Ballina Blog Faqe 3

Publikohen datat për regjistrimin e studentëve në Fakulltetin Ekonomik në Bujanoc

0

Fakulteti ekonomik i Subotices – Paralelja në Bujanoc, njofton të gjithë kandidatët e interesuar se dorëzimi i dokumentacioneve për regjistrim në vitin e parë pranë këtij fakulteti do të bëhet në datat 24, 25 dhe 26 qershor.

Kandidatët e interesuar do ta kenë mundësinë të regjistrohen në drejtimin Menaxhment.

Pas verifikimit të dokumentacionit, provimi pranues do të mbahet më datë 2 korrik 2020, ndërsa 90 studentët e parë që do të regjistrohen do të financohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Njoftim me rëndësi për maturantët e Bujanocit

0

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc përmes faqes së facebookut ka njoftuar maturantët për orarin e mbajtjes së hartimit me shkrim, njëherit fillimin e pregatitjeve për procesin që i pret maturantët.

Ky është njoftimi:

Lajmërim
Provimi i maturës

Lajmërohen maturantët se më 05,06,2020 do të mbahet hartimi me shkrim nga Gjuha shqipe.
Maturantët me shkallë të katërt lajmërohen në shkollë ditën e premte ora 09:30.
Lënda zgjedhore dhe mbrojtja e pjesës praktike mbahen varësisht prej profileve arsimore ku do të njoftoheni në shkollë.
Suksese!

Nga drejtoria e shkollës

Mr Wolf eshte i vetmi reper real shqiptar ( Video )

0

Mr Wolf eshte i vetmi reper real shqiptar dhe i cili per momentin gjindet ne burgje te Frances me vite me radh, ai e lansoj muziken e re me videoklip 100% real per shkaqe qe ende eshte i paraburgosur i padenuar per ate arsye ska inqizime te ti shkaku se prokuroret e percjellin edhe ne portale.

Presim te lirohet sa me shpejt sepse te gjith ata qe jan real e dojn reperin e madh shqiptar MR WOLF E7.

Zhduket një person nga Presheva, u nis për punë dhe nuk u kthye më

0

Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij, raporton indeksonline përcjell rtvpresheva.com

Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Merdare, për në Serbi, por se nuk ishte lejuar. Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufirit.

Tutje nga po këto burime, mësohet se vetura e tij është gjetur në periferi të Kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë.

Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve të tij se frikësohej se do mbetej pa punë.

Ndërsa rtvpresheva.com nga burimet e veta mëson se bëhet fjalë për një qytetar nga rrethina e Preshevës i cili është i punësuar në një institucion komunal të Preshevës. Shpresojmë që me bashkëvendasin tonë gjithçka të jetë në rregull dhe të jetë në karantinë diku.

SHKARKOHET KRYEMINISTRI, ALBIN KURTI

0
Indeks Online Logo

Me 81 vota për është shkarkuar Qeveria Kurti, e cila si partner qeverisës kishte Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti arriti të qeverisë jo më shumë se 50 ditë.

Mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK e Isa Mustafës e kanë përkrahur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Në seancën maratonike që nisi në ora 11:00, kishte deklarata e replika të ndryshme, ku nuk munguan edhe fyerjet e shumta.

Shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga kryeministri Kurti bëri që LDK të hedh mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, dhe me votimin e deputetëve edhe të bie Kryeministri Kurti.

Kreu i LDK-së e quajti tradhti aktin e partnerit të tij Albin Kurtit, i cili e shkarkoi Veliun, pasiqë përhapi panik, duke përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi Presidenti Hashim Thaçi./

Në Preshevë dhe Bujanoc as të dyshuar e as të infektuar me koronavirus

0

Raporti i fundit epidemiologjik nga Enti për shëndet publik në Vranjë, deri tani nga Presheva dhe Bujanoci nuk ka as të dyshuar e as të infektuar!

Dy komunat Preshevë dhe Bujanoc sipas të dhënave të fundit mbeten të paprekura nga COVID-19, ndërsa mjekët dhe institucionet lokale vazhdimisht bëjnë thirrje për rrespektim të masave të ndërmarra nga shtabet emergjente.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar me virusin koronar në Serbi është 303.

Deri më tani në Sërbi janë raportuar tre persona që kanë humbur jetën nga COVID-19

Dënohet një banor i fshatit Tërnoc pasi doli gjatë orës policore

0

Një banorë i fshatit Tërnoc është denuar me gjobë nga policia shtetërore e Serbis pasi nuk u përmbajt orës policore.

Ora policore deri dje ishte dhe duhet përmbajtur nga ora 20:00 deri ora 05:00, banori i gjinisë Mashkullore, i moshuar (i njohur për redaksin e Bujanoci.Net) nuk qëndroi gjatë orës policore dhe sipas të dhënave ende jozyrtare është denuar me gjobë të hollash rreth 1500€.

I moshuari nuk u përmbajt rregullave dhe thuajse theu dy ligje atë të ores policore por edhe se të moshuarit mbi 65 vjeç duhet të qëndrojnë të mbylluar thuajse 24 h.

Shteti i ka dhënë leje të dalin për të blerë gjëra ushqimore nga ora 04:00 deri ora 07:00 e mëngjesit dhe nuk kan të drejt më të dalin nga shtëpia.

Të dashur qytetarë, këto dy javë janë vendimtare për ne, kështu që qëndroni në shtëpi, si fillim mbroni shëndetin tuaj pasi nuk rrezikoni të infektoheni por edhe respektoni rregullat e izolimit gjatë orës policore.

Kujtojmë se nga sot ora policore është nga ora 17:00 deri 05:00. /

Lugina në qetësi të plotë, të gjitha lokalet e mbyllura.

0

Pas paralajmërimit të Kryeministres së vendit, Ana Brnabic, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në cilësinë e Komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme ka marr vendim për mbylljen e:

• objekteve hotelierike

• Restoraneve, kafiterive, kafeneve dhe bareve

• Ëmbëltoreve, picerive

• Lokaleve të videolojrave

• Kazinove, bastoreve

Ndalohet edhe grumbullimi i njerëzve nëpër parqet publike.

Vendimi hyn në fuqi prej sonte, 21.03.2020 në ora 18:00 dhe zgjatë deri në heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Luten qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta, të shtojnë kujdesin dhe të ruajnë qetësinë.

Merkel Ju Drejtohet Popullit Te Saj: Ja Cfare I Kerkon Ajo Gjermaneve ..

0

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i eshte drejtuar përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me ap elin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epi demisë. Merkel e quajti lu ftimin e vi rusit të ri Cor ona si një detyrë me përmasa historike. Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar.

Gjendja është serioze, tha Merkel. Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave. “Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale.

” Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret. Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme”theksoi Merkel, raporton Deutsche Welle.

Më parë Merkel kishte deklaruar se për shkak të mungesës së vak sinës, deri në 70 për qind e popullatës së Gjermanisë mund të inf ektohen me ko ronav irusin e ri.

Kr iza e ko ronavi rusit po nxitë një situatë më të jashtëzakonshme sesa kriza bankare, tha të enjten Kancelarja Angela Merkel, duke shtuar se vëmendja e qeverisë së saj tani nuk ishte se si funksionon buxheti i saj.

“Ne jemi në një situatë që është e pazakontë në çdo aspekt dhe unë do të thosha më e pazakontë se në kohën e krizës bankare, sepse kemi të bëjmë me një pro blem shëndetësor, një sfidë shëndetësore për të cilën shkencëtarët dhe mjekësia ende nuk kanë një përgjigje”, tha Merkel.

“Pra, është detyra jonë para së gjithash të shpëtojmë jetën e njerëzve, sa më mirë që të mundemi, dhe së dyti të vazhdojmë aktivitetin ekonomik”, tha ajo.

Mjekët Kinezë Thirrje Itali: Keni Vetëm Një Zgjidhje, Nëse Doni Të Shpëtoni Nga Kjo Gjendje..

0

Presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana foli sot në mëngjes në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin e Kryqit të Kuq Kinez, që ka mbërritur në Itali së bashku me një ekip mjekësh për të ndihmuar vendin në këtë situatë të vështirë.

Ne nje konference per shtyp Attilio Fontana me presidentin e Kryqit të Kuq Kinez, që ka mbërritur në Itali jane duke ndihmuar per te zgjidhur situaten e veshtire ne Itali.

Por mjeket Kinez kane treguar se cfare duhet te bejne Italianet dhe se masat e tyre jane te dobeta.

Ai thote se nese doni qe te shpetoni duhet te mbyllni gjithçka, nuk ka asnjë zgjidhje të dytë në këtë rast. Ajo që ju po kaloni, e kemi kaluar ne më parë në Wuhan. Ka një numër të lartë të personave të inf.ektuar me ko.roanvi.rus në Itali. Po kështu numri i pacientëve në spital, po rritet, njëkohësisht . Këto tregojnë se jemi në hapat e një urg.jence ndërkombëtare. Nëse masat e izolimit do të rriten, është më e lehtë që situata të menaxhohet.Ndaj duhet nje izolim total deri sa gjendja te qetesohet.

E gjithe Italia duhet te jete ne kar.antine dhe te qendrojne ne shtepi ndryshe nese vazhdohet keshtu do shtohen me shume rastet.

Presidenti i Kryqit të Kuq Kinez thote qe nuk ka nje shans te dyte kjo eshte rruga per te shpetuar te qendroni ne shtepi.Ndaj u bej thirrje te gjitheve te qendrojne ne shtepi qe te shpetoni.

Dy persona nga Bujanoci arrestohen, nuk rrespektuan urdhërin për izolim

0

Policia në Bujanoc ka arrestuar dy persona nga ky qytet me dyshimin se kanë kryer veprën penale duke mos rrespektuar rregullat shendetesore gjate epidemise, thuhet ne njoftimin e MPB-se.

Të dyshuarit akuzohen se kanë thyer izolimin shtëpiak. Të dyshuarit, së bashku me ankesën penale, do të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, tha MPB në deklaratë.

Serbia po shqyrton zgjatjen e orës policore ta aktivizoj nga ora 18:00 deri 06:00

0

Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Sërbis, për shkak se virusi korona po përhapet çdo ditë e më shumë dhe nuk ka stagnim, dhe se vetëm dje janë arrestuar më shumë se 150 persona per shkak se nuk po e zbatojnë orën policore, dëshiron ta zgjase nga ora 18:00 deri në ora 06:00, pra sakt 12 orë izolim në shtëpi.

Kujtojmë se në Serbi ora policore aktuale është 20:00 deri 05:00 ku qytetaret nuk guxojne te levizin rrugeve por duhet te qendrojne te izoluar ne shtepi.

Kurse te infektuar jane mbi 110 per momentin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com