27 C
Bujanovac,Preshevë
E enjte, 25 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 13

Vazhdojnë ikjet e qytetarëve nga Kosova

0

Radhë të gjata të të rinjve janë parë para ambasadave afër “Parkut të qytetit” në Prishtinë. Ata kanë pritur me orë të tëra për të aplikuar për viza pune për në shtetin e Kroacisë. Këto pritje të gjata tregojnë më së miri rritjen e trendit të ikjes të të rinjve nga Kosova.

Mungesa e vendeve të punës dhe humbja e shpresës janë arsyet kryesore që po i shtyjnë të rinjtë ta braktisin vendlindjen e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë.
Kroacia është shteti për të cilin kanë shprehur interesim më të madh të rinjtë për të shkuar dhe punuar për shkak të procedurave më të lehta.

Por pavarësisht kësaj, ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte mohuar se të rinjtë po e lënë Kosovën, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar nga të rinjtë që mos ta braktisin vendin e tyre. Veseli ka thënë se shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat. Ndërsa Deputeti i VV-së, LIburn Aliu ka thwnw se qytetarët po ikin jashtë vendit pasi që Kosova po përballet me ngecje në zhvillimin ekonomik.

Salihi akuzon Partinë Demokratike për ideatorë të ndarjes së pushtetit 60-40 me serbët në Bujanoc

0

Rahim Salihi nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit ka reaguar ndaj aktivitetit të forumit të Partisë Demokratike të cilët kishin vendos transparent me mbishkrime kundër qeverisjes aktuale lokale.

Salihi përmes një shkrimi në facebook ka shkruar pë rata se ju që ambulancën e falët dy here, e shkarkuat drejtorin shqiptarë para kohe, emëruat at serb dhe e zëvendësuat përsëri jo për ta përmirësuar gabimin e parë por për të gabuar për së dyti.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Rahim Salihit:

Si nuk ju vjen turp sot për të bëmat e juaja dje?

Kujt po i shitni mend për udhëheqje të drejtë e pushtet shqiptarë? A bash po mendoni që jeni larë e shpërlarë sa që keni të drejtë morale të flisni sot?

Ju, që ambulantën e falët dy herë. E shkarkuat drejtorin shqiptarë para kohe, emëruat at serb. E zëvendësuat përsëri. Jo për ta përmirësuar gabimin e parë por për të gabuar për së dyti.

Ideatorë dhe kreatorë të ndarjes së pushtetit 60 – 40.

Ju, që gjuhën shqipe e bastarduat dhe shkarravitët po në këtë institucion. Që larguat mjekë e motra medicionale me vendime pune dhe që të njejtët u kthyen në punë nga gjykata. I larguat e ne i kthyem. Jo vetëm kaq, por edhe morën dëmshpërblime për dëmet që ju i bëtë.

Si nuk ju vjen turp sot të flisni ju për qeverisje të mirë. Ju pushteti i rreth – rrotullimit skandaloz e sheshit të shkatërruar? Fontanave të prishura dhe punës shkel e shko.

Asfalto maniak,

Na thuani vetëm një punë të vetme që keni bërë gjatë mandatit 2012 – 2016 e që është bërë pa asfalt e beton. Pa kocka e pa pllaka. Prandaj edhe jeni pushteti i asfaltit. Jeni asfaltomaniakët. Asfaltomania vet.

A e mbani në mend që të gjitha shkollat shqipe i keni pasur me udhëheqës në cilësi të Ushtruesit të drejtorëve. I emëronit të premteve e shkarkonit të hënave. E që të njejtat i keni stërmbushur me aktivist partiak dhe që pa asnjë fije turpi i shantazhoni e kushtëzoni edhe sot? I keni bërë normat e orëve copë copë. Dikujt dy e dikujt tri orë. Dikujt 7 mij e dikujt 10 mij dinarë rrogë.

Si nuk ju vjen turp të flisni dhe vajtoni për mësuesit shqiptar të pa punë kur edhe sot kuadrot e juaja udhëheqin gati se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit.

Në vend se t’i fotografoni ata duke punuar si muratorë, thirrni drejtorat e juaj dhe angazhoni këto kuadro të japin kontributin e tyre në ngritjen e dijes e jo ngritjen e mureve dhe punëve fizike.

A nuk ju vjen turp kur drejtorët që udhëhoqen me ndërmarrje publike në kohën tuaj, sot denohen me burg. E ju heshtni. Nuk i shkoni as dëshmitarë në gjykatë. Ju që njerzit e besueshëm të partisë tuaj i shfrytëzoni, keqpërdorni, urdhëroni të largojnë shqiptarë nga puna dhe në fund i harroni. I leni vetë. I paraqitni si të padëgjushëm.

Çfar qeverisje ishit ju?

E përçarjes dhe diferencimit politik. Hasmërisë dhe shantazhimit. Inçizimit të ndërsjellë dhe kushtëzimeve të mëvonshme. Largimit të shqiptarëve nga puna dhe luftimit të kundërshtarëve politik.

Dhe sot shitni mend.

Pushteti i Budës së Vrajës që asnjëherë nuk patët as guximin ta votoni Skenderbeun për Sheshin e Bujanocit.

E leje që shitni mend, por, mundoheni të na bindni se Bujanocit të të rinjëve i nevojitet edhe njëherë “kryetari historik”.

Ai që ka po aq vite pushtet sa ka jetë çdo i ri që vitin e ardhshëm do të votojë për herë të parë

Alarmante: Kosova në gjunj, mbi 50 plaçkitje për 3 muaj, shumica banka

0

Alarmante: Shteti në gjunj, mbi 50 plaçkitje për 3 muaj, shumica banka

Kohëve të fundit në vendin tonë është rritur numri i plaçkitjeve të armatosura, e më shqetësuese janë ato nëpër bankat e vendit. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë raportuar mbi 50 raste të tilla.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në dy mujorin e parë të 2019-tës, janar e shkurt, janë shënuar mbi 40 raste të grabitjeve, ku shumica prej tyre kanë qenë të armatosura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim, ka thënë se 25 raste të grabitjeve janë evidentuar gjatë muajit janar, derisa edhe 21 të tjera në muajin shkurt.

“Ne rastet i evidentojmë sipas kodit penal të RKS-së, në vitin që po lëmë pas( 2018) jane evidentuar gjithsej 297 raste te grabitjeve, ndërsa në janarin e vitit 2019 jane evidentuar

25 raste të grabitjeve, kuse gjatë shkurtit 21 raste. Disa nga këto raste të dyshuarit kanë poseduar armë, por jo në të gjitha rastet”, ka thënë Hoxha

AKTUALE

Alarmante: Shteti në gjunj, mbi 50 plaçkitje për 3 muaj, shumica banka

MË: 7 PRILL 2019 NË ORA: 16:50

Foto ilustrim

Kohëve të fundit në vendin tonë është rritur numri i plaçkitjeve të armatosura, e më shqetësuese janë ato nëpër bankat e vendit. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë raportuar mbi 50 raste të tilla.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në dy mujorin e parë të 2019-tës, janar e shkurt, janë shënuar mbi 40 raste të grabitjeve, ku shumica prej tyre kanë qenë të armatosura.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim, ka thënë se 25 raste të grabitjeve janë evidentuar gjatë muajit janar, derisa edhe 21 të tjera në muajin shkurt.

“Ne rastet i evidentojmë sipas kodit penal të RKS-së, në vitin që po lëmë pas( 2018) jane evidentuar gjithsej 297 raste te grabitjeve, ndërsa në janarin e vitit 2019 jane evidentuar 25 raste të grabitjeve, kuse gjatë shkurtit 21 raste. Disa nga këto raste të dyshuarit kanë poseduar armë, por jo në të gjitha rastet”, ka thënë Hoxha.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri, e vetëm disa prej tyre kanë përfunduar me sukses.

Sidoqoftë, disa raste të grabitjeve janë shënuar edhe muajin që lam pas, shumica prej tyre nëpër banka të vendit.

Por në anën tjetër, grabitjet e mëdhaja po rrisin pakënaqësitë e investimeve të huaja në Kosovë, të cilat janë të pakta.

E për të parandaluar një gjë të tillë, deri tani Qeveria ka marrë vetëm një veprim, që MPB t’i pajisë me armë të gjata policët, gjë e cila nuk ka sjellur shumë rezultate.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u shënua edhe një rast i grabitjes me armë, madje hajdutët me forcë, duke e sulmuar me bombë, kanë hyrë në objektin e TEB’it, ku raportohet se i kanë marrë të gjitha paratë

Bujanoc: Serbët lokal kërcënojnë me jetë biznesmenin shqiptarë, pushteti po heshtë

0

Lokali “Toskana” pronë e biznesmenit shqiptarë Avni Ajetit në Bujanoc është lokali i parë pas konflikteve të armatosura i cila i ka shërbyer popullatës në këtë lagje të qytetit, por që atëherë serbët lokal veçanarisht ata të banesave ku edhe gjendet lokali e kanë kundërshtuar duke shantazhuar me ide të ndryshme si dhe me njëllosje me ngjyrë të zezë në muret e lokalit deri te iniciativat e ndryshme se gjoja renovimi po rrezikon sigurin e ndërtesës dhe deri të kercënimi me jetë. Përgjatë kësaj periudhe mëse 6 herë serbët kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme, duke shkruar grafite, kërcënim me jetë e deri të vjedhja e makinës së pronarit, por Ajeti asnjëherë nuk është dorëzuar, ai e ka ngjyrosur renovuar dhe lokali (Piceria Toskana) gjithnjë ka qenë në shërbim të qytetarëve.

Kohëve të fundit afera ndaj këtij lokali prap është aktivizuar kur pronari ka dashur që ti kryej disa renovime të vogla, sikurse i bëjnë gjitha lokalet tjera, me këtë rast sipas djalit të tij Artonit, në një bised për presheva.com, serbët po tentojnë që ta pengojnë në të gjitha mënyrat, duke kërkuar nga organet kompetente që ti ndërpresin punimet, se gjoja po rrezikohet siguria e ndërtesës me rastin e renovimit. Familja Ajeti këtë e konsideron si presion të palës serbe dhe asgjë tjetër, sepse sipas tyre ndoshta edhe po i pengon që një shqiptarë ta ketë lokalin në këtë zonë ku ndëgjohet muzik në gjuhën shqipe. Djali i pronarit në rrjetin e tij social iu ka drejtuar dhe organeve komunale që të ndërmarrin diçka në këtë drejtim sepse siç ka shkruar ai, prindi i tij gjithmonë ka qenë taksapagues i rregullt dhe se lokali është pronë private. Në postimin e tij Arotni ka shkruar:“Çfar po ndodh 2001-2019 në Bujanoc” Presion i vazhdushëm ndaj prindit tim biznesmen që 30 vite Avni Ajeti ndonëse tatim pagues i rregullt dhe kontribut të vazhduëshem në çdo sfer kurdoher për Komunn e Bujanocit. Presion për renovimin e lokalit “Toskana” nga banorët serb i vazhdueshëm që nga viti 2001-2019 disa her të demoluar lokalin në prap nuk jemi tërhequr dhe jo vetëm kjo por dhe kërcënime me jetë dhe vjelljen e mjetit Mercedes. I bëjm thirrje instutucionit më të madh, Komunës së Bujanocit mos të heshtë por të jetë transparent për të gjith njesoj. Ligjit të vazhdojë për të gjith njësoj. Prona është e jona, ka shkruar Ajeti.

Sa janë dembelë shqiptarët

0

Një raport tregon se shqiptarët nuk e kanë marrëdhënien shumë të ngrohtë me punën.

Sipas raportit, ata kalojnë disa dekada të jetës së tyre në dembelizëm.

Përfaqësues të OSBE-së takime në Bujanoc edhe për arsimin shqip

0

Ambasdori i OSBE-së në Serbi Andrea Orizio së bashku me komesarin e lartë për pakica kombëtare në OSBE, Lamberto Zanier gjatë vizitës që bëri në komunën e Bujanocit, takuan edhe studentët e fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.

Gjatë diskutimeve me studentët ata folën për shumëgjuhësinë dhe cilësinë e edukimit si mjet për avancim personal dhe professional, shkruan Titulli.com.

“Kemi folur me përfaqësuesit e studentëve dhe nga ata kam dëgjuar inciativa shumë të mira”, tha Lamberto Zanier.

Ata u shprehën se OSBE ka investuar në mësimin e gjuhës serbe për studentët shqiptar dhe mësimin e gjuhës shqipe për studentët serb me qëllim që të ndërtojnë të ardhme të përbashkët në territorin e komunës së Bujanocit dhe përreth.

Duke folur për rëndësinë e edukimit Andrea Orizio tha se akademia ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërive evropiane, raporton Titulli.com.

“Toleranca dhe sundimi i ligjit janë ndoshta ndër më të rëndësishmet për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit”, tha mes tjerash Orizio.

Përfaqësues të OSBE-së dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio morën pjesë edhe në takim me palët e interesuara për funksionimin e fakultetit ekonomik në Bujanoc si dhe  zhvilluan biseda për tekstet për shkollat shqipe me ministrinë e arsimit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë së Serbisë, Mladen Sharceviq./Titulli.com/

Vuçiq: Shqiptarët po e bëjnë gabimin që e bëmë ne në vitet e 90-ta

0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur rreth dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruan ‘rts’, Vuçiq ka thënë se shqiptarët aktualisht nuk e dinë se çfarë po duan, dhe se po e bëjnë gabimin që Serbia e kishte bërë gjatë viteve të 90-ta.

“Mendoj se shqiptarët nuk e dinë se çfarë po duan, dhe mendoj që ne e dimë një gjë të tillë për herë të parë. Shqiptarët po e bëjnë gabimet që ne i kemi bërë gjatë viteve 1990”, ka thënë Vucic.

Ndër të tjera ai ka thënë se është më mirë që të ketë edhe 100 vjet bisedime, se sa një ditë luftë

“Pavarësisht se çfarë jemi, ne nuk jemi budallenj. Më mirë 100 vjet bisedime se sa luftë për një ditë”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, Vucic ka thënë se është një ide e cila mund të dërgoj në zgjidhje, por që aktualisht nuk ka asgjë të qartë pasi që Gjermania nuk e përkrah një nismë të tillë./GazetaExpress/

Serbia “angazhon kompani” për të lobuar në lidhje me Kosovën

0

Qeveria e Serbisë ka angazhuar kompaninë “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” për të lobuar për të në Uashington, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Siç thuhet në një dokument zyrtar që është paraqitur në Sekretariatin amerikan për Drejtësi, më 29 mars, kompania e lartpërmendur do të lobojë për Serbinë “te të githa palët e interesuara në SHBA, në lidhje me çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal” që përfshijnë klientin – në këtë rast Serbinë – dhe Kosovën.

Ky dokument, siç raporton Zëri i Amerikës, përfshin edhe kontratën midis kompanisë në fjalë dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Serbisë.

Në ueb-faqen zyrtare, “Cleary Gottlieb Steen” prezantohet si kompani e jurisprudencës globale.

Përplasje e frikshme mes një Golf 4 dhe Audi 80, në rrugën Gjilan-Bujanoc

0

Një aksident i frikshëm, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz ka ndodhur sot tek vendi i quajtur Banja e Dobërqanit
Një Golf 4 është përplasur me një veturë të tipit Audi 80 në rrugën Gjilan-Bujanoc. Dyshohet që njëri nga shoferët ka qenë i moshës së mitur.

Aksidenti ka patur dëme të mëdha materiale, por sipas informacioneve të para, nuk ka viktima./Indeksonline/

Shqiptaret nga Kosova ikin drejt europes

0

Një grup qytetar të Kosoves gjat javes kaluar iken nga vendi tyre.Ne menyr ilegale në Kufini bosne,kroaci ne mes te dites siq shihet edhe video
Shqiptaret lëshojnë vatrat e tyre me dëshirë për shkak të qeverisjes së keqe në vend, të papunësisë, pasigurisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Keta te rinje supozojn se toka e kosoves falet sërbeve pushtimi i skenës politike shqiptare nga agjenturat sërbe, vazhdon të mbetet njëri nga pushtimet dhe sundimet më mizore që njeh historia më e re e popullit shqiptar.

https://youtu.be/JMVt2Cc7MKA

Jovanoviq: Në Serbi është ende gjallë politika që njëherë e pati dërguar në ferr

0

Lideri Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar se ceremonia e djeshme e shënimit të 20-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ka treguar se në Serbi është e gjallë politika e cila këtë vend tashmë një herë e ka “dërguar në ferr”, transmeton Koha.net.

Jovanoviq në një deklaratë me shkrim dërguar medieve, përcjell FoNet, ka thënë se në ceremoninë e djeshme ka dominuar mitomania kosovare.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili e udhëheq këtë shtet, edhe më tutje me një këmbë e do Evropën e me këmbën tjetër qëndron edhe më tej në vendin për të cilin tashmë e kemi paguar çmimin e tmerrshëm të pësimit”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka shtuar se “nuk ka nevojë që patriarku nga Nishi të flasë se çfarë duhet të mbrojmë e as Milorad Dodiku të thërrasë për luftëra të reja me mesazhet e veta të papërgjegjshme”.

Jovanoviq ka konstatuar se dy decenie pas bombardimeve nuk e kuptojmë se si u gjendemi në situatën me konflikt me tërë botën.

“Ndaj politikës që e kemi zhvilluar në vitet e nëntëdhjeta, e cila na nxori nga të gjitha radhët, pastaj ndaj asaj në vitin 1999, bota është përgjigjur me bombardime të pamëshirshme duke e shkelur edhe vetë të drejtën dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, ashtu siç kemi bërë ne në Srebrenicë e cila ka qenë zonë e mbrojtur e Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar në fund Jovanoviq.

Ghetto reperi shqiptar nga Gjilani kundershton reperat rival të muzikes rap.

0

kohën e fundit pushteti muzikes rap është marr kahje tjeter nga gjenerata e re por në fakt një ghetto reper artist real cili prezenton këngen “ghetto pour la vie” Kujtim Gilani dhe Bardhi nga Gjilani nip e daj me këtë artisti është shprehur rreth jetes se vet , konstantohet i vetmi real,

ai theksoi për artistat e rinjë në të cilat shiten në keng gangstera por në jeten e reale janë ndryshe. KUJTIM Gilani ka bërë ‘boom’ me kengen e re cili u realizua nentor 2018 sa është liru nga burgu i frances GHETTO nga Gjilani, ka qenë i ftuar me shum kengetar bashkpunimi por ai refuzoj në fjalet e tij që në rap duhet të realizon këng atë që e jeton dhe e ndjen .staffi jonë kontaktoj për një intervist po për momentin gjendet nëper rrugë të europes .shpresojm herave tjera ta realizojm një intervist.

https://m.youtube.com/watch?v=3oesD9UDB1U