27.4 C
Bujanovac,Preshevë
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 71

Zgjimi i hershëm te fëmijët shkakton çrregullime mendore

0

Krijimi i shprehive të shëndetshme te fëmijët, siç është zgjimi herët në mëngjes, si duket edhe nuk është aq i mirë për shëndetin e tyre mendor.

Hulumtimi i ri ka treguar që fillimi i mësimit para orës 8:30 në mëngjes shton rrezikun nga depresioni dhe anksoziteti te nxënësit.

Fillimi i hershëm i mësimit krijon presion te fëmijët, gjë që pengon aftësinë e tyre të gjumit dhe i ekspozon rrezikut më të madh nga shfaqja e problemeve në shëndetin mendor.

Doktori Jack Pelc, nga Universiteti Rochester Medical Center, ka thënë që për shkak të zgjimit të hershëm te fëmijët krijohet presioni që duhet patjetër të shkojnë në shtrat më herët dhe të ngihen gjumë, për çka kanë pengesa të shtuara mendore, ndërsa fillimi i mëvonshëm i mësimit ka ndikim të mirë.

Ai ka shtuar që gjumi i mirë dhe fillimi i mëvonshëm i mësimit japin rezultate më të mira.

Ekspertët u rekomandojnë nxënësve të krijojnë rutinën e shkuarjes në gjumë gjithmonë në të njëjtën kohë, ndërsa ajo kohë është midis orës 8 dhe 10 në mbrëmje dhe të ulin përdorimin e teknologjisë para se të shkojnë të flenë gjumë.

Në hulumtim janë vështruar 197 nxënës, të cilët i kanë plotësuar pyetësorët.

Pyetjeve u janë përgjigjur edhe prindërit e tyre, ndërkaq ato kanë pasur lidhje me shprehitë e tyre të gjumit, kur shkojnë në shtrat dhe a janë tipa të mëngjesit apo të natës.

Kanë qenë të ndarë në dy grupe: ata të cilëve mësimi u ka filluar para orës 8:30 dhe ata të cilëve mësimi u ka filluar më vonë.

Shtatë ditë kanë mbajtur ditarët në të cilët kanë shënuar kur kanë shkuar të flenë gjumë, sa kanë fjetur, cilësinë dhe gjatësinë e gjumit dhe simptomat e depresionit dhe anksiozitetit.

Rezultatet kanë treguar që nxënësit të cilët janë zgjuar më herët, sepse mësimi u fillon në orën 7:30, kanë pasur simptoma depresioni dhe anksioziteti.

Dhjetë vërejtje të cilat flasin qartë që lythi juaj – është i rrezikshëm për jetën

0

Çdo ndryshim në lyth mund të jetë shenjë që do të duhej të shkoni te dermatologu.

Gjatë decenies së kaluar, numri i personave me melanoma është shtuar dyfish, më shumë te meshkujt sesa te femrat.

Gjithsej 86% e rasteve me melanomë janë të mundshme të shërohen, mirëpo si ta pengoni shfaqjen e tyre?

Zgjidhja më e mirë për zbulimin e tyre është në fazën e hershme, gjë që nënkupton përcjelljen e lythit dhe ndryshimet eventuale.

“Lythat janë njolla të ngjyrosura në lëkurë, të cilët i bëjnë qelizat që prodhojnë pigmentin. Shumica e lythave janë beninjë, mirëpo ekzistojnë disa raste të cilat mund të zhvillohen në melanomë”, shpjegon dr. Seth Rankin.

Lythat mund të shfaqen në çdo vend të trupit, por më së shpeshti shfaqen në fytyrë, në këmbë, në shpinë dhe në duar.

Melanoma në fillim mund të shfaqet si njollë e errët, e cila më herët nuk ka qenë e pranishme dhe mund të ndryshojë madhësinë, përkatësisht mund të rritet.

Ndryshimi i madhësisë, i ngjyrës dhe i formës mund të jetë shenjë që duhet të kontrollohet ai lyth.

Si të zbulohet herët melanoma?

1. Asimetria – kur dy gjysma të lythit tuaj nuk duken njësoj
2. Kufijtë – nëse ndonjëra nga vijat nuk është e rrafshët apo është e ndërprerë
3. Ngjyra – nëse lythi juaj ka ngjyra të ndryshme
4. Diametri – matni lythin, diametri nuk do të duhej të jetë më i madh se 6 milimetra
5. Lartësia – a është lythi i ngritur mbi sipërfaqe të lëkurës

Faktorët e tjerë të cilëve duhet t’u kushtojmë kujdes janë:

6. Plaga që nuk mbyllet
7. Ngjyrimi i pikëzuar në lyth apo lythi zgjerohet në lëkurën përreth
8. Ënjtje dhe skuqje përtej kufirit të lythit
9. Lythi fillon të dhembë apo të kruhet.
10. Lythi rrjedh gjak.

Joshua – Klitschko, revanshi me 11 nentor

0

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko pritet që sërish të matin forcat. Revanshi pritet të mbahet më 11 nëntori dhe Las Vegas
Adhuruesit e boksit do të kenë mundësi që serish t’i shohin në ring Anthony Joshuan dhe Wladimir Klitschko. Kjo pritet të ndodhë më 11 nëntor në Las Vegas.

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se 11 nëntori dhe Las Vegasi janë data dhe lokacioni për rimeçin e duelit të madh të peshës së rëndë ndërmjet Joshuas dhe ukrainasit Wladimir Klitschko.

“Kam qenë në Las Vegas me Anthonyn. Kam aplikuar për licencën e promotorit të boksit në Nevada dhe ka shkuar mirë. Jam takuar me përfaqësuesit e MGM-së dhe të T-Mobile Arena. Vegas është favorit dhe 11 nëntori është data e caktuar”, ka deklaruar ai.

“Ndoshta duhen disa javë për të sjellë çdo gjë në vijë, por besoj se Klitschko do të pranojë meçin dhe besoj se Vegasi do të jetë destinacioni. Anthony Joshua ka qenë atje për dhjetë ditë dhe e ka shijuar kohën. Është njoftuar me zonën atje”, ka thënë Hearn.

Joshuas kishte arritur që në duelin e parë ta mposhtë Klitschkon me pikë, dhe kështu të marrë primatin në botën e boksit.

Xhaka nuk i frikësohet Ronaldos

0

Granit Xhaka është i bindur se Zvicra nuk do të humbë nga Portugalia e Cristiano Ronaldos

Mesfushori Granit Xhaka është i bindur se përfaqësuesja e Zvicrës do të nxjerrë të paktën një pikë në ndeshjen kundër Portugalisë.

Xhaka në një intervistë dhënë “fifa.com”, ka theksuar se për Zvicrën ndeshja që do të luhet të martën (sot, 20:45) në Lisbonë kundër Portugalisë, do të jetë sikur një finale e kampionatit botëror.

Ndeshja Portugali – Zvicër është e fundit kualifikuese e Grupit B për kampionatin botëror “Rusia 2018”

Si Zvicra ashtu edhe Portugalia synojnë që biletën për botëror ta sigurojnë direkt. Vetëm vendi i parë shkon direkt, vend të cilin aktualisht e mban Zvicra me 27 pikë pas nëntë ndeshjeve, kurse vendi i dytë ku gjendet Portugalia me 24 pikë shkon në barazh.

“Ndeshja kundër Portugalisë për mua pothuajse është si një finale e kupës së botës. Të gjitha ndeshjet që i kemi fituar deri tash janë të parëndësishme nëse humbim këtë, prandaj na duhet një fitore e re. Ne kemi vetëbesimin e nevojshëm. Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”, ka deklaruar ai.

“Ne nuk kemi nevojë të hidhemi në sulm që nga minuta e parë. Portugalia është në një nivel tjetër dhe duhet të kërkojmë rezultat gradualisht. Jam i bindur se mund të përfundojmë të parët në grup. Unë jam i sigurt që mund ta mposhtim Portugalinë ose patjetër të fitojmë një pikë”, ka thënë Xhaka.

Zvicrës i mjaftojnë edhe barazimi ose edhe një humbje e ngushtë, pasi në ndeshjen e parë e ka mposhtur Portugalinë 2:0. Pjesë e Zvicrës janë edhe Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi. Zvicrës për shkak të lëndimit do t’i mungojë Valon Behrami.

​Lajm i mirë për Realin

0

Danil Carvajal tashmë ka kaluar rrezikun e madh dhe shumë shpejtë do të jetë gati për të luajtur

Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal kishte probleme me zemrën pas një virusi, por tashmë ai është zhdukur dhe lojtari do të jetë gati shumë shpejtë.

Carvajal nuk ka stërvitur që nga 30 shtatori, për shkak të një virusi, që ia kishte infektuar membranën e zemrës.

Por, ky infeksion tashmë ka kaluar dhe lojtari shumë shpejtë do të jetë nën urdhrat e Zidane, shkruan AS.

Por, pavarësisht kësaj, mjekët e Realit do të jenë të kujdeshshëm me Carvajal dhe gjendjen e tij.

Recetat elektronike në shtëpitë e shëndetit, ja si do të funksionojë!

0

Vendosja në përdorim e recetave elektronike me ndihmën e së cilët të sëmurët kronik do të marrin ilaçet direkt në barnatore pas shkuar në shtëpinë e shëndetit, pas disa muajve me vonesë, do të filloj së funksionuari nga muaji nëntor, duke filluar së pari nga Beogradi, njoftojnë mediat serbe, transmeton presheva.com.

Recetat elektronike do të lehtësojnë procedurën për ta marrë ndonjë ilaç për ata pacientë që janë të sëmurë kronik, pasi ata nuk do të kenë nevoj që një herë në muaj të shkojnë tek mjeku dhe kjo në anën tjetër do të zvogloj tollovitë që krijohen nëpër shtëpitë e shëndetit.

Vlersohet se rreth 60% e pacientave që shkojnë në shtëpi të shëndetit janë të sëmurët kronik gjegjësisht pacientë të cilët kanë nevojë që së paku një herë në muaj kanë nevojë ti shkruajnë barnat.

Pacientëve kronik, mjeku i zgjedhur do ti shkruaj receta elektronike për 6 muaj, mirëpo ai nuk do të ketë mundësi që ti marr të gjitha në të njejtën kohë, por një herë në muaj do të shkoj drejt në barnatore për ti marrë ilaçet. Për këtë do ti duhet vetëm librza e shëndetit.

Kjo do të thotë se të sëmurët kronik do të duhet të shkoj tek mjeku dy herë në vit kur bëhet fjalë për barërat që i përodrin rregullisht. Nëse ka nevojë për ndryshim të terapisë, atherë ato ndryshime do ti bëj mjeku, gjegjësisht barin e vjetër do ta shlyej dhe ta shkruaj të riun çka menjëherë në barnatore do të shihet.

BE-ja i kundërpërgjigjet Thaçit rreth kërkesës që Shqipëria t’ua japë shtetësinë kosovarëve

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Meta që Shqipëria t’ua japë shtetësinë kosovarëve meqë Kosovës nuk po i mundësohet për të lëvizur lirshëm.

“Kam kërkuar nga presidenti Meta që kosovarëve, sidomos studentëve dhe biznesmenëve, t’u mundësohet që të kenë nënshtetësi të Shqipërisë në mënyrë që të lëvizin lirshëm”, ka thënë Thaçi.

Mirëpo presidenti Meta nuk ka qenë i mendimit me Thaçin. Përkundrazi, ai ka konsideruar se një opsion i tillë nuk ofron zgjidhje. Ndërkaq, duke komentuar deklaratat në fjalë kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk duhen mbetur të pashpresë për liberalizimin e vizave.

E pavarësisht deklaratave të presidentit Thaçi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë  ka thënë se Kosova duhet të punojë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

“Qeveria e re duhet ta gjejë një mënyrë për t’i përmbushur pritjet e qytetarëve të vet dhe liberalizimi i vizave është në krye të këtyre pritjeve. Prandaj, është esenciale që Kosova të tregojë rezultate në përmbushjen e kushteve të mbetura, duke ecur përpara me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke treguar përparim në regjistrin e të dhënave në rastet e luftimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Kjo e fundit duhet të jetë një proces i vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e BE-së në Prishtinë.

Haradinaj: Preshevarët nuk do të ndihen më të diskriminuar

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim elektoral të AAK-së në Gjilan, ka thënë se qytetarët nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë kanë qenë të diskriminuar deri më tani.

“Tetëmbëdhjetë vjet jetojnë në Kosovë, dhe ende nuk kanë dokumente. Nuk mund të vazhdohet tutje kështu, të gjithë do të pajisen me dokumente”, ka thënë kreu i Qeverisë.

“Në Kosovë do të ndryshojë edhe financimi për Luginën, por edhe kuota dhe disa përparësi për këtë kategori të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, u shpreh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai i bëri komentet në një tubim të Aleancës, Dega në Gjilan, me qytetarë të Përlepnicës, Mireshit, Kmetocit dhe Verbicës. Në këtë tubim u prezantuan dhe kandidatët për asamble komunale që vijnë nga këto lokalitete.

“Jemi të vendosur që t’iu japim formë edhe komunave, sepse janë keq dhe duhet të reflektojmë. Në Gjilan nuk është punua përnjëmend ime. Por pas 22 tetorit do ta kemi një kryetar përnnjëmend dhe një qeverisje përnjëmend”.

“Vota për Rexhep Kadriun është votën për juve dhe të ardhmen e juaj”, theksoi Haradinaj.

Kandidati për Gjilanin nga radhët ë AAK-së, Rexhep Kadriu, tha se ndryshimin në Gjilan do ta bëjnë bashkë me gjilanasit.

“Ndryshimi është nevojë për Gjilanin. Nuk dua të merrem qeverisjen e LDK-së dhe PDK-së, por po tregoj se çfarë do të bëjë AAK-ja pas datës 22 tetor”, ka thënë Kadriu.

Ai premtoi qytetarëve zhvillim ekonomik, infrastrukturë, hapje të vendeve të punës, ndërsa ka thënë se tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me kompani franceze, për ndërtimin e një fabrike me 500 vende pune.

“Sot kemi nënshkruar një marrëveshje mirëbesimi ndërmjet entitetit ‘Verilux’ të Francës dhe AAK-së në Gjilan që garanton në start 500 vende pune. Kjo marrëveshje ka për synim tërheqjen e investitorëve francezë për t’i realizuar një mori projektesh në rast se AAK-ja do të udhëheqë Gjilanin, projekte që do të krijojnë mijëra vende të reja pune”.

“Pra, Gjilani nuk ndryshohet duke ngritur një gisht, as dy gishta, e as me grusht në ball, por me projekte konkrete”, u shpreh Kadriu.

Një tjetër premtim i Kadriut ishte pounësimi sezonal i studentëve. “Studentët në vitin e fundit të studimeve, Aleanca ka paraparë t’i punësojë 300 për çdo fillim të sezonit të verës, me pagë 200 euro”, tha Kadriu.

“Autostrada do të bëhet sepse kjo është e premtuar edhe nga kryeministri Haradinaj. Të gjithë këto do t’i bëjmë bashkë”, ka theksuar Kadriu, i cili ka premtuar edhe 6 parkingje në qytetin e Gjilanit.

Lugina e Preshevës apo Kosova Lindore? Ja si duhet të quhet sipas Stankoviqit

0

Zyrtarët serbë po i pengon emërtimi Lugina e Preshevës ose dhe Kosova Lindore për vendbanimet me shumicë shqiptare në jug të Serbisë: Për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, transmeton Koha.net.

Madje, siç përcjell gazeta “politika” e Beogradit, kryetari i Trupit Koordinues për këto komuna Zoran Stankoviq ka treguar, përmes një apeli. se si duhet të quhet ky rajon.

„Аpeloj te të gjithë funksionarët shtetërorë, mediet dhe opinioni që në adresimet e veta për temën e jugut të Serbisë qendrore ose për Qarkun e Pçinjit, të mos e shfrytëzojnë emrin Lugina e Preshevës ose Kosova Lindore”, ka thënë ai duke shtuar se këto emërtime, siç tha, i kanë shpikur liderët shqiptarë për t’i përdorur për qëllime politike.

Tetori pa udhëtime, katër ndeshje në Madrid për Realin

0

Muaji tetor mund të jetë më i suksesshëm për këtë fillim sezon për Real Madridin, ku po ashtu mund të tejkalohen problemet e mëdha me rezultate në shtëpi.

Reali nuk do të luaj jashtë kryeqytetit spanjoll deri më 29 tetor në stadium të Gironas. Do të jenë dy ndeshje në shtëpi (Tottenhami dhe Eibari) dhe dy ndeshje si mysafir në Madrid (Getafe dhe Fuenlabrada).

Real Madridi do t’i rikthehet aksionit të shtunës pas pushimit të kombëtareve dhe kështu do të fillojë rikthimin në luftën për titullin në La Liga.

Ekipi i Zidanes është në këtë pikë të sezonit hiç më pak se shtat pikë prapa Barcelonës. Reali do ta visitojë Getafen të shtunën (16:15), teksa Barcelona do ta bëjë të njëjtën gjë në Wanda Metropolitano në derbin ndaj Atleticos.

Një ditë e favorshme pë të zvogëluar distanën në tabelë për të cilën Zidane mund të punojë i qetë dhe pa udhëtime: katër ndeshjet e ardhshme zhvillohet në kryeqytetin spanjoll.

Pas Getafes, ai do të udhëheqë dy ndeshje në Bernabeu, kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve (të martën e 17 tetorit) dhe ndaj Eibarit në kampionat (të dielën e 22 tetorit. Dhe më 26 tetor të enjten është debutimi sërish në Madrid në stadium të Fuenlabradas.

Vlen të përmendet se para pushimit të kombëtareve, Reali luajti në shtpëi ndaj Espaynolit dhe fitoi, duke çuar numrin e ndeshjeve të zhvilluara në Madrid në pesë.

Vizita te Girona në kampionat më 29 tetor të dielën do të jetë udhëtimi i parë i Realit në 34 ditë – i fundit udhëtim ishte më 26 shtator ndaj Dortmundit në Gjermani (fitore 3-1).

Zidane do ta shfrytëzojë mundësinë e punës pa udhëtuar shumë për t’u përgatitur për një agjendë të ngjeshur që e pret klubin mbretëror mes 14 tetorit dhe 5 nëntorit, ku zhvillohen 7 ndeshje për 23 ditë.

Diçka më shumë se tri javë, me mesatarisht nga një ndeshje çdo 3.29 ditë deri në pushimin e ardhshëm të kombëtareve në nëntor.