26.6 C
Bujanovac,Preshevë
E enjte, 25 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 20

Të rinjtë pa shpresë në komunën e Bujanocit për vitin 2018, politika të zhvillojë ekonominë

0

Në mungesë të perspektivës në komunën e Bujanocit të rinjtë thonë se po largohen nga vendi i tyre dhe se fajtorë për këtë gjendje janë qeverisja aktuale dhe të kaluarat që nuk po mundem me krijua vende të lira të punës në këtë vend.

Disa të rinj kanë folur për Titulli.com lidhur me vitin e që po e lëmë mbrapa duke vlerësuar se faktori politik dhe institucional ka dështuar në avancimin e pozitës shqiptare në komunën e Bujanocit dhe në përmirësimin e pozitës së zhvillimit ekonomik.

Më poshtë lexoni mendimet e disa të rinjve:

Dushi një i ri nga qyteti i Bujanocit i cili ka përfunduar shkollimin e mesëm, thotë se do ta kishte bërë të njëjtë gjë sikurse familjaret e tij e shokët. Kushtet e vështira ekonomike dhe sociale thotë ai, të detyrojnë të ikësh nga vendi fatkeqësisht .

“Mbyllja e fabrikave, mos hapja e vendeve të reja të punës, situata jostabile politike, janë disa prej faktorëve kryesorë që qytetarët po lëshojnë komunat Bujanoc, Preshevë e Të rinjtë nuk kanë shpresë se një ditë do të punësohen diku, përveç në administratat komunale. Ata me të madhe po largohen nga vendlindjet duke mësyrë vendet e Bashkimit Evropian tha një studente nga fshati Tërnoc.

Shina Rrahmani: Gjatë vitit 2018 nuk jemi të kënaqur edhe aq sa zhvillim ekonomi nuk po ka. Vetëm projekte asfaltimi punësime të reja nuk ka as vende pune. Rinia largohet për një jetë sa më të mirë edhe më të sigurt zhvillimi ekonomik është në pyetje këtu tek ne edhe me deshtë me punue ski as vende të lira s’po vlen mo kur barazohesh me dikend vetëm me shkolle te mesme. Politika lokale duhet ma shumë me shikue për zhvillim ekonomik që mos të largohen rinia, një pagë minimale me na sigurua ski nevojë as në Gjermani as tjetër shtet me shkue edhe kontribuon për vendin edhe je afër familjes,por fatkeqësisht numër i madh janë largue edhe kanë mu largu se ndryshim nuk ka kushdo që vjen në pushtet.

Vigan Dalipi: Aspak, nuk jam i kënaqur me politikën lokale të komunës së Bujanocit, jo vetëm gjatë vitit 2018, por edhe në vitet e kaluara sidomos, ku partia aktuale në pushtet mori udhëheqjen lokale, ku bëri çmos dhe me çdo çmim për të dominuar bëri koalicion edhe me partitë lokale serbe vetëm e vetëm që të kundërshtojnë bashkëpunimin me partinë rivale shqiptare. Rinia po largohet me të madhe ku kjo dukuri ndjehet dhe shihet çdo dit sipas mendimit tim rinia po largohet më së shumti për shkak të pa mundësisë. Për të përmirësuar gjendjen politike dhe ekonomike në këtë vend, sipas mendimit tim personal, dua të besoj ne unifikimin e veprimeve dhe ideve të gjitha partive shqiptare e jo në kundërshtim dhe mohim të çdo bashkëpunimi në mes veti

Në komunen Bujanoc festohet Viti ri (video)

0

Bujanoci feston ndërrimin e motmoteve. Vitin që e lamë pas ishte vit i frytdhënies në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Bujanocit.

SHESHI BUJANOC

Effective Programs In The DNA Test Reviewer – An A-Z

0

When you have deciding on DNA diagnostic tests in order to verify you will be or even aren’t the daddy of your young child, do you know what a massive decision it truly is. GENETICS testing can promise a new conclusive final result for all those courts to stipulate whether a man is often a biological general of any kid delete word. This refers to a range of methods of examining deoxyribonucleic urate crystals, also known as GENETICS. So it is a good way to make sure the kid is going to a relative. GENETICS testing to get Parentage; consanguinity is an complicated method and is accomplished by competent professionals. Parentage; consanguinity GENETICS testing might be put to use to establish whether a man is the neurological dad of a kid.

DNA testing is quite a fairly easy and very inexpensive treatment. Though it has been designed for quite a few years it is only now that it has become popular among the well-known public for the reduced cost. It can also tell you if you are relatives which has a person of the same surname. When you choose in order to pursue DNA paternity testing for your child you might tend to locate the lowest priced support you can to help save a little funds.

The Characteristics of Dna Testing

If you’re even now wanting to choose whether DNA testing is best for your situation think about each of the positive aspects that set up paternity gives your child. DNA testing is finished in order to get important info or perhaps facts about crimes, to show the particular guilt or even chasteness of somebody or even for tracing relatives ancestry. It can be completed with the help dna tests compared of DNA profiling. Ancestry GENETICS screening is changing into a progressively more popular portion of genealogy research, and contains managed to get it much easier for those to learn more about their family history and ancestors.

In the event the diagnostic tests is usually achieved by CVS or even amniocentesis, then it takes about a few weeks. You would probably still must receive specialist testing if you wish this to develop straight into legitimate and should you imply to utilize this with regard to legal needs. Hereditary testing has come a very long way because it first showed in 1985. Hence, DNA assessing may also supply you with your ethnic origins. It is also called DNA fingerprint scanning service. Also, it is an important software used by tracking down bad guys. Family tree DNA evaluating offers the capability to reveal every distinctive thing about YOU.

The History of Dna Testing Refuted

For anyone finding it difficult to locate a person who can take a Paternity test that will allow you to study a specific ancestor, search for virtually every more faraway relatives (for instance, next or third cousins) to test. Secretion GENETICS tests may be shared by the laboratory within a week. DNA ethnicity test has already been readily available for everybody who would like to find out where their very own ancestors and forefathers originated. A GENETICS ethnicity evaluation will be in a position to provide you with a clearer picture.

As soon as you choose to follow a new DNA test you need to find out which kind to use! When the DNA test is completed, the results may be posted to the embassy to find the visa. Nevertheless some sort of genealogy Paternity test can offer clues to they’ve origins and will create if two people might be related, it won’t provide you with a comprehensive family tree. With respect to the purpose, it’s really a very effective way to acquire even more knowledge about your family tree.

Policia konfiskoi 10kg e 430 gram narkotik canabis

0


Me daten 29 dhjetor rreth ores 00:35 minuta
Policia e Sërbis, gjatë kontrollit në dalje te kufinit Serbi-Hungari , ka gjetur disa pako në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit  marihuan.
Është konfiskuar një sasi prej 10kg e 430 gram marihuanë u gjetën nën makinen e tipit Fiat ideja me tabela ‘NI063AR’

M.M shoferi i nacionalitetit sërb nga Nishi i jepet paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohet në Prokurorinë Publike me një ankesë penale për prodhimin dhe tregtimin e paautorizuar të narkotikëve.

Siç raportohet nga Drejtoria e Policisë, policia kriminale arrestoi M.M. (42)
një paraburgim 48 orë, shkak të ekzistencës së bazës për dyshim se ai kreu veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të narkotikëve.Lugina24.com

Mërgimtarët bojkotojn 100% Serbinë, në vendlindje vinë përmes Kroacisë

0

Pavarësisht kolonave të gjata në Kroaci mërgimtarët po i shmangën Serbisë.

Rugtimi i tyre përmes Kroacisë është më i gjatë, por këta mërgimtarë kanë vendosur ta përkrahin vendimin e shtetit të Kosovës për ta bojkotuar Serbinë

Në videon e dërguar mërgimtarët thonë se po e përkrahin vendimin e shteti të Kosovës për ta bojkotuar Serbinë duke e shmangur tranzitin përmes këtij shteti pavarësisht se rrugëtimi i tyre është më i gjatë përmes Kroacisë

Pavarësisht kolonave të gjata në Kroaci mërgimtarët po i shmangën Serbisë.

Rugtimi i tyre përmes Kroacisë është më i gjatë, por këta mërgimtarë kanë vendosur ta përkrahin vendimin e shtetit të Kosovës për ta bojkotuar Serbinë.

Në videon e dërguar mërgimtarët thonë se po e përkrahin vendimin e shteti të Kosovës për ta bojkotuar Serbinë duke e shmangur tranzitin përmes këtij shteti pavarësisht se rrugëtimi i tyre është më i gjatë përmes Kroacisë.

Konferenc e mbajtur nga unioni i studenteve të Lugines së Preshevës në Maqedoni

0

ku panelist ishin Mili ismaili kordinator nga organizata “zero pozitiv” Ragmi Mustafa kryetar i kshillit si dhe Egzon Fejzullahu studio productionOrganizata flasin për pervojat e tyre ku si temë ishte Tregimi i suksesit qelsi i suksesit se sa ishte lehtë ata të arrinin aty.Mili Ismaili kordinatore Zero Pozitive shprehi pervojat dhe arritjet të kësaj organizate ku suksesi i kësaj organizate ështe ka shihet kohëve të fundit që i kan shfaqur rinis nje frym te re.

Petroviçq, Vuçiqit: Njohe Kosovën se na more në qafë, oj egërsirë!

0

Regjisori dhe artisti nga Beogradi Çedomir Petroviq në një shkrim për gazetën “danas”, e ka akuzuar rëndë kryetarin e Serbisë për marrëdhëniet aktuale me Kosovën dhe për raportet e përkeqësuara të Beogradit me të gjitha vendet e dala nga ish – Jugosllavia.

Pasi ka përkujtuar krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë, varrezat masive të shqiptarëve të gjetura pranë stacioneve policore, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e paevitueshme nga Serbia.

“Një numër i madh policësh që kanë marrë pjesë në aksionet kundër shqiptarëve të Kosovës, në Serbi ende konsiderohen heronj të luftës. Hetimet në Serbi ecin ngadalë sepse disa nga ekzekutorët e veprave penale janë ende në radhë të policisë”, ka shkruar ai.

Koha.net e sjell në tërësi shkrimin e tij

A thua në kohët e krimeve që i kemi bërë në Kosovë, kishim larguar dallimin dhe kemi bërë ata të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore vrisnin 50 veta nga njerëzit tanë për një gjerman të plagosur dhe 100 të vrarë për një pushtues të vrarë.

Dallimi është se Gjermania menjëherë pas përfundimit të luftës është distancuar nga të gjitha krimet e veta, i ka pranuar ato, ka paguar dëmshpërblim, ka kërkuar falje, ndërsa ne pas shpërbërjes së Jugosllavisë u sulëm në luftërat dëshpëruese për mbajtjen e të pamundshmes.

Nisja drejt krimeve

U nisëm drejt krimeve që na sollën aty sa që tash të mos e kemi askënd rreth vetes, as me veten. Dhe vetë po e lëmë e veten. Disa thyerje e pastrime duhet të ndodhin në kokën tonë. Duhet ta rrëfejmë rrëfimin e tmerrshëm për ne. Ai është shumë më i rëndësishëm se sa vitet e humbura dhe ndërmjetësimet e dështuar në Bruksel.

Me këmbëngulje u përpoqëm që gjitha atë të mirë që na e lanë amanet paraardhësit, ta shkatërrojmë dhe në vend të popullit të dashur e të çmuar në botë, të bëhemi sinonim për shkatërrim e vrasje.

Tash s’është rëndësishme nëse populli e kupton ose nuk dëshiron ta kuptojë të vërtetën për veten . Tash më e rëndësishmja është ta rrëfejmë rrëfimin për atë pjesë të vogël të popullit, i cili ka edhe pak kohë ta ndryshojë e ta rrëfejë, jo në kishë, sepse faji tij në këtë rrëfim është i madh, por para vetes dhe para atyre ndaj të cilëve kemi bërë krime të tmerrshme dhe gjenocid.

Gjithmonë kemi qenë në kërkim të një diçkaje të humbur e edhe tash kur zotërojnë robotët dhe fluturaket zbresin në Mars, ne thirremi në ca kohë të shkuara dhe vëmë kapelat ushtarake të vojvodëve tanë të ndershëm serbë në kokat e kriminelëve që bëhen heronj të popullit e të shtetit, mendja fillon të na turbullohet, shohim ëndërr syhapur e na zgjohen ca gjene që kaherë është dashur të jenë të vdekur ose të futur diku thellë nën ndërdije për t’i pritur vetëm një zë e një klithmë: Të gjithë serbët në një shtet … Dhe të fillojë çmenduria e të bëhemi bisha.

Juve, zotëri Vuçiq, në zgjedhjet e ardhshme kjo opozitë nuk mund t’iu mundë. Por ekziston mundësia që veten tuaj ta mundni që është pafajshëm më e rëndë .

Populli nuk e do Vuçiqin

Populli ju ka zgjedhur, por jo edhe ata përreth jush, të cilët vetë i keni zgjedhur dhe të cilët do të ndikojnë mjaft në disfatën tuaj. Po i mbani me këmbënguljen vendet nga ku po shkatërrojnë çdo gjë, janë bërë të urryer e irritues. Artisti kryesor, po deshi që shfaqja të jetë e mirë, përreth vetes duhet të katër artistë që të paktën janë të barabartë me të. Ju iu keni frikuar kësaj, keni statistë në rolet kryesore dhe për këtë arsye shfaqja doli e keqe.

Ju jeni me tërë forcën kundër vullnetit dhe bindjes suaj, jeni përpjekur të ndryshoni, por nuk ia keni dalë. Ndërdymja në ju, ndërmjet asaj që e dini se ç’është mirë të bëni për popullin tuaja dhe asaj që kurrë nuk do të mund ta bëni, është e vështirë edhe për arsyen se bie ndesh me bindjet dhe idetë tua, ajo u sjell në situatën që të mos mund të funksiononi drejt.

Kurrë nuk keni thënë se keni gabuar, e këtë populli nuk e do. I do ata që i ka afër e jo ata që gabojnë shpesh. Po silleni me prepotencë ndaj disa gazetarëve që nuk janë rreth jush dhe u bëjnë pyetje të vështira e të pa përgjigje nga ju. Ky është tamam profesionalizëm dhe nuk bën të ketë dallime ndërmjet përfaqësuesve të medieve. Unë kam njohur artisët që nuk kanë folur tridhjetë vjet, ndërsa në shfaqje kanë udhëhequr dialogë dhe kanë qenë të shkëlqyeshëm në ato skena.

Jeni tepër shumë të pranishëm në publik. Populli nuk ka dëshirë të pyesë më: Ku është Vuçiqi ? Ç’u bë me të? Ka një kohë që s’është, por thotë: Ama deri kur ky Vuçiq? Është bërë i mërzitshëm për Zotin dhe për robin.

Nuk ka temë ku ju s’e keni mendimin tuaj. E shpenzoni forcën në përmbajtje të panevojshme dhe çdo ditë qëroni hesape me opozitën dhe përfaqësuesit e medieve.

Po bëheni, si themi ne: Piper në çdo çorbë.

Në fjalimet tua janë të pranishme shumë përqindje, numra, emra fshatrash e qytetesh, gjatësi rrugësh, mbledhje, zbritje, premtime, krahasime me të tjerët …Populli e do më shumë fjalimin rëndomtë, atë të kuptueshmin.

Kur erdhët në pushtet, nuk gjetët asnjë të mirë. Trashëguat krime të mëdha që i bënë pjesëtarët e populli tonë e të cilat assesi nuk deshët t’i pranoni e të kërkoni falje për to.

Krime të tmerrshme ndaj popullit shqiptar

Krime të tmerrshme në luftërat ballkanike para dhe pas Luftës së Dytë Botërore kemi bërë ndaj popullit shqiptar.

Forcat ushtarake e policore serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999 kanë bërë shkatërrime të mëdha,masakra, djegie, helmime bunarësh, përdhunime, plaçkitje, vrasje civilësh …

Ushtria dhe policia e RFJ-së atëhershme, me udhëheqje të kreut shtetëror, kanë dëbuar nga Kosova mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës.

Millosheviq ka urdhërua që të gjitha kufomat në Kosovë, që mund të ishin në interes të Tribunalit të Hagës, të mënjanohen.

Në furrat e Trepçës u dogjën më shumë se 1.500 kufoma.

Dolën nga Danubi ftohtë frigoriferët me gra e fëmijë shqiptarë. Varreza masive në poligonet e policisë nëpër gjithë Serbinë.

Në vend e qitjen me armë të policisë në Batajnicë te Beogradit u gjetën trupat e 980 shqiptarëve e shqiptareve të vrara.

Deri në vitin 2008, janë gjetur rreth 800 mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë të varrosur në varrezat masive në Serbi, janë ekshumuar dhe u janë kthyer familjeve.

Në varrezat e Rudnicës dhe te Rashka rreth 250 trupa të shqiptarëve të Kosovës.

Në vitin 1998, në Prekaz, në rajonin e Drenicës, forca të mëdha ushtarake e policore serbe , të armatosura me tanke, autoblinda e artileri, rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe tri ditë e tri net kanë shtënë, pa bërë dallime, edhe në gra e fëmijë dhe civilë të tjerë. Helikopterët dhe automjetet ushtarake kanë lëshuar breshëri rafalësh nëpër kulme e pastaj forcat policore kanë hyrë në fshat duke shtënë nëpër shtëpi.

Forcat serbe të sigurisë me ndihmën e ushtrisë serbe likuiduan 56 anëtarë të familjes Jashari . Në mesin e tyre edhe 18 gra e 10 fëmijë. Aty u bë gjenocid ndaj një familjeje.

Rreth 10 mijë shqiptarë e shqiptare të Kosovës janë vrarë gjatë atyre tre muajve të çmendur të vitit 1999.

Çdo kafshë dhe çdo njeri në këtë botë të trishtë ka të drejtë të mbrohet kur sulmohet. Sikur dhe populli i çdo vendi.

Shqiptarët kanë qenë ithtarë të politikës paqësore, jo të dhunës, pas kësaj ata filluan rezistencën e armatosur.

Duhet nënshkruar marrëveshjen me Kosovën

Një numër i madh policësh që kanë marrë pjesë në aksionet kundër shqiptarëve të Kosovës, në Serbi ende konsiderohen heronj të luftës. Hetimet në Serbi ecin ngadalë sepse disa nga ekzekutorët e veprave penale janë ende në radhë të policisë.

Ka ende krime, ose ndoshta edhe këta mjaftojnë që të nënshkruhet ajo marrëveshje juridike e detyrueshme e shkërdhyer.

Ndoshta të gjitha krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë serbët i kanë bërë në Kosovë ndaj shqiptarëve mund të “paguhen” me njohjen e pavarësisë së saj? Ndoshta ky është çmimi më i lirë për ne?

Dhe duhet të rrëfehet rrëfimi, i vërteti, për krimet që s’ merren me mend të një populli ndaj tjetrit.

Nuk do të mbeteni në kujtesë të mirë as për pensionistët. Ua keni zvogëluar pensionet që i kanë pritur tërë jetën dhe që është i vetmi që e kanë. Ata nuk do ta pranonin këtë, por nuk kanë pasur kujt t’i ankohen dhe u bënë heronj me zor dhe i ndihmuan shumë Serbisë ta kalojë krizën e madhe. Kanë qenë dega më e zhvilluar ekonomike e atyre viteve në shtet.

I keni frikësuar me opsionet e luftës në tavolinë. Kosovën, Kroacinë, B e H-në . I frikëson gjithnjë ai flamurtari pa sens nga Republika serbe. Njerëzit janë në frikë. Pleq e të sëmurë…

Besimi im te ju ka qenë pasojë e dëshirës së vrarë që pas aq kaq vitesh me ndryshimin tim do të ndryshojë edhe Serbia.

Na keni mashtruar dhe na keni zhgënjyer . Kemi humbur pa kthim shumë vite, falë politikës suaj gjunjëzuese e të gabuar duke u mbështetur në zvarritje kohe, e cila assesi nuk ka punuar për ne.

Shumë nga Evropa kanë dashur të na ndihmojnë, Gjermania e sidomos kancelarja e saj Angela Merkel, por i keni humbur të gjitha, me qasjen e papërgjegjshme në negociata, të cilat, nëse i keni kuptuar, nga fillimi kanë qenë të organizuar vetëm për shkakun që të njihet pavarësia Kosovës. Sërish mbetëm të vetmuar dhe tjetërsuar nga vetja jonë.

Mbetet që vetëm të jepni dorëheqje nga vendi i presidentit të Republikës së Serbisë. Kjo është më vogla që m und ta bëni. E dini se opozita është e dobët dhe përçarë dhe aktualisht nuk ka kush të vijë në vendin tënd.

Shesheli ka ndikim të madh te Vuçiqi

The King is dead, long live the King! Mbreti vdiq, rroftë mbreti. Kanë klithur anglezët. Te ne kjo i bie: Vdiq Vuçiqi, rroftë Vuçiqi

Dorëheqja nuk do të miratohet dhe ju do të vazhdoni sundimin tuaj. Pas gjithë këtyre, është e pamundur të ktheni atë besim që e keni pasur në popull. Si do t’ua sqaroni britmat tuaja: Kosovën kurrë nuk do ta njoh?

Nuk ua them se do ta njihni Kosovën . Kjo është e vetmja gjë e mundshme . Kritikën ua bëra për vitet e çmueshme që i humbëm. E çdo gjë dihej që nga herët.

Janë të thella rrënjët radikale të ndikimit të Sheshelit e NIkoliqit te ju . Te ju gjenden ide e qëndrime që vetëm ju i mendoni të mundshme e që janë të këqija për Serbinë e që assesi nuk mund të pranohen në botë.

Kemi arritur në atë gjendje sa që shtetet përreth nesh, ma ato që dikur kemi jetuar bashkë, po bashkohen kundër nesh, vetëm për ta ruajtur veten nga ne .

Kemi humbu arsyen dhe vetëm vringëllojmë dhe godasim me shpatë rreth vetes, duke mos parë se kë mundemi , pos vetes, ta lëndojmë.

Po lejoni nënçmimin dhe turpin e madh për Serbinë, në të cilën një figurë po shkon nëpër vende të vogla e pa kurrë ndikimi për t’i lutur që të tërhiqet njoha e Kosovës. As ata e dinë ku është Kosova e Serbia dhe as ne dimë kush janë ata.

Ju jeni i mençur dhe e dini se çfarë do të thotë kur në këtë moment të vështirë për ne, BE hap kapitullin për statistikë?! Kjo është një lamtumirë e rafinuar me ne dhe me shumë që kanë dëshiruar që Serbia të bëhet anëtare e BE-së. Kush është fajtor për këtë, ju më së miri e dini.

Rrëfimi duhet treguar në fund. kësaj here i vërtiti. Koha po ikën pa kthim …

Nuk mund të mbesim ushtarakisht neutralë, si thoni ju zoti Vuçiq. Të gjitha shtet në rrethin tonë janë ose do të bëhen anëtarë të Aleancës veriatlantike.

Ne prapë jemi vetëm, sikur të kemi defekte dhe ndaj i frikësohemi shoqërisë sonë.

Serbia është si kërcell misri në lendinë, pa tramakë. Edhe era më e vogël do të na thyejë, do ta shkatërrojë shtalbin dhe do të mbete vetëm talla dhe asgjë.

(Autori është regjisor dhe aktor serb. Shkrimi me titullin “Si më tradhtoi besimi te Vuçiqi” është marrë nga gazeta “danas”

U gjetën 31.5kg narkotikë në Furgon gjatë tentim kalimit të kufirit

0

Gjatë natës së mbrëmshme oficerët Doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin Sërbi-Hungari.

Dy shtetas të Sërbis me automjet me targa të beogradit gjatë kalimit të kufirit janë ndalur për kontroll rutinor. Gjatë kontrollës në furgon i dyshimt, oficerët kanë vërejtur një qese të dyshimtë në brendi të Furgonit.Furgoni dhe personat menjëherë janë ndaluar dhe ka filluar kontrolli detal. Kontrolli i tërësishëm dhe me ndihmën e pajisjeve te reja teknologjike ka hasur edhe në qese të tjera ku njëra nga qeset u gjet thethësisht e fshehur në Furgon.
Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Sërbis dhe lënda narkotike canabis 30 pako 31.5 kg është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë. /Lugina24

Imami preshevar i përgjigjet deklarimeve të Daut Haradinaj

0

Letër e hapur z. Daut Haradinajt.
I dashuri deputet z. Daut Haradinaj.
Pavarësisht dinamikës politike, etnia kombëtare, territori, feja nuk kalkulohen me pasuri mbi e nëntokësore. Nuk është e moralshme të na ulësh kaq poshtë sa që shenjtëritë tona të na kalkulosh sikur ato të janë mallra të pazarit ditorë.
Gjuha, sakrifica për idealet e larta kombëtatre, së bashku me xhamitë dhe minaretë, janë një nga faktorët pse ne ende frymojmë shqip në këto troje.
Janë hartuar projekte ekonomike e kulturore, elaborate me elemente fashizoide sikur që jeni në dijeni edhe ju, me të vetmin qëllim që sistemstikisht të na fshijnë nga memoria individuale dhe kolektive, gjurmët, zakonet, trashëgiminë kombëtare e religjioze të identitetit shqiptarë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nuk ka qenë vullneti ynë, kontribut individual e as shoqërorë që të shkëputemi nga gjeografia etnike gjithëshqiptare. Kufijt administrativ i kemi “dhuratë” nga një projeksion politik e ideologjik i regjimit famëkeq komunist si pasojë e vendimeve politikohistorike të padrejta në dëmë të interesave kombëtare, nën maskën e “vëllazërim bashkimit”, të djeshëm, filo enverizmit dhe titizmit të sotshëm. Kjo ndarje e projekteve politike antishqiptare asnjëher nuk e ka dëmtuar legjitimimin e vullnetit politik të shqiptarëve autokton të këtyre trojeve për t’u rikthyer natyrshëm në trungun etnik shqiptarë.
Hipotetikisht po e them. Edhe nëse do të kishte një referendim gjithëpopullorë ku shqiptarët e Kosovës do të deklarohesh se nuk e duan Luginën e Preshevës në Kosovë, ne nuk do ta humbim asnjëherë shpresën e kultivuar nga ninullat e nënave tona. Ato na kanë kënduar, rritur e ushqyer, duke na njoftuar me padrejtësitë historike. Ju mundë të mos na duani por ne me mendje e shpirtë, narracionin historik, frymëzimin patriotik, luftën e gjakun dëshmorëve të kombit e kemi shndrruar në kapital patriotik e politik për të qenë me Kosovën.
Minaretë janë tonat, prodhim vendorë, pjesë e identitetit kulturorë të shqiptarit. Gjyshërit tanë janë rreshtuar nën aradhat e luftëtarëve të Mulla Idrizit, hoxhë Lipovicës. Ideologjikisht kanë mbështetur projektin e bashkimit kombëtarë të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Këtu poshtë fshatit tim, Corroticë është luftuar kundër forcave partizane komuniste, të ndihmuara edhe nga aradhat partizane komuniste të xhaxhit Enver, të tradhëtuar nga shokët e idealit të Fadil Hoxhës, për të mbrojtir kufijtë etnik të shqiptarisë.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë bashkëudhëtuar me fatin e popullit nëpër të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike kombëtare. Veprimtarë të kauzës kombëtare, kontributorë të jetësimit të projekteve kombëtare nga Lugina e Preshevës: Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë së shtetit shqiptarë, Lufta e UÇK – së, Pavarësia e Kosovës, lufta e UÇPMBS – së, dëshmorë të rënë për kauzën kombëtare, sot kur në tavolinën e bisedimeve po përmendet edhe statusi politik i pazgjidhur i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të ndiheshin të dëshpruar, të tradhëtuar nga deklarata që kontribuojnë për ta devijuar sakrificën për kauzën madhore kombëtare dhe shuajnë shpresat e gjeneratave të reja për ta vazhduar betejën qenësore, ekzistenciale, politike në dobi të jetësimit të ëndrrës për bashkim kombëtarë
Nuk dua të besoj se kjo deklaratë neve shiptarëve autokton të Luginës së Preshevës na trajton sikur të ishim qytetarë të Kandaharit, Kashmirit, apo naj vendi tjetër të cepit të globit.
Nuk kam kapacitete intelektuale, sfondë atdhetarë (respekt deri në qiellë për kontributin tuaj dhe të familjes suaj pë lirinë e popullit) vendimarrje politike sikur Ju. Po ta kisha, tërë energjinë e veprimtarisë tuaj do ta ndryshoja për të mos menduar si popull, fis, që prodhon vlera të fragmentarizuara, e që po vazhdojnë të na dëmtojnë si komb. Do të angazhohesha të merrja vendime politike, të pjekura me vetëdije e mendësi që do të na dallojnë si shoqëri e modernizuar, që mendon në rrafshe dhe nivele kombëtare. Shoqëri e kombit shqiptarë.
Me shumë dashamirësi.
Nexhmedin Ademi
20, Dhjejorë, 2018
Preshevë.

Vendime të reja për pasurinë e paluajtshme në komunën e Bujanocit (tarifat)

0

Komuna ka publikuar vendimin nga këshilli komunal për përcaktimin e çmimeve mesatare të metrit katror të paluajtshme të caktuara për përcaktimin e tatimit në pasuri për vitin 2019 në territorin e komunës së Bujanocit.

Në bazë të këtij vendimin në territorin e komunës së Bujanocit janë caktuar tri (3) zona për përcaktimin e tatimit në pasuri varësisht nga pajisja e tyre me infrastrukturë komunale, me objekte publike me lidhjet e ndërsjella me pjesët qendrore të komunës, gjegjësisht me zonat punuese në përmbajtjet e tjera në lagje, edhe atë: zona A, zona B dhe zona C.

Ky vendim hynë në fuqi në ditën e tetë nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare të Komunës së Bujanocit, ndërsa fillon të zbatohet nga1 janari 2019.

Çmimet mesatare të metrit katror të paluajtshme për përcaktimin e tatimit në pasuri për vitin 2019 në territorin e Komunës së Bujanocit janë paraqitur në tabelë.

Групе непокретности – grupet e patundshëris Назив зоне – emërtimi i zonave
Зона Азона Б зонаЦ

Zona A zona B zona C

1. Грађевинског земљишта – tokës ndërtimore 2.280,00 1.200,00 780,00
2. Пољопривредног земљишта (само правна лица)– – tokës bujqësor (vetëm për persona juridik ) 120,00 100,00 80,00
3. Шумског земљишта – tokës pyjore ———— 80,00 60.00
4. станова – banesave 60.000,00 50.000,00
5. куђа за становање – shtëpive për banim 44.400,00 24.000.00 19.200,00
6. пословни зграда у других(надземних и подземних)

Грађевинских објеката који служе за обављање делатности – Të objekteve afariste dhe të objekteve të tjera (mbitokë dhe nëntokë) të cilët shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë

90.000,00 50.000,00 30.000,00
7. гаража и гаражних места – garazheve dhe vendeve për parkim 9.000,00 6.000,00 5.000,00

Haradinaj: Trepça dhe Ujmani nuk duhet të jepen për minare të xhamive në Luginën e Preshevës

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Haradinaj ka folur për Trepçën dhe Ujmanin, duke thënë se shteti ynë nuk duhet të heqë dorë nga këto pasuri.

Ai thotë se nuk i duhen askujt minare të xhamive, në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit.

“Është folur shpesh se në mund t’i marrim 13 fshatra në Luginë të Preshevës, të cilat mund të kalojnë në Kosovë. Pra, thuhet se ne mund t’i marrim 13 minare të xhamive në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk kam dëgjuar, as s’kam parë, që kanë qitur diçka në tavolinë. Nëse flasin për minare të xhamive, se sa do të dalin kah Kosova, kjo është qesharake”.

Deputeti i AAK’së ka thënë se nuk mund të lëvizen kufijtë kurdo që duam ne.

“Nuk mund ta ndërrohen mexhat qysh të do“ “Nuk mund ta ndërrohen mexhat qysh të dojmë ne. Nuk mund të lëvizim kufijtë kur të dojmë ne”, ka thënë Haradinaj.

“ Nuk mund të flitet për ‘sa metra ka hyrë Serbia kah ne apo ne kemi dalë andej’. Në atë pjesë flitet për pasuri nëntokësore. Flitet për mushkritë e këtij shteti. Nuk mund të krahasohet Ujmani, me minare e gjëra të tilla. Nuk ka mandat askush që të ndërrojë mexhat e të lëvizë kufij”.

Është votuar ligji i ri për vizat e punës në Gjermani për vendet jashtë BE-së

0

dhe siç njoftojnë mediat gjermane ligji i ri për vizat e punës, ia mundëson qytetarëve jashtë Gjermanisë që brenda 6 muajve të gjejnë punë brenda shtetit gjerman.

Ligji i cili ishte paralajmëruar të votohet me 19 dhjetor, është miratuar sot, njofton Gazeta NewBorn.

Detaje shtesë për Ligjin e Punës

Një gjë e kanë të qartë autorët e projektligjit të ri për migracionin e punës: papunësia e ulët dhe popullsia në plakje në Gjermani ua bëjnë të vështirë sipërmarrjeve, që t’i zenë me punonjës të kualifikuar vendet vakante të punës.

Po ashtu autorët e projektligjit e pranojnë, që edhe punësimi i shtetasve të BE-së nuk do të jetë i mjaftueshëm, për të kompensuar mungesën e punonjësve të kualifikuar në tregun gjerman.

Gjermania për këtë arsye duhet të jetë shumë më efektive në tërheqjen e punonjësve të kualifikuar nga vendet e treta, thuhet në dokumentin përkatës – me vende të treta nënkutpohen vendet jashtë BE-së.

Dokumenti i formuluar nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe i pasuar për plotësim në Ministrinë e Punës dhe të Ekonomisë në fund të gushtit do t’i dorëzohet kabinetit të kancelares Angela Merkel. Me këmbënguljen e ministrit të Brendshëm kristiansocial (CSU)Horst Seehofer synohet që të evitohet një “migrim në sistemet e sigurimit social”.

Gjermania nuk preferon sistemin e pikëve

Ndryshe nga vendet si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, qeveria gjermane nuk do të aplikojë sistemin e pikëve. Në një sistem të tillë migrantët i nënshtrohen një verifikimi prej disa etapash, në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës. Sipas kushteve që plotësojnë migrantët klasifikohen me një numër të caktuar pikësh. Nëse numri i pikëve është i lartë atyre u jepet një vizë. Nëse numri i pikëve është i ulët, ata nuk pranohen.

Një sistem i tillë me pikë u propozua në vitin 2016 nga partia socialdemokrate. Asokohe propozimi u mirëprit edhe nga partitë e tjera të qendrës së majtë. Në draftin aktual rekomandohet, që njerëzit të përzgjidhen mbi bazën e kritereve të sipërpërmendura, por jo me sistem pikësh.

Se si mund të bëhet vlerësimi në rrethana të tilla, për këtë ekspertët aktualisht nuk janë të qartë. “Shtroj pyetjen, se si mund të zbatohet kjo”, thotë Thomas Liebig, studiues i migracionit pranë OECD-së (Organiazat për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin). “Unë nuk e di, se si mund të vlerësohen kritere të tilla. Në këtë rast është i nevojshëm një sistem pikësh.”

Rregullore e thjeshtë për kandidatët e kualifikuar

Për njerëzit me nivel të lartë arsimimi Gjermania ka ndërkohë një ndër ligjet më të thjeshta të migracionit në mbarë botën. “Në kushtet aktuale është më e thjeshtë të vish në Gjermani se sa p.sh. të shkosh në Kanada”, thotë Liebig. “Sistemi gjerman përqendrohet ndërkohë tek kualifikime mjaft formale. Nëse keni kualifikimin dhe një punë, mund të vini në Gjermani. Madje nuk është e detyrueshme të flisni gjermanisht.”

Njerëzve me kualifikim të nivelit të lartë Gjermania u jep një vizë. Ju mund të vini edhe pa një vend konkret pune në Gjermani dhe të kërkoni punë.

Por ajo që mungon në Gjermani, janë njerëzit me kualifikim të ashtuquajtur të nivelit të mesëm: infermiere, kujdestarë, ndihmës në kopështet e fëmijëve dhe profesionistë si elektriçistë apo marangozë. Për të gjitha këto zanate duhet të ketë një kualifikim të zyrtarizuar. Sipas Liebig punë të tilla mbulojnë 60 përqind të tregut gjerman të punës.

Deri tani ka pasur pengesa për njohjen e kualifikimeve të tilla. Shmangia e kësaj pengese, parashikohet në draft si “kyçi për një integrim të sukseshëm në tregun e punës” .

Shembull Danimarka

Eshtë e paqartë në draft, se çfarë kërkesash të mëtejshme janë të nevojshme: çfarë niveli të njohurive të gjuhës gjermane duhet të vërtetojë migranti i mundshëm? Duhet që aplikantët të kenë një ofertë konkrete pune nga një ndërmarrje gjermane?

Ndërkohë duket, sikur qeveria gjermane po tenton të japë viza për ata që kërkojnë punë dhe kanë një nivel mesatar kualifikimi. Një model i tillë është provuar si mjaft i preferuar në Danimarkë. Por në Gjermani me këtë nuk ka asnjë përvojë.

Shumë gjëra varen nëse punëdhënësit gjerman janë të gatshëm ta marrin parasysh një risk të tillë, pra të punësojnë njerëz me vizën përkatëse. “Kjo është një pikëpyetje e madhe”, thotë Liebig. Ai tërheq vëmendjen, se shumë sipërmarrje gjermane nuk preferojnë të punësojnë njerëz nga jashtë. “Ne i kemi pyetur punëdhënësit gjerman, nëse kanë interes të marrin punonjës nga tregje të huaja pune. Përgjigja dominuese ka qenë: jo, në asnjë mënyrë.”

“Për momentin duket sikur po aplikohet një sistem prej dy etapash: vijnë njerëz që kërkojnë punë. Nëse gjejnë një vend pune, atëherë ata marrin një vizë”, shpjegon Liebig.

Thjeshtimi i burokracisë

Për t’u bërë më atraktive për njerëzit me aftësi të veçanta apo arsimim të caktuar, Franca para pak kohësh ka precizuar një ligj migracioni. Ashtu si në Gjermani synohet që të thjeshtohet burokracia. Në rastin e Francës kjo prek kryesisht punonjës me funksione drejtuese për sipërmarrje ndërkombëtare, të cilët fitojnë mbi 5.000 Euro në muaj – normalisht këta janë shkencëtarë, punonjës në industrinë e argëtimit, punonjës sezonalë dhe profesione të regjistruara.

Ndërsa Suedia ndjek një politikë shumë më liberale – “parimisht atje mund të shkosh për çdo lloj pune”, thotë Liebig. Franca në të kundërt është e mbyllur. Gjermania do të pozicionohet diku në mes.