova është e jona pra e Serbisë. Do të vijë dita përsëri dhe kjo gjë do të merret vesh shumë shpejtë, përfundon Vuçiq

Alarmon Aleksander Vuçiq: Kjo i ndodhë Serbisë, nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, e cila mund të mos pëlqehet nga populli serb, synon të përmbushë një qëllim më të lartë, sesa politika ditore.

Marrëveshja duhet të arrihet, ka deklaruar Vuçiq për “Politika”.

“Në rast të kundërt, do të përballemi me një katastrofë”, ka paralajmëruar ai.

Vuçiq ka thënë se nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia “do të kthehej menjëherë në Bruksel” për të vazhduar dialogun me Kosovën.

Aspects Of Best Asian Brides – An Update

0

Top 3 Reasons Why Women Dress yourself in Bras

An individual during the earliest experiences American men previously had with Asian women came about inside Vietnam War. During this time, many troopers patronized Vietnamese prostitutes but some have casual sex with area women to feed period. With capturing the essence within the Vietnam War, Hollywood continually pictured Asians as prostitutes and submissive with the needs of American men. In a famous scene from “Full Metal Jacket”, a nice prostitute saunters as many as number of two US soldiers stating, “Me Consequently Horney”. This movie estimate seemed to be that inspiration intended for the popular rap song, “Me For that reason Horny” by 2LiveCrew. Sorry to say, such bad portrayals have contributed to make sure you Asian females being seen as lustful objects.

All the numbers of females that really do not wish to make sure you reveal the identity to others in advance of they’re convinced on the subject of their personality are aplenty. Who would like to enter a relationship with a real estate agent who has your criminal records or carries a suspect background? The privacy to choose from from the adult web-based dating sites is a second good reason that females nowadays prefer them. These sites don’t require revealing of name and speak to particulars when one becomes the member. https://bestasianbrides.com/

About the most amazing traits in the Asian kitchenware woman is her efficiency and her plainness. They are minimal through nature, and whilst they can be over the top every once in awhile, at this point they realize and probably do without difficulty distinguish setting to make sure you decorate ” up ” accordingly. They do not usually trigger and might bide time until man to provide the first progress. What makes them so special is they benefits courtship progressively. Accordingly they may get any hearts connected with an great deal a lot of men mostly for appearing what they are – straight forward, classic even now beautiful.

Next, you have to converse on the subject of bat roosting scorching Asian kids that that you are an organized dude and also require your partner’s life together. Trust myself, you’ll not develop a fantastic impression on Asian girls giving apart a “slacker” vibe and acting like you have no idea of genital herpes virus treatments look for away of life. While Westerners may guitar fret about “finding their purpose for daily life, ” Asian people generally hardly understand this kind of concept. It only raises warning regarding your capacity to believe responsibilty and support kids. For that reason when you have the provider of Asian girls, speak about ones ambitions, objectives and ideas. She’ll allow you to envision herself in ones future.

So if you really need to find the appropriate lover to aid you, seek to take it slow too. When you add yourself to them, don’t just get friendly but be real and take some time. Do not cast your net and decide on learning from mistakes. Beyond doubt that you are smart than that, if you be a part of the all Asian dating site again, establish the information first to see if ever the girl may be the type of partner that you will pursue desires to know about.

Acquaintances Dating

For many people so, who are new to any dating game (and is merely locating its way back involved with it), you should be encouraged that dating Asian ladies is amongst the top dating possibilities open at this time. Western males eagerly seek subsequent to Asian females because of the strong core of family prices and exotic physical features. This makes an Cookware woman very desirable just like a young woman inside vision of the many Traditional western men.

Aside from the physical aspect, any cultural values and habit of people ladies also play a major part during drawing western men toward them. However , you mustn’t forget that there is a huge cultural difference which can reason problems in the connection. If you are excited about seeing Asian girls then here are conditions you must find out about them:

Throughout the situations of print, people are most often alot more descriptive approximately just who they may be and what you may had been hoping to find, than they will be today at dating foreign girls services online sites. What happen? Was the moments of create matchmaking a time the place people made really an endeavor or simply are clients laid back and can’t take some time to apply for an effective internet dating information?

Also, the Asian girls can be found in accurate manner the symptoms of self-importance on your of Asia. Their features have been sharp. You will love their pleased faces, bright eyes, bizarre smiles and spicy describe. Their first impression might store inside interesting depth to your middle and mind. They love to have their traditions and practices jointly. They can be like support systems with regard to their partners. Thus, each one of these elements will need to have demonstrated why the American singles seek Asian girls designed for love and marriage. Home comes first designed for the kids in all circumstances and scenarios. They are really completely dedicated in their husband and kids.

In addition , bag shops are very important personally. If you still feel puzzled about how precisely precisely to search for the right and fashion handbag to embellish yourself, just typing notebook keyboards to build several professional webs about economical and fashion bags on line, you’re going to get substantially useful advice. Trust everyone, you will be lovely!

Ushtria e Kosovës sot parakalon për herë të parë

0

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sot FSK-ja do të parakalojë për herë të parë si ushtri.

Parakalimi bëhet në sheshet kryesore të Prishtinës, duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri të Sheshi “Ibrahim Rugova”.

Ushtria e Kosovës u formua vitin e kaluar më 14 dhjetor, në 20 vjetorin e rënies e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi.

Parakalimi fillon në orën 12:20.

Brnabiq: Kosova po feston përvjetorin e fundit të Pavarësisë, më nuk do ta feston asnjëherë [Video]

0

Ana Brnabiq po provon ta provokon Kosovën sot në ditën e përvjetorit të 11 të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo në një intervistë foli për Kosovën tha se ky përvjetor i Pavarësisë së Kosovës është i fundit, më nuk do ta feston.

Kosova sot po feston përvjetorin e fundit të saj, më nuk do ta feston asnjëherë në jetën e tyre, kjo është e fundit, tha Brnabiq. Jaa V1’DE0:

Për ndryshe e gjithë Kosova sot është bërë gati për festimin e përvjetorit të 11 të Pavarësisë. Sonte do të mbahet koncert me këngëtarët më të njofshëm të estradës Kosovare

Vjen thirrja: Albin Kurti duhet të udhëheq më Kosovën

0

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes duhet të udhëheqë me Kosovën.

Ai thotë se kjo parti të cilën e udhëheqë Albin Kurti ka grumbulluar rreth vetës pjesën me të re dhe më të shëndetshme të kombit.

Maxharraj përmes llogarisë së tij ka dhënë argumentet pse Kurti duhet të udhëheqë me vendin, shkruan “Bota sot”.

Ja postimi:

Albin Kurti duhet të udhëheq më Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje është njera ndër Partitë më te reja për nga formimi por edhe për nga mosha.Kjo parti të cilën e udhëhëqë Lideri i sajë Albin Kurti ka grumbulluar rrethë vehtës pjesën me te re dhe më te shendëtëshme të kombit.Rrugëtimi dhe rritja i sajë nuk ishte nëpër kancalerit e ndryshme.Kjo Parti lindi dhe u rritë në rrugë,ne demostrata dhe protesta,duke luftuar për ndërtimin e shtetit,duke e luftar vjedhjet dhe hajnite e Partive tjera,e sidomos te PDK e cila përbëhet nga komandantet e vertetë dhe komandantëve mashtruës,qellimi i te cilëve nuk ishte ndërtimi i shtetit por plaçkitja e shtetit.

Protëstoi kundër Presidentit te Kosovës për Mareveshjet e këqija në damë të Kosovës për iden e tij për ta ndarë dhe copetu Kosovën e cila qe një vit e beri rremuaj Kosovën duke mos patur përkrahjhën nga as kush.Prtoestoj,për dorëzimin e tij ndaj politikave destruktive të Serbisë,protestoi për këmbimin tregëtar diskriminuse ndaj Kosovës,pa kurrfar reciprociteti Ishte e para qe për te gjitha këto protëstoi edhe në Parlament duke tentuar qe te mos kalojnë Mareveshjet e dhembshme për Kosovën siq ishte demarkacioni me Malin e Zi dhe Marëveshjet e ndryshme.Për te gjitha këto e për shumë te tjera LVV u sulmu gjatë protestave(ju vranë dy aktivist),u përsekutuan aktivistet e saj si ne kohën e okupimit serb,Albin Kurti rrxohej për tokë nga policet tu ia vu çizmen ne fytë.Kështu u rritë LVV në “betejat e saj nëpër rrugë duke kërku respekt për shtetin e vet.

Në këtë mënyrë LVV u rritë,lëshoi shtat u bë një ndër subjektet më te fuqishme në Kosovë që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë me 32 deputet duke i lën pas edhe disa parti më të mëdha.Mu për këtë këto parti nga inati filloj për te ba skenare së si te ndalët kjo Parti në rritjën e saj të metejme.Dhe e gjeti Kalin e Trojës pikërishtë mbrenda LVV,për ta shkaterruar ate nga mbrenda.Shigjetat kundër LVV erdhi pikërisht nga Partia me e smuar dhe me dergjë PDK e cila ne këtë drejtim im orkestoi Klanin Pronto dhe SHIK-un.Ata ia futen fitilin LVV duke i gjetë aty mbrenda do farë krimba të cilkët kishin nisë ta brejnë LVV.Para një viti për ta shkateruar dhe penguar LVV drejtë rritjës së saj për ta marr pushtetin brenda kësaj Partije shpërtheu sherri.U iskenuan skenadr ndër më te ndryshmet për ta shpartallu LVV.Kjo ndodhi ateherë kur Lideri i kësaj Partije Albin Kurti gjerndej në Burk për shkak te luftës së tij për berjen e shtetit,në këtë parti filloi revolta,nisi rebelimi ne fillim me një banalitet të turpshëm duke e quajtur Albin Kurtin m…t nga Aida Dërguti,krejtë kjo sipas nje skenari te përgatitur më parë,nga elementet destruktiv brenda dhe jashte LVV.Nisi rebelimi.Ne shenjë gjoja te”despotizmit” te Albin Kurtit dolën me rend,sipas skenarit te pregatitur që më parë mbi 12 deputet te LVV.Por,aresyeja e arratisjes së këtyre rebeleve nuk ishte së ata e kishin keq në LVV,por ishin te detyruar nga jashtë me joshje dhe premtime për pozita dhe afrim me PDK-në.

Dhe kjo u vertetu këto ditë,kur ata nuk deshtën me nejtë ne opozitë por iu rras pushtetit sipas premtimeve te dhana.Krejtë kësaj,terë këtij skenari i parapriu Kryerebeli Shpend Ahmeti,i cili gjatë gjithë skenarit te arratisjes së rebeleve,vetë ndejti i fundit.Kryerebeli se bashku me”bandën”e rebelëve tjera,sipas premtimeve iu afru pushtetit,po bashkëpunon me pushtetin,po ia jepë votat kur ti duhën,u futën në Ekipin për dialog me Serbin pa kurrfarë autorizimeve në këtë drejtim.Bile Kryerebeli Shpend Ahmeti edhe u zgjodhë si z/kryesues. Këta janë deputet falso,sepse de facto këto mandate i vodhën nga LVV te cilës edhe i takojnë.Por.një gjë dihet,e dinë çdo kushë,se Shpend Ahmeti le të merrë pozita çfare do çoftë ai kurr nuk mund te jetë më i fortë karshi LVV,kurse Albin Kurtit nuk mund ti afraohet as deri te zogu i këmbës,sepse Ahmeti do te mbetet një kurgja,një hiç ndaj figures me emblematike sot në Kosovë i cili,jo vetem Shpend Ahmetin por te gjithë lideret tjere po i gjuan në berllog ne te gjitha sondazhet.Natyrysht sepse ate populli e donë,është sinonim i tyre,është shpresa e tyre për një të ardhme më te mirë dhe dinjitoze.

Kohët e fundit midis LVV dhe këtyre rebelëve ka nisë një fushatë e papresedan midis tyre plasi sherri midis tyre,sigurisht me iniciativën e punëdhënsve te tyre nga PDK-ja,duke tentuar se kush po e fyen e njollos më shumë njeri tjetrin siç janë këqëqeverisja e keq ne komunën e Prishtinës.Bile,për këto “shpifje”të LVV Shpend Ahmeti e paska ba një padi te kotë në gjykatë,sepse argumentet e tij nuk janë të skata,bile qumshti i Shpend Ahmeti veq është tani kos,kurse Jahta e Devollve ësht hala gadi për te.
Dikur Shend Ahmeti tutj,dridhëj nga Albin Kurti,mshefej birucave për tu mos u taku me Albin Kurtin,sepse e kishte kaqikun e vogël më u taku më viganin e LVV partria e të cilit po rritet për çdo ditë,kjo u pa me 28 shtator 2018 kur i vetem ne protesta e dridhi të Terë Prishtinë dhe Kosovën,kurse rebelet në çfarëdo rrethanash ne zgjedhje do te pesoi debakët dhe fijasko.

Thirrja e Shpend Ahmetit në një duel tv me Albin Kurtin është më se qesharake dhe budallallak i sojit te Shpend Ahmetit,sepse Shpnd Ahmeti është i vogël sa bubrreci për tu ballafaquar me Liderni par exselance të Kosovë,do te ishte nençmim jo vetem thirrja ne dual poredhe neçmim për Albin Kurtin i cili është Lidër i përmasve tl medha jo vetem në Kosovë por edhe jashtë.

Vuçiq: Delegacioni kosovar në Mynih po bën punë serioze

0

Gjatë një konference për gazetarë në mesin e takimeve në Mynih, presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se ka takuar për pak Enver Hoxhajn, dhe se aty ishin edhe Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

“Ata po bëjnë një punë serioze, kanë një konsullatë të jashtëzakonshme këtu në Mynih, dhe kanë sjellë të gjithë që kanë mundur, edhe Enver Hoxhajn pasi ai flet përsosur gjuhën gjermane. Gjithçka që ata bëjnë është të na shfaqin neve në një mënyrë të ndryshme, dhe flasin për cenueshmërinë e tyre. Ata flasin çfarë evropianët dëshirojnë të dëgjojnë“, ka deklaruar Vuçiq për delegacionin kosovar.

Vuçiq ka shtuar se do të punojë edhe në orët e natës që të bëjë atë që është më e mira për Serbinë në panelin e nesërm ku do të marrë pjesë së bashku me presidentin Hashim Thaçi.

“Ne do ta flasim të vërtetën sigurisht, por do ta zgjedhim taktikën më të mirë për Serbinë“, ka deklaruar Vuçiq.

plotë të reciprocitetit për Luginën

0

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa është takuar me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj njëherit kordinator i ekipt shtetror të Kosovës për bisedimet Prishtinë-Beograd.