30.7 C
Bujanovac,Preshevë
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 72

Barcelona interesohet për Martial, Mourinho ia tregon çmimin

0

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i është përgjigjur interesimit të Barcelonës për Anthony Martialin.

Barca dhe Arsenal janë vënë në kontakt me Unitedin për yllin francez.

Sa i përket interesimit të Arsenalit, përgjgija ka qenë negative, por Barcës i është treguar çmimi, por edhe një mundësi shkëmbimi, shkruan Diario Gol.

Mësohet se Mourinho në këmbim e ka kërkuar mesfushorin Ivan Rakitic, si pjesë të marrëveshjes.

Mourinho është një tifoz i madh i kroatit dhe beson në stabilitetin dhe përvojë e tij, që do t’i kryente punë mesfushës së Unitedit, veçanërisht pasi Michael Carrick largohet në fund të sezonit.

Barca mund të jetë e gatshme të bëjë këtë ndërrim, vetëm nëse e siguron yllin e Schalkes, Leon Goretzkan, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Martial po kalon momente te mira te Manchester United këtë vit.

Luftanija amerikane i afrohet gadishullit, Koreja e Veriut thirrje për luftë kundër SHBA-së

0

Koreja e Veriut ka bërë thirrje për një luftë mbarëkombëtare kundër Amerikes dhe “lëvizjeve të saj si gangster për domin dhe agresion”.

Deklarata vjen ndërkohë që një anije luftarake amerikane, po i afrohet Gadishullit Korean për stërvitjet me Korenë e Jugut.

” Lëvizjet  e gangsterëve amerikanë  për sundimin, nënshtrim dhe agresionin,  po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme pas trazirave të etura për luftë të Presidenti amerikan Donald  Trump, i cili shpalosi pa hezitim dëshirën për shkatërrimit total të Koresë së Veriut’ tha një zëdhënës i Koresë së Veriut.

“Tradhtarët amerikanë dhe maniakët e konfrontimit në Korenë e Jugut janë duke ngritur një histeri të tilla lufte”, thuhet në deklaratë.

Pheniani gjithashtu kundërshtoi traktatin 64-vjeçar midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut, i nënshkruar në vitin 1953, i cili lejon Uashingtonin të vendosë forcat ushtarake në Korenë e Jugut.

Traktati është një “dokument agresiv lufte” i cili ndihmon Uashingtonin të mbajë “forcat e tij agresive imperialiste” në Korenë e Jugut, tha Koreja e Veriut.

A po kerkon Ronaldo rroge me te madhe?

0

Ronaldo pas ndeshjes së shkëlqyeshme dhe dy golave në Dortmund ka thënë se vazhdimi i kontratës është çështje Florentino Perezit.

Mediet menjëherë këtë e kanë transmetuar si kërkesë për më shumë të holla. Portugezi po kërkon të barazohet me të ardhurat e Leo Messit.

“Për këtë duhet të bisedoni me Perezin, ideja është e mirë” ka thënë Ronaldo kur e pyetën se do të qëndroj deri në fund të karierës së tij tek Real Madridi.

Ai ka marrëveshje me Realin deri në vitin 2021 kur edhe i mbush 36 vjet.

Siç shkruajnë mediet spanjolle, në këtë moment tek klubi nuk po mendojnë që t’ia rrisin rrogën, prioriteti është që ti vazhdohet kontrata Sergio Ramosit dhe ti rritet pak rroga lojtarëve të rinj.

Edhe vet Ronaldo nuk do të insistoj për këtë, por pritet të shihet se çfarë do të ndodh deri në verën e ardhshme, duke marrë parasysh se rrogat e lojtarëve kanë shkuar në qiell.

Nëse shikohet sipas shifrave, ai e meriton një kontratë më të mirë tek klubi madrilen, edhe pse paguhet 23 milionë euro për sezonë./presheva.com/

Ronaldo lexon mesazhin e nje shqiptari, permend Kosoven (VIDEO)

0

Cristiano Ronaldo gjatë ditës se djeshme kishte vendosur të ndajë me ndjekesit e tij në Instagram disa momente nga jeta me 3 fëmijet e tij.

Portugezi gjatë paraqitjes Live në Instagram, lexoi disa nga komentet e shumta të ndjekesve te tij e në mesin e tyre me shumë mundësi edhe komentin e një shqiptari nga Kosova në të cilin thuhej I`m from Kosovo” që në shqip do të thotë “Unë jam nga Kosova”.

Kjo nuk është hera e parë që Cristiano Ronaldo e permend emrin e Kosoves, me heret portugezi kishte pershendetur shtetin kosovar edhe në rrjetin e tij social Twitter.

Momentin kur Ronaldo përmend Kosoven mund ta ndiqni nga minuta 2:10.

Lendohet rende Ribery

0

Ribery ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa muaj.
Franck Ribery, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen që Bayern Munchen barazoi me Hertha Berlin me rezultatin 2:2, mund të ketë thyer ligamentet e jashtme të gjurit të majtë.

Konfirmimin e dha trajneri i ri i skuadrës bavareze, Willy Sagnol, i cili zëvendësoi të shkarkuarin, Carlo Ancelotti.

“Është një dëmtim në gju. Duhen parë rezultatet e analizave për të marrë vesh më shumë, por dyshojmë se bëhet fjalë për frakturë në ligamentet e jashtme të gjurit”, tha Sagnol.

34-vjeçari Ribery u rrëzua në vrapim e sipër gjatë minutës së 62-të të ndeshjes, pa pasur asnjë kontakt me kundërshtarët dhe mund të mbetet jashtë fushave për disa muaj.

Ja cilat simbole perdoren me se shumti ne Facebook

0

Simboli i qeshjes së hapur është më i përdoruri

Mark Zuckerberg i ka treguar simbolet më të përdorura në Facebook. Simboli i qeshjes së hapur është më i përdoruri në Facebook.

Pas tij është simboli dashuri me dy zemra në sy, para simbolit romantik.

Bie në sy kryesisht prania e simboleve të lumtura para atyre që japin shenjë negative.

Në anën tjetër Zuckerberg ka treguar edhe simbolet më të përdorura në shtete të fuqishme botërore.

Samsung po e zgjeron Bixby ne tere boten

0

Samsung ka filluar të sjellë përditësimet për aplikacionetBixby, duke përfshirë Bixby,Bixby PLM, Bixby Wakeup, BixbyDictation dhe Bixby Global Action – në disa tregje anembanë botës.

Përdoruesit nga rajone si Britania e Madhe, Afrika e Jugut, India, Hollanda dhe Gjermaniaraportojnë për përditësimet.

Pra, është e drejtë të supozohet se procesi global i lansimit të Bixby ka filluar. Megjithatë, vlen të përmendet se kompania ende duhet të mundësojë Bixby për shumicën e këtyre rajoneve.

Raportet e freskëta nga Gjermania sugjerojnë se funksioni i diktimit është duke punuar atje.

Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut filloi të lansojë Bixby Voice në SHBA muajin e kaluar, pas programit Easy Access. Para kësaj, funksionaliteti ishte i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut.

Rekord: Prezantohet mikro SD kartela me kapacitet 400 GB

0

Kompania e njohur SanDisk ka thyer rekordin sa i përket tregut të mikro-kartelave, microSD.
Mikro-kartela e re e quajtur SanDisk Ultra microSDXC UHS-I vjen me kapacitet prej 400 gigabajt, e cila është ideale për përdorim në smartfonët Android, transmeton Koha.net. Kjo mikro-kartelë e re është e para në botë për nga kapaciteti që ka.

Shumica e pajisjeve Android do të ofrojnë mbështetje për kartelën e re microSD prej 400 GB.

Kartela microSD SanDisk 400 GB mund të ruajë videon e gjatë deri në 40 orë me rezolucion prej 1080 HD dhe ofron shpejtësinë e transferimeve deri në 100 mb/s. Po ashtu, kjo microSD e re mundëson që aplikacionet të punojnë më shpejt.

Edhe pse ka shumë kapacitet për ruajtje, nuk do t’ju kushtojë shumë sepse çmimi i saj është vetëm 250 dollarë dhe vjen me një garanci 10 vjeçare, si dhe pritet që së shpejti të jetë në dispozicion.

SanDisk 400 GB microSD mund të jetë e përkryer për Galaxy Note 8 të ri.

Sa dite duhet te punohet per ta blere nje iPhone X

0

Kompania Apple sapo ka prezantuar 3 modelet më të fundit të telefonave, iPhone8, iPhone 8 plus dhe iPhone X.

Megjithëse prej kohësh iPhone-t janë shoqëruar me dilemën nëse janë një e mirë luksi apo një e mirë që konsumohet në masë, modelet e telefonave Apple lakmohen nga shumë, pavarësisht të ardhurave.

“Monitor” ka përllogaritur orët mesatare që duhet të punojnë individët në disa prej vendeve europiane për të siguruar modelin iPhone X, bazuar në të dhënat e INSTAT për Shqipërinë dhe Eurostat për BE-në dhe Numbeo për rajonin.

Një individi në Shqipëri, për të blerë iPhone X, i cili kushton 999 dollarë (111’578 lekë me kursin aktual të këmbimit) do t’i duhen mesatarisht 438 orë apo 54 ditë pune.

Paga mesatare në vend është 45 mijë lekë, sipas INSTAT, apo 365 dollarë dhe sipas kodit të punës, janë 40 orë në javë apo 160 orë në muaj. Si rrjedhojë, mesatarisht për një orë pune, një punëtor shqiptar fiton rreth 2.3 dollarë.

Shqiptarët janë të dytët që duhet të punojnë më shumë. Në krahasim me vendet e tjera të Europës, në Maqedoni duhen më shumë orë pune për të blerë një iPhone, afërsisht 446 orë.

Në krahasim me Shqipërinë, në Maqedoni duhet të punosh një ditë më shumë (8 orë) për të blerë iPhone X. Në Kosovë për të blerë një model iPhone duhet të punosh 12 ditë më pak se në Shqipëri.

Vendet, ku iPhone kërkon më pak djersë e mund Nga vendet e rajonit, më pak orë pune duhen në Malin e Zi, ku një iPhone mund të blihet me mesatarisht 291 orë pune. Në Europë për të blerë një iPhone X kërkohen më pak orë punë , në vendet nordike dhe vendet e Beneluksit, ku në Norvegji duhet të punosh vetëm 44 orë, në Finlandë 59 orë, në Holandë dhe Danimarkë 49 orë.

Çfarë mund të blesh tjetër me 999 euro? CNBC ka bërë një listë me gjërat që mund të blesh dhe bësh në vend që të blesh një iPhone X. Së pari mund të pish 235 kafe në Starbucks. Me një çmim prej 4.25 dollarë mund të pish 235 filxhanë për të njëjtën sasi parash që duhen për të blerë një iPhone. Mund të qëndrosh 9 ditë në Disneyland. Të vizitosh Karaibet. Të investosh paratë dhe të presësh që ato të shtohen.

Ja cfare duhet te beni nese nuk ju hapet Messengeri ne Facebook

0

Facebook Messenger duket se është duke pasur probleme në celularët iPhone të cilët janë përditësuar me iOS 11.
Përdoruesit e Apple po raportojnë gjithandej nëpër Twitter se po kanë probleme me hapjen e Facebook Messenger.

Sapo po klikojnë për ta hapur atë, ekrani i celularit po bëhet i zi dhe po hiqet aplikacioni.

Por, duket se ka një mënyrë për ta rregulluar këtë. E gjitha çfarë duhet të bëni është:

1. Ta fshini Facebook Messenger
2. Ta ristartoni celularin
3. Ta ri-instaloni Facebook Messenger

Për problemet me Facebook Messenger raportuan përdoruesit e Apple në Twitter.

iPhone X prezantohet me 12 shtator, ja gjithcka qe dime per telefonin e ri

0

Apple do të lanson iPhone-t e rijnë me 12 shtator në kampusin e ri në Cupertino të California.

Ka pasur shumë spekulime për këto tre modele të reja të iPhone.

Të gjitha shenja tregojnë se Apple është duke i bërë publike iPhone 8 dhe 8 Plus së bashku me një model të ri të quajtur iPhone X plotësisht të ridizajnuar dhe me çmim më të shtrenjtë.

Mund të quhet edhe një presion i madh për Apple kjo, sepse këtë vit kompania prestigjioze Apple po feston 10 vjetor e linçimit të iPhone-t të parë më vitin 2007 dhe pikërisht nga kjo kompani priten ndryshime të reja.

Analistët e Wall Street shpresojnë se çmimi i të riut iPhone X do të kushtojë 1000 dollarë, e cila do të nxisë Apple të bëhet kompania e parë trilion dollarësh, pasuri kjo e deklaruar publikisht.

Apple shumë rrallë komenton mbi produktet e ardhshme, por disa kode të zbuluara të softuerëve në lidhje me iPhone të ardhshëm sugjerojnë se shumë nga thashethemet janë të sakta.

Business Insider do të mbulojë çdo gjë që Apple do të lëshojë të martën, por në ndërkohë, më poshtë është ajo që ne presim nga iPhone i ri:

iPhone X i cili është i tëri i ri, ka marrë vëmendjen më të madhe me muaj të tërë. Pritet të ketë një ekran të lakuar, ku zbrastirat ngjitur me ekranin do të jenë më të vogla se iPhone7. Ekrani do të ketë një teknologji të re të shfaqjes të quajtur OLED, e cila premton të përdor më pak energji.

Vet Apple e ka konfirmuar ridizajnimin e iPhone X, duke e shfaqur këtë fotografi ku shihen zbrazëtirat e vogla ngjitur me ekranin.

Ekrani më i madh pritet të ketë rezolucionin 1125 x 2436, sipas kodit të Apple dhe një parashikim nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities, analisti më i saktë në botë i Apple. iPhone X pritet të ketë kamerë të përparme 3D, duke e lejuar atë të manipulojë fotot dhe videot për aplikacione të shtuara. Kamera e përparme gjithashtu do të përdoret për njohjen e fytyrës, ose për të zëvendësuar sensorin Touch ID ose për të plotësuar atë.

Të shtunën, një version i ri i softuerit iOS 11 që e fuqizon iPhone X zbuloi se tipari i zhbllokimit të fytyrës do të quhet Face ID.

Kjo veçori u konfirmua më parë nga kodet e tjera të Apple që referuan face- unlocking dhe atë e kanë quajtur BiometricKit.

Kamera e pasme gjithashtu do të ketë dy lente të pasme që janë të orientuara vertikalisht në krahasim me horizontalin.

iOS 11 është një përditësim i rëndësishëm me një qendër kontrolli të ridizajnuar, mjete të reja për të marrë screenshots dhe përmirësime të mëdha në lidhje më komunikimin me “Siri”.

Por iPhone X pritet të përfshijë edhe karakteristika të tjera që nuk janë në paraprake të publikut të iOS 11, si karakteristika të shtuar të realitetit që i lejonin kamerës të ndryshojë fotot.

Apple tashmë është duke integruar karakteristikat e shtuar të realitetit në Clips, aplikacionin e kamerës fun që është lëshuar më parë këtë vit.

Një tipar që shpërtheu të shtunën quhet “Animojis”. Ata janë në thelb emoji 3D që kodimi i Apple i përshkruan si “porosi të animuara me porosi që përdorin zërin tuaj dhe pasqyrojnë shprehjet tuaja të fytyrës”.

Ju nuk keni nevojë ta lini të mbushet më iPhone tuaj. Apple ka thënë se janë duke shtuar wireless për modelet e reja të iPhone që vijnë këtë vjeshtë, megjithëse mbushësi i stilit Apple Watch mund të shitet veçmas. Apple gjithashtu është bashkuar zyrtarisht në Wireless Power Consortium, duke sugjeruar se është serioze në lidhje me teknologjinë.

Disa thashetheme thonë se iPhone X do të vij me ngjyrë të zezë, mirëpo Ming- Chi Kuo ka thënë se ai do të vjen në ngjyrë të argjend, të zezë dhe me ari me nuanca të bakrit.

Ky model gjithashtu nuk do të ketë zbrastirë për të vendosur kufjet.

Si të qetësoni dhimbjet e veshit

0

Është normale që në momente të caktuara të kemi probleme me dëgjimin, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës.

Humbja e dëgjimit, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë vështirësi në komunikim dhe mund të çojë në izolim, depresion, si dhe, në disa raste, humbje të aftësive njohëse.

Ka disa trajtime parandaluese që mund t’ju ndihmojnë në këtë rast.

-Vaj dhe hudhër

Receta e mëposhtme mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme dëgjimin. Shtoni në një enë dy lugë gjelle vaj ulliri dhe dy thelpinj hudhër, lërini të skuqen me njëri-tjetrin dhe pasi të jetë ftohur filtroni vajin dhe hidhni tri pika për secilin vesh. Më pas mbulojeni veshin me një copë pambuku. Kini parasysh të rrini shtrirë derisa veshi të thithë plotësisht vajin.