27 C
Bujanovac,Preshevë
E enjte, 25 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 14

Të dielën ndryshon ora, a do të jet viti i fundit i ndryshimit të orës?

0

Shumica e vendeve të Europës do t’i zhvendosin akrepat përpara për një orë të dielën, më 31 mars 2019.  Momenti zyrtar i ndryshimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para, duke shënuar 03:00.

Në shtator të vitit 2018, Komisioni Europian nxori një projekt-direktivë.

Në një sondazh publik, më shumë se 80% e 4.6 milionë të anketuarve votuan për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës sezonale, por shtetet anëtare të BE-së u bënë thirrje për më shumë kohë para se t’i japin fund kësaj praktike.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Europën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Nëse vazhdon të ndryshojë ora sezonale, atëherë llogaritja dimërore e kohës do të fillojë nga 27 tetori 2019, duke u kthyer akrepat për 60 minuta pas./21Media 

Shqiptarët ia blejnë dyqanin e fundit serbëve në Bujanoc, Qendra e qytetit në duart e shqiptarëve

0

Lokali i vetëm në sheshin K.Petrovic në qendër të Bujanocit i cili kishte qenë në pronësi të sërbëve tashmë ka kaluar në pronësi të shqiptarit dhe kjo ka trazuar serbët lokal edhe pse jo publikisht kjo i ka shqetësuar ata, duke plasuar informata dhe deklarata në mediat lokale serbe.

Kompania Heba, e cila është në pronësi të kompanisë Nektar nga Baçka Pallanka, e ka shitur lokalin në qendër të Bujanocit në të cilin gjendet marketi “Sprint”. Ky lajm është konfirmuar për mediat lokale serbe nga vet pronarët e Sprint marketit por edhe nga burimet brenda kompanisë Heba, të cilë nuk kanë qenë të kënaqur me vendimin e pronarëve. Kompania Heba kohë më parë ka shitur edhe parcelën e cila gjendet ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe repartit të kompanisë Jumko përballë Shtëpisë së shëndetit.

Transakcioni i mjeteve është kryer ditë më parë ndërsa pronarë i lokalit tashmë është shqiptarë nga fshati Lluçan i Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Zvicërr. Pronarët e marketit Sprint, të cilët për dhjetë vite janë qiramarrës të lokalit që nga privatizimi i Hebës, kanë dashur që nga ajo të blinin lokalin, por në disa raste kanë marrë përgjigje se nuk është në shitje. Tani ata prisnin që, nëse ata kishin vendosur të shisnin, Heba së pari atyre t’ia oforojë lokalin për blerje.

Kjo nuk ndodhi, por krejt rastësisht ata ishin informuar se lokali ëhstë shitur, kështu që tani shpresojnë të bien dakord me pronarin e ri për të vazhduar dhënien me qira, kanë thënë burimet brenda marketit Sprint, të shqetësuar rreth shitjes së lokalit. Sipas të dhënave jozyrtare mësohet se lokali në bazë të hapsirës që ka është paguar rreth 150,000 deri 200,000 euro. Çmimi për metër katrorë i hapsirave tregtare në shesh është 2,500 deri 3,000 euro për metër katror.

Nga ana tjetër sërbët lokal aspak nuk e kanë mirëpritur këtë gjë, sepse sipas tyre blerja e dyqaneve dhe shtëpive nga shqiptarët po rrezikon shpërnguljen e tyre, qëndrim që nuk konsiston njetë edhe nga pala shqiptarë.

Haziri: Kufiri nga Qukarka në Ristovc të Bujanocit do të jetë një ndarje historike?

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se si e sheh ai ndryshimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai në emisionin “BlicInterviesë” ka thënë se në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe as Serbia nuk ka çka kërkon.

Sipas tij, Kosova nuk guxon të bije në grackën e shkëmbimit të territoreve, por shton se një definim i mundshëm mund të çonte në një marrëveshje që ai e quan historike, mes Kosovës e Serbisë.

“Në parimet që unë besojë se do të jenë në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe Serbia nuk ka çka kërkon, përveç situatës që e ka detyruar mbas luftës në Kosovë që është mos shtrirja e autoritetit dhe sovranitetit të Republikës në veri”.

“Kosova nuk guxon me ra në grackën e shkëmbimit të territoreve por në marrëveshje eventuale të definimit për herë të parë, historik të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë i bije që vendkalim siç është fshati Qukarkë dhe Ristovc tek Bujanoci, do të jetë një ndarje historike mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonaseve si pjesë e ri-organizmit e cila e konfirmon mos prekjen e kufijve të Maqedonisë, defakto dhe dejure ndërsa e rregullon rregullimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Unë besoj që shuhet çdo lloj aspirate ose ambicie territoriale që mund të ketë sepse fundja problemi i shqiptarëve dhe serbëve është problem territorial”

Musliu: Le ta vlerësojë populli përse KKSH nuk i dha mirënjohje Jonuz Musliut për kontributin në Referendum

0

Këshilli Kombëtarë Shqiptarë me rastin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 kur shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes Referendumit i thanë PO, bashkangjitjes me Kosovën, ndau Mirënjohje për përfaqësues të caktuar politik, që në këtë rast ishin PVD dhe UDSH, duke përvetësuar interesin e gjithë popullatës shqiptare të kësaj treve në dy subjekte politike. Presheva.com, për dy ditë radhazi ka kontaktuar persona të cilat më 1 dhe 2 Mars të vitit 1992 kishin dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm e të cilët asnjëherë nuk u përmendën në deklaratat e liderëve, të cilët ishin harruar edhe nga KKSH. “Referendumi nuk ka qenë i PVD-së as i PDSH-së edhe pse i përkas njërit prej këtyre subjekteve politike, nuk mund të pajtohem me kryetarin e KKSH Ragmi Mustafën i cili ka bërë selektimin se kujt ti ndahen mirënjohjet
Kam kontribuar në atë periudhë me të gjitha mundësit që kam patur, kam bartur materialin e votimit me shumë rreziqe sikurse edhe disa shokë të mi. Nuk po i them këto fjalë pse nuk kam marë mirënjohje, po i them sepse disa prej të dekoruarve nga Ragmi Mustafa nuk e meritojnë as edhe një shkronjë të asaj Mirënjohje” është shpehur njëri ndër kontribuesit e Referendumit i njohur për redaksinë, i cili për shkaqe familjare ka dashur të mbesë anonim. Nga ana tjetër gjatë bisedës telefonike me kryetarin e LPD-së Shqiprim Musliun, djalin e atdhetarit Jonuz Musliut, mësuam se, kontributi Jonuz Musliut në Referendumin e 1 dhe 2 Marsit ka qenë i pazëvendësueshëm kontribut i cili vazhdoi edhe gjatë periudhave më pas, deri te lufta e lavdishme e UÇPMB-së, e që u harruar në momentin ku u ndanë mirënjohjet. “Kontributin e Jonuz Musliut le ta vlerësojë popullata, ata e dinë më së miri se sa ka kontribuar babai im. Normal që nuk mund të jemë i kënaqur me anashkalimin në ndarjen e Mirënjohjeve me rastin e Referendumit sepse jetësimin e Referendumit e ka mundësuar UÇPMB dhe kontributin e Jonuz Musliut në këtë drejtim e dinë të gjithë” është shprehur kryuetari i LPD-së Shqiprim Musliu. Vlenë të theksohet se në Akademinë përkujtimore më rastin e përvjetorit të Jonuz Musliut është folur aq shumë për kontributin e tij të dhënë gjatë Referendumit sa që ka qenë e pamundur të harrohet nga KKSH./presheva.com

Thaçi: Asnjë milimetër e Kosovës nuk mund të cenohet pa shkelur mbi trupin tim

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në Samiti i Diasporën, bashkë me shumë personalitete të njohura.

Ai në fjalimin e tij ka folur për ushtrinë, dialogun, taksën, SHBA-të, BE-në e shumë çështje tjera politike, raporton Indeksonlin

Thaçi ka theksuar se Kosova nuk ka vetëm miq e partner, por ka edhe kundërshtar të pavarësisë që e ngadalësojnë procesin e avancimit.

“Kosova ka bërë progres të madh e që është kontribut i të gjitha partive politike e i çdo komuniteti fetar. Kosova është në rrugë të sigurt euroatlantike. Po ashtu, ushtria e Kosovës do të jetë e paqes, multietnike dhe do të lëviz shpejt drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë tutje Thaçi.

I pari i Kosovës ka shtuar se Kosova ka pasur pengesa edhe për ushtrinë, por se është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-ve, për të cilën ka mirënjohje të veçantë.

“Jemi në një moment të ri, të volitshëm, kur Kosova me mbështetjen e SHBA-ve, BE-së, pas themelimit të delegacionit shtetëror, ligjit për dialog, platformës për dialog, po angazhohet që të hy në dialogun përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë për arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka potencuar Thaçi.

Sipas tij, synimi i Kosovës është që të arrihet një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot ka ide të ndryshme, por ajo që dua të them është kjo: nuk do të lejoj në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare ku do të participoj edhe Rusia. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë çmim nuk do të lejoj të qarkulloj ideja për union ballkanik që është cenim i vendit tonë, i vlerave euroatlantike dhe rikthim prapa për vendin tonë”, ka thënë tutje Thaçi.

Ai tha se u ka kërkuar propozuesve të kësaj konference që të heqin dorë nga kjo ide, e cila nuk është në interes të popullit.

“Shkëmbimi i territoreve keni dëgjuar shumë gjatë kësaj vere, kurrë nuk do të ndodh, për shkëmbim kam folur edhe më herët, dua të theksoj se shkëmbimi është pazar dhe askush nuk do të lejojmë të bëj pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta cenoj askush një milimetër të territorit të Kosovës. Askush nuk do të mund ta cenoj as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmanin, e asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Korrigjimi i kufijve po sepse nuk ka njeri në borë që mund ta mohoj angazhimin tim për realizimin e aspiratave me të drejtat legjitime të luginës së Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit pa u cenuar territori i Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se “Ata që flasin sot për ndarje, janë ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin janë miqtë ë Radojicicit që i kam dëbuar nga Kosova”. /Indeksonline/

Vuçiq nuk i përmend Preshevën e Bujanocin, thotë se Medvegja dhe Banja e Sijarinës mbesin në Serbi

0

Vuçiq në vizitën e sotme që ka realizuar në Medvegjë, ka thënë se ky qytet do të mbetet në Serbi së bashku me Banjën e Sijarinës, ndërkohë nuk i ka përmendur fare Preshevën dhe Bujanocin.

Kreu i shtetit serb, gjithashtu, ka ftuar banorët që të vazhdojnë të punojnë e investojnë sepse asgjë nuk do të ndodhë me Medvegjën.

Ai gjatë vizitës së tij në Vlastonicë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen për këto deklarime të Prishtinës, të cilat ai i konsideron si kërcënime.

Për këtë çështje ka folur dje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e cila ka thënë se deklarimet e Thaçit se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës mund të jetë vetëm një ëndërr.

“U bëj thirrje institucioneve në Prishtinë t’i kthehen realitetit. Të mos i ngrenë barrierat dhe t’i kthehen dialogut”, ka thënë Brnabiq.

Në Serbi dhe Kosovë janë duke qëndruar delegacione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët po kërkojnë vazhdimin e dialogut, heqjen e taksës.

David McAllister, raportues i BE-së për Serbinë, lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, ka deklaruar se nuk e përkrahin krijimin e shteteve një etnike.

Delegacioni i kryesuar nga ai, pjesë e të cilit është edhe raportuesi për Kosovë, Igor Soltes, do të vizitojnë edhe Kosovën.

Kërcënimi që sollën njerëzit e Trump: Nëse nuk hiqet taksa e tërheqim ushtrinë

0

Njerëzit e Trumpit, në takimet e shumta që kanë zhvilluar sot me spektrin politik, përvec tjerash, kanë kërcënuar se nëse Kosova nuk ia heq taksën produkteve serbe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të tërheqin trupat ushtarakë nga Kosova. Aktualisht SHBA ka rreth 650 trupa në Kosovë kryesisht në stacionuar në kampin Boondsteel bazën më të madhe amerikane në Evropë.

Një burim i besueshëm i Gazetës Express, që sot ka qenë në takim me delegacionin amerikan ka thënë se njerëzit e administratës Trump e kanë kërcënuar Kosovën edhe tërheqje trupash nga Kosova.

Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime të subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme”, ka shkruar në reagimin e tij Ahmeti.

Ndërkaq, para amerikanëve është zbutur Fatmir Limaj, partneri i Haradinajt i cili deri tash po e përkrahte taksën dhe qëndrimin e Kryeministrit për mosheqjen e saj.

Limaj ka thënë se duhet të merren parasysh këshillat e amerikanëve që çojnë në fillimin e dialogut.

Gjatë ditës delegacioni ka takuar një pjesë të deputetëve të disa partive opozitare. Në takim ishte marrë pjesë deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi; deputeti i Alternativës Ilir Deda dhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik që s’është raportuar se ka pasur ndonjë takim me delegacionin nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë të SHBA’së.

Ish –Sekratari Mattis para se të merrte pozitën gjatë një dëshmie në janar të vitit 2017 para senatit, kishte thënë se prania e ushtarëve amerikanë është kritike për të siguruar stabilitetin në rajon. Ai kishte thënë se para largimit do të ishte e mençur që FSK të marrë mandatin për të siguruar mbrojtjen territoriale

Filloi ndryshimi i territoreve, forcat sllovene vijnë në kufirin në Preshevë

0

Sllovenia sot ka dërgoi një grup prej 19 policësh në Luginën e Preshevës për të ndihmuar kolegët serbë të kontrollojnë rajonin, njofton “Presheva Jonë”, duke përkujtuar se sllovenët po ashtu ishin të parët që u instaluan në Kosovë para shkëputjes, në kohën e “Jugollavisë”.

Zyrtarët e policisë sllovene do të kryejnë detyrat e tyre në kalimin e shtatorit në kufirin serbo-maqedonas, në komunën e Preshevës.

Ata do të punojnë në uniforma, do të përdorin automjete dhe pajisje zyrtare, thuhet në deklaratë.

Detyrat, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të policisë sllovene rregullohen me një protokoll të nënshkruar nga ministritë e brendshme të Sllovenisë dhe Serbisë dhe bazuar në një marrëveshje të nënshkruar më 6 dhjetor 2016 në Romë.

Bërnabiq i rekomandon Thaçit të kthehet në realitet: S’mund ta merrni Luginën

0

Bërnabiq ka theksuar se politikanët që japin deklarata të tilla duhet të kthehen në realitet dhe të kuptojnë rregullat e sjelljes së shekullit 21.

“Le të shkojmë në dialog dhe të bashkëpunojmë, mos të ngrisim pengesa”, ka thënë ajo duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të kishte demarkim me Kosovën a do të kërkohen tri komuna në Serbi, përcjell lajmi.net.

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do të jap dorëheqje ose do të thërras referendum nëse Kuvendi nuk e miraton marrëveshjen me Beogradin në të cilën do të ishin edhe tri komunat shqiptare, Bujanoci, Presheva dhe Medvegja. /Lajmi.net/

Mesiç: Serbia të njohë Kosovën dhe më pas të bisedohet për korigjim të kufirit

0

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka ftuar Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe më pas të ulet në tryezën e bisedimeve për temën e ndryshimit të kufijve.

“Unë nisem nga ajo se arkitektura e vendeve europiane, këtu përfshij edhe Kosovën, ka përfunduar. Pra, kur një ditë Beogradi dhe Prishtina të vendosin marrëdhënie normale, atëherë mund të flitet për ndonjë çështje alogjike në ndonjë pjese të kufirit. E dini, asnjë kufi nuk është deri në fund ‘letër e shenjtë’ që të mos ndryshojë diçka, por së pari duhet njohur shtetin me të cilin bisedohet”, ka thënë Mesiç.

Politikani që shërbeu si president i Kroacisë për 10 vite tha se Beogradi nuk duhet të bëjë sikur nuk i kupton faktet historike dhe se Prishtina e Beogradi duhet të vendosin marrëdhënie të ngushta.

“Beogradi bën sikur nuk i kupton faktet historike, Kosova përfundimisht është shtet dhe duhet vendosur sa më parë marrëdhënie sa më të ngushta. Në fakt Beogradi, nuk është e thënë ta njohë menjëherë Prishtinën, por duhet patjetër të lejojë që kufijtë të hapen, që njerëzit të komunikojnë që kapitali të gëzojë të drejtën e qarkullimit dhe shërbimet të gëzojnë të drejtën e kalimit”, deklaroi Mesiç.

“Nëse Lugina i bashkohet Kosovës në marrëveshjen me Serbinë dhe Kuvendi s’e aprovon, jap dorëheqje”

0

Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum.

“Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo. Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkëngjiten Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqjen ose shpall referendum”, ka deklaruar Thaçi në Report Tv.

“E di që në referendum fitoj 80%, sepse 99% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc e përkrahin bashkëngjitjen me Kosovën, dhe rreth 75-80% e qytetarëve të Kosovës aktualisht e mbështesin këtë bashkëngjitje. Kështu që unë po përçoj vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të Preshevës”, është shprehur ai.

Ai mohoi që marrëveshja përfshin lëshim të territoreve nga Kosova.

Presidenti i Kosovës deklaroi se është gati që të shkojë në Hagë, nëse Gjykata Speciale e thërret.

Thaçi po ashtu i bëri thirrje Haradinajt nga Tirana që të heqë taksën për mallrat nga Serbia, duke vlerësuar se ato po futen kontrabandë dhe miqësia me SHBA-në po dëmtohet.

“Koha e vdekjeve ka kaluar”, Vuçiç kërkon marrëveshje me Kosovën

0

Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do t’i mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë më shumë dhe më fuqishëm sesa ata që i mbajnë ligjërata për këtë.

Vuçiq ka potencuar se është e domosdoshme që serbët ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre historike, duke thënë se fakti që nuk iu kundërvihet shqiptarëve dhe të tjerëve nuk iu kundërvihet me fjalë të forta, “kjo nuk paraqet dobësinë tonë [serbëve]”.

“Kjo nuk do të thotë se ne do t’i japim dikujt diçka nga interesat tona kombëtare. Të gjithë ata që tash rrahin gjoks, ose i kanë dhënë tashmë të gjitha, ose do t’ua jepnin të tjerëve atë që është e jona”, tha Vuçiç.

“Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe gjithmonë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç në bisedë me qytetarët në Varvarin, në afërsi të Veliko Drenovo të Dobrica Qosiqit, autorit të trilogjisë “Koha e vdekjes”, përçoi mesazhin se dëshiron të besojë se “koha e vdekjeve ka kaluar, dhe ka ardhur koha e jetës së fëmijëve tanë”.

“Për ne, gjëja më e rëndësishme është t’i përkushtohemi të ardhmes, të mendojmë për punë. Mos u shqetësoni, siç e kam bërë në ballafaqim me Thaçin edhe më fuqishëm do të mbroj interesat e Serbisë, sesa ata që ne të mbajë leksione mua, sepse unë e dua Serbinë dhe popullin tonë”, tha ai.

Ai rikujtoi se, “në vitet ’90 derisa kemi folur luftërat, nga Serbia njerëzit janë shpërngulur dhe Serbia duhet të mbrohet me natalitet më të lartë”.