30.7 C
Bujanovac,Preshevë
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 4

PVD Dorëzon Listën e Asambleistëve Për Zgjedhjet Lokale më 2 Qershor!

0

Sot, Partia për Veprim Demokratik – dega në Bujanoc, ka dorëzuar zyrtarisht listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2 qershorit! Lista përmban 41 kandidatë që përfaqësojnë çdo pjesë të komunitetit shqiptar të Komunës së Bujanocit, nën udhëheqjen e kryetarit të degës, Ragmi Mustafi. Kjo listë premton një qeverisje të qëndrueshme, duke përqendruar përpjekjet në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, si dhe në përmirësimin e zhvillimit, pastërtisë dhe mirëqenies së banorëve të Komunës së Bujanocit!

Partia ka rrënjët e saj te PVD dhe përkrah një shumicë shqiptare të pashkëputur nga politikat përçarëse. PVD ofron një vizion të qartë për të ardhmen e Bujanocit dhe është e vendosur të vazhdojë betejën politike për interesat e shqiptarëve, përmes çdo instance dhe me çdo mjet të nevojshëm.

PVD – Ardita Sinani Merr Numrin 3 Në Preshevë!

0

Përfaqësuesja e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, sot paraqiti listën e kandidatëve me numër 3 për zgjedhjet lokale të qershorit. Lista, e quajtur “PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – ARDITA SINANI”, është prezantuar së bashku me kandidatët për këshilltarë, anëtarë dhe aktivistë të partisë. “Ne dorëzuam listën e fitores pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lista jonë është e vetmja që siguron fitoren vendimtare. Rikthimi i forcës së Partisë për Veprim Demokratik në udhëheqjen e pushtetit lokal do të sjellë pushtetin përsëri në duart e qytetarëve të Komunës së Preshevës, larg nga kontrabandistët. Ne jemi të vendosur për të fituar betejën në datën 2 qershor”, tha Sinani.

Gara në këtë komunë gara për fituesin e zgjedhjeve është tash e ca kohë shumë e tensionuar dhe qytetarët janë të përcaktuar për kë votojnë. Andaj diferencën në këtë garë do e përcaktoj kampanja parazgjedhore, e cila nga qytetarët pritet që ta bëjë ndryshimin. 

Fjalimi Shaip Kamberi nga Seanca formimi Qeverisë Sërbisë 2024!

0

Deputeti i vetëm shqipëtar në Serbi, Shaip Kamberi, për qeverinë e re serbe: Ju folët për Kosovën dhe kryeministrin e saj sikur të flisnit për kriminel. Pse nuk folët as edhe një fjalë për sulmin terrorist në Banjskë, krimet e Serbisë në Kosovë?

Çka mësuam nga koalicioni postzgjedhor në Komunën e Bujanocit.

0

Në Bujanoc në një territor serb ku shumica e popullsis është nga komuniteti shqipëtar ku poashtu komuna udhëhiqet nga shqipëtarët, është marrë një iniciativë për një traktat pas zgjedhor në mes të partive politike. Pas zgjedhjeve, këto tre parti do të nderojn njëra tjetrën për udhëheqjen në komunën e Bujanocit, për herë të vetme ekskluzivisht nga shqipëtarët.

Kjo ide, që erdhi nën trysnin që politikanët ndjenin për vitet në vijim, ku pritet që komuniteti shqipëtar në Sërbi të fitojë njohje ndërkombëtare, dhe që regjimi serb do të jetë i detyruar të sigurojë një jetesë dhe të drejta më të mira për të gjitha komunitetet, veçanërisht shqipëtarët të cilët janë trajtuar jo mirë për shumë vite.

Trajtimi jo i mirë ndaj komunitetit shqipëtar është po ashtu rezultat i politikës së dobët të politikanëve që udhëhoqën vendet shqiptare në rajon. Është përgjegjësi e tyre të negocijojnë dhe të bëjnë presion ndaj përgjegjësve. Dhe nëse nuk është bërë deri tani, të filloj sa më shpejtë. 

HUMBËSIT e këtij koalicioni; 1. Politikanët ose partitë shqipëtare që nuk pranuan të bëhen pjesë e koalicionit, jo vetëm humbën mundësinë të qeveresnin, por gjithashtu rrezikojnë të mos jenë fare pjesë e asambles për shkak të numrit të votave të nevojshme. 2. Shteti serb që do ti duhet ta pranoj më në fund se të gjitha komunitetet duhet të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

FITUESIT e këtij koalicioni; popullësia është e ngazëllyer që të drejtat e tyre do të përfaqësohen dhe do të mbrohen për disa vite të ardhshme nga një numër i madh i politikanëve në Luginë. 

Ç’është e rëndësishme është që popullësia të ketë besim në veten dhe të besojë në zotimin e politikanëve për të ardhmen në Luginës. Si dhe më e rëndësishmja është që tani si nga pjesëtarët e koalicionit si dhe nga eksponent që nuk përbëjn pjesë në koalicion, te mos egzistoj urrejtja por të jenë njëzërit në kauzën e përbashkët për të drejtat dhe mbështetjen e Luginasve.

6 minuta lexim.

Përkujtim i masakrës së Mejës!

0

Sot, ne kujtojmë një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë—masakrën në Meja. Këtu, nën urdhërat e regjimit të Milosheviqit, 376 civilë—36 prej tyre nënë moshën e plotë—u morën brutalisht nga familjet e tyre nga forcat serbe të policisë dhe ushtrisë.

Meja mbetet një shenjë e thellë, e qëndrueshme dhe një kujtesë e keqtrajtësisë së një regjimi gjenocidal.

Kosova kurrë nuk do të ndalet në kërkesën për të vërtetën dhe drejtësinë!

Bashkëpunimi Bujanovc – Tiranë!

0

Në seancën e sotit në kuvendin e Bujanovcit janë aprovuar edhe dy vendime shumë te rëndësishme për Komunën e Bujanocit e që ka të bëjnë me bashkëpunimin e Qytetit tonë me R. Shqipërisë.

Sot Kuvendi Komunal i Bujanocit nxorri Vendimin për të shpallur Qytetar nderi Erion Veliaj e kësaj sot i paraprin Propzim vendimi i të datës 12.02 2024, propozuar Këshilltarëve të Kuvendit Komunal dhe pas ndjekjes së gjitha procedurave ligjore duke pritur edhe pëlqimin nga Ministria e Pushtetit Lokal ( që në heshtje ka dhënë pëlqimin) për Qytetar nderi për kryetarin e Tiranës Z. Erion Veliaj Bashkia Tiranë.

Kujtojmë se Z. VELIAJ është qytetari parë shqiptarë që merr këtë Titull të ndarë nga Kuvendi Komunal i Bujanocit – Skupština Opštine Bujanovac

Vlen të ceket se Tirana ka financuar në plotni Palestrën Sportive të SH.F “Naim Frashëri” Bujanoc në Vlerë 550 mij euro dhe u jemi mirënjohës për te.

Gjithashtu sot kemi kurorëzuar edhe nismën tjetër Bashkisë së Gjirokastrës për të Binjakzuar me Komunën e Bujanocit e që hap një lidhje të re dhe nismë për mbështetje të tjera nga Gjirokastra dhe kryetari Flamur Golemi.

Falënderit gjithë këshilltarët Kuvendit Komunal për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë për të vendosur Komunën tonë ne lidhje të reja dhe të qëndrueshme.

#Bashkëmundemi

Zyrtarët e Putinit janë fshehurazi kundër luftës në Ukrainë, thotë ish-shefi i spiunazhit të Estonisë

0

Presidenti rus Vladimir Putin po vazhdon agresionin e tij mbi Ukrainë, kundër dëshirës së të paktën disa prej zyrtarëve të tij të lartë dhe oligarkëve me ndikim, sipas një ish-shefi të inteligjencës së Estonisë.

Mikk Marran, i cili drejtoi Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Estonisë nga janari 2016 deri në tetor 2022, i tha Newsweek se kontrolli i Putinit në pushtet mbetet i fortë, edhe nëse disa nga ata që janë nën të janë tërësisht kundër luftës kundër Ukrainës, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se gjatë ditëve të mia në shërbim dhe madje edhe tani, Putin ka pasur një kontroll mjaft të mirë në pushtet”, shpjegoi Marran, i cili tani shërben si CEO i Qendrës Shtetërore të Menaxhimit të Pyjeve të Estonisë.

Por jo gjithçka është rozë për liderin rus, i cili ka përdorur pushtimin e tij në Ukrainë për të forcuar kontrollin mbi disidentët vendas dhe aleatët.

“Mendoj se tensionet po rriten; definitivisht, ne mund të shohim disa shenja atje”, tha Marran. “Ka pasur zyrtarë në administratë që kanë qenë shumë kritikë ose kundër luftës. Nuk mund t’ju them emrat e tyre, por ka pasur dhe ka zyrtarë brenda Kremlinit që janë totalisht kundër luftës”.

Siç kujton Newsweek, Washington Post raportoi në dhjetor se ka “zhgënjim të madh mes njerëzve përreth tij”, duke përmendur një miliarder rus të paidentifikuar, i cili është në kontakt me zyrtarë të rangut të lartë.

“Ai është e qartë se nuk e di se çfarë të bëjë”, tha burimi.

Megjithatë, të pakënaqurit duken të përkushtuar “për të përballuar stuhinë”, ose të paktën
për të pritur një moment më të mirë për të lëvizur.

Edhe figura me ndikim brenda komunitetit të biznesit të Rusisë janë të pakënaqur, ka thënë Marran.

“Ka edhe oligarkë që nuk janë shumë të kënaqur me luftën”, citohet të ketë thënë Marran. “Ne shohim disa tensione, por nuk do të thosha se ato mund ta lëkundin shumë varkën në këtë pikë…”.

“Në publik, natyrisht, ata nuk thonë asgjë”, ka thënë Marran për disidentët e heshtur. “Ky do të ishte një lloj dënimi me vdekje për ta dhe për karrierën e tyre… Por në bisedat private, në grupe më të vogla, ata ishin mjaft të zëshëm”. /Telegrafi

Ndalohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

0

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin Avdi Koca, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik”, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes), me të cilin dokument ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative

0

Gjilan – Nxënësit përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive. Po ashtu gjatë këtij aktiviteti nxënësit kanë paraqitur edhe punimet e tyre me porosi dhe thirrje në këtë drejtim.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operacional “Siguria në shkolla” ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollat e komunës së Gjilanit me temë ,,Keqpërdorimi i teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale të komunikimit’’. Ligjërata është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, psikologët e shkollave, këshillin e nxënësve dhe këshillin e prindërve.

Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VII, VIII, IX, dhe X tek të cilët nga akterët e lartshënuar, nxënësit janë njoftuar për pasojat, rrezikun dhe ndikimin në shoqëri që mundë të vijnë nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale dhe mënyra më e mirë për parandalimin nga këto dukuri.

Nxënësit përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive. Po ashtu gjatë këtij aktiviteti nxënësit kanë paraqitur edhe punimet e tyre me porosi dhe thirrje në këtë drejtim.

Kjo ligjëratë është mirëpritur dhe vlerësuar pozitivisht dhe shumë të dobishme edhe nga drejtorët e shkollave dhe personeli arsimor.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Dogana kap 21kg marihuanë të kontrabanduara nga Presheva

0

Doganierët pas gjatë patrullimeve ne pikat pageses taksa rrugore vikendi së datës 08.09.2022

Rreth orës 5 pas mëngjes ka tentuar të kontrabandon marihuanë,por ne flagranc 20.800 kg marihuanë ështe konfiskuar kurse të dyshuarit arratisen në drejtim panjohur.

Në lidhje me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotik, njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.