30.7 C
Bujanovac,Preshevë
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 73

Pija që zgjidh problemin me pagjumësinë

0

Nëse keni probleme me pagjumësinë, gjumin e lehtë ose nëse zgjoheni gjatë natës, kjo recetë mund të sigurojë kualitet dhe kontinuitet të fjetjes.

Banania është e pasur me kalium dhe magnez, të cilat çlirojnë muskujt dhe nxitin gjumin, transmeton ksp.

Përgatitja e pijes:

Hidhni një litër ujë në një enë. Merrni një banane, pastrojeni mirë dhe e preni në copa të vogla, pastaj vendosin në ujë së bashku me lëkurën dhe lini të vlojë për dhjetë minuta.

Pas kësaj, hidheni ujin në gotën për çaj, shtoni cimet për të përmirësuar shijen dhe pine lëngun një orë para shkuarjes në gjumë derisa është ende i ngrohtë.

Trajtoni depresionin me këtë pije

0

Në momente të ndryshme të jetës, mund të ndihemi të mërzitur dhe pa e kuptuar mund të biem në depresion.

siç e dini, ushqimi është çelësi për të trajtuar shumë sëmundje. Edhe depresioni, zgjidhjen mund ta ketë tek ushqimet. Receta e një limonade, është mënyra më e mirë për të trajtuar depresionin. Baza e saj është shafrani i Indisë. Kjo lloj erëze është tashmë e mirëstudiuar dhe e njohur për vetitë e saj të shumta kuruese. Shafrani i Indisë, përveç të tjerash, është provuar shkencërisht edhe për vetitë e tij anti-depresive.

Përbërësit: 4 filxhanë me ujë të filtruar, 2 lugë gjelle me pudër të shafranit të Indisë, 4 lugë gjelle me mjaltë, lëngun e 1 limoni e gjysmë, në varësi të dëshirës mund të shtoni edhe lëng portokalli. Përgatitja: Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe më pas vendoseni në gota për servirje.

Kamomili ndihmon per heqjen e kilogrameve te teperta

0

Kamomili është një nga bimët më të njohura shëruese, e cila që nga lashtësia përdoret për shkak të ndikimeve pozitive dhe të dobishme në trupin e njeriut.
Sot gjithnjë e më shumë përdoret për trajtimet natyrore për probleme të ndryshme. Ajo që ndoshta nuk e keni ditur është që kamomili mund t’ju ndihmojë që të dobësoheni më lehtë, më shpejt dhe në mënyrë të balancuar (dhe njëkohësisht t’i zvogëloni problemet siç janë dhimbja akute menstruale, reuma dhe pagjumësia).

Megjithatë, mos mendoni që çaji i kamomilit është ilaç çudibërës për dobësim, nuk ekziston një gjë të tillë, por mund t’ju shërbejë si ndihmë në ushqyerjen e shëndetshme, mënyrën e balancuar të jetesës dhe arritjen e peshës së shëndetshme.

I pasur me kalcium, magnez, kalium dhe vitaminën A, çaji nga kamomili me të vërtet mund të jetë aleat i rëndësishëm në dobësim.

Si ta kuptoni se sa mjalti eshte i pastert dhe natyral?

0

Nëse dëshironi të merrni përfitimet të cilat vijnë nga mjalti atëherë pastërtia e mjaltit është ajo që duhet marrë parasysh para se ta blini atë.

Ka disa teste dhe eksperimente të thjeshta që mund të kryhen në shtëpi për të verifikuar se mjalti që keni blerë është me të vërtetë natyral.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar këtë është eksperimenti me ujë. Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë.

Nëse është mjalti i falsifikuar apo artificial, ai do të shkrihet në ujë dhe do ta shihni përreth gotës.

Ndërsa nëse është mjalti i pastër dhe organik, ai do të qëndrojë në fund të gotës.

Pra, keni parasysh këtë mënyrë kur blini mjaltë dhe mos hezitoni ta provoni këtë eksperiment për ta testuar pastërtinë e këtij produkti të shëndetshëm!

Hani sa me shume rrush! Ja per cfare ju ndihmon

0

Ky frut është burim i shkëlqyer i melatoninës, hormon që rregullon ciklin e gjumit, shmang lodhjen, pengon procesin e plakjes qelizore.

Jo vetëm tuli i këtij fruti është i pasur me minerale (duke përfshirë kalium, hekur, fosfor, kalcium, magnez) dhe vitamina (grupi B dhe vitamine A dhe C), por gjithashtu edhe farat e rrushit shërbejnë mjaftueshëm.

Ky frut, në fakt, gjithashtu ndihmon për të mbajtur peshën nën kontroll.

Një studim nga Universiteti i Karolinës së Veriut në SHBA, ka treguar se kur organizmi ka marrë sasi të lartë yndyrnash, këshillohet të hahet rrush rregullisht. Ky frut mund të zvogëlojë me 40% peshën e fituar, pasi polifenolet e këtij fruti të shijshëm veprojnë në simbiozë me florën e zorrëve, duke ruajtur ekuilibrin dhe luftuar inflamacion kronik në zorrë.

Ushqimet qe mbajne zemren e shendetshme

0

Kujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj, ndaj sigurohuni që të njihni (gjendjen tuaj shëndetësore), të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë.

Vizitoni mjekun tuaj dhe kërkojini disa kontrolle të thjeshta
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdesemi për të.

Nëse nuk e bëni këtë, ju e vendosni veten tuaj në rrezik për sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru (stroke). Dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Kujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj, ndaj sigurohuni që të njihni (gjendjen tuaj shëndetësore), të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë. Vizitoni mjekun tuaj dhe kërkojini disa kontrolle të thjeshta.

Këshilla

Ushqyerja dhe marrja e lëngjeve në mënyrë të shëndetshme i jep zemrës tuaj energjinë e nevojshme për të jetuar. Mos u ushqeni me shumë ushqime të përpunuara dhe të parapërgatitura pasi ato kanë shumë sheqer dhe yndyra. Pakësoni pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave; në vend të tyre merrni ujë apo lëngje pa sheqer.

Përpiquni të hani 5 porcione në ditë me fruta dhe zarzavate; ato mund të jenë të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të thata. Merrni brenda udhëzimeve të rekomanduara sasinë e alkoolit që përdorni. Përgatisni vetë në shtëpi ushqimin për në shkollë apo në punë.

Kujdes!

Njihni nivelin tuaj të sheqerit apo glukozës në gjak. Niveli i lartë i sheqerit apo glukozës në gjak mund të jetë tregues i diabetit. SKV-të janë përgjegjëse për 60% të të gjitha vdekjeve te njerëzit me diabet, ndaj nëse ajo nuk diagnostikohet apo nuk trajtohet mund t’ju rrisë rrezikun për SKV dhe goditje në tru.

Lëvizja

Kur qëndroni aktiv, ju mund të reduktoni rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të ndiheni mirë. Përpiquni të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet të moderuar deri në intensiv 5 herë në javë. Të gjitha lëvizjet si loja, ecja, punët e shtëpisë dhe kërcimi kanë rëndësi.

Ju duhet të jeni më aktiv gjatë ditës, si p.sh. duke marrë shkallët në vend të ashensorit, të ecni apo të përdorni biçikletën në vend të makinës. Ushtrimet bëjini me shokët dhe familjen, pasi kjo është më argëtuese dhe ju do të ndiheni më të motivuar. Para se të vendosni për të filluar ushtrimet, ju duhet të konsultoheni me personelin shëndetësor apo mjekun tuaj të familjes.

Tensioni

Presioni i lartë i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Ai është quajtur ndryshe “vrasës i heshtur” pasi zakonisht nuk ka shenja paralajmëruese apo simptoma, dhe shumë njerëz nuk e dinë që e kanë presionin e gjakut të lartë.

Veset

Lënia e duhanit është një ndër gjërat kryesore që ju mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj. Brenda dy vjetëve pasi keni lënë duhanin, rreziku për sëmundje koronare të zemrës reduktohet ndjeshëm.

Pas 15 vjetëve rreziku juaj për të patur sëmundje kardiovaskulare është i njëjtë me atë të një personi joduhanpirës. Ekspozimi ndaj tymit të duhanit është një shkak për sëmundjet e zemrës te joduhanipirësit. Lënia e duhanit do t’ju përmirësojë jo vetëm shëndetin tuaj, por edhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.

Nëse ju keni probleme në lënien e duhanit, kërkoni një këshillë profesionale se si ta lini atë.

Yndyra

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak është shkak i rreth 4 milionë vdekjeve çdo vit në botë.

Prandaj ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes në mënyrë që të matni nivelin tuaj të kolesterolit në gjak, peshën tuaj dhe Indeksin e Masës Trupore (IMT).

Në këtë mënyrë mjeku juaj mund t’ju këshillojë për rrezikun që keni për SKV, në mënyrë që ju të merrni masa apo veprime për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj. /Presheva/

Ky ushqim lufton kancerin

0

Brokoli është ndër ushqimet kryesore që i ndihmon organizmit tuaj.
Shkencëtarët thonë se brokoli lufton kancerin. Ata gjetën substanca të caktuara në perime për të bllokuar gjenet e dëmtuara që ishin të lidhura me kancerin.

Gjetjet mund të çojnë në një strategji të re për parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Substancat e quajtura isothiocyanates mund t’i gjejmë në brokoli, lulelakër, marule ose lakërishtë, dhe ajo ndikon në parandalimin e rritjes së kancerit.

Por, askush nuk e di saktë se si këto substanca funksionojnë, që është çelës për zhvillimin e strategjisë së përmirësuar në luftën kundër kancerit te njerëzit.

Si do të prezantohej Rita Ora në takimin e parë?

0

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sivjet do të jetë nikoqire e ceremonisë MTV EMA, që do të mbahet në Londër më 12 nëntor.

MTV EMA lajmin e bëri publik sot, ndërsa ka postuar edhe një video për përcjellësit në rrjetet sociale që të njihen nga afër me prezantuesen e ceremonisë së sivjetme, përmes një “takimi të shpejtë”.

“Unë jam kosovare. Nëse askush nuk e di se ku është, është në Evropën Lindore. Jam rritur në Londër”, nis ajo prezantimin në “takimin e shpejtë”.

Ajo ka folur edhe për tatuazhet e saj. Ka njoftuar se ka 26 dhe se e preferuara e saj është në dorën e djathtë, një lule të cilën e ka bërë qe dy vjet.

Rita ka treguar se urren njerëzit kur dalin në takim dhe përdorin telefona mobilë.

Në këtë “takim të shpejtë”, Rita është veshur në ngjyrë të zezë, por nga e merr inspirimin ajo?

“E kam nga prindërit e mi”, ishte përgjigja e Orës.

Në takim të parë, Rita ka treguar se do të preferonte të pinte verë.

Agjentët rusë hakojnë ushtarët e NATO-s

0

Agjentët rusë janë duke përdorur dronët e sofistikuar për të hakuar telefonat e ushtarëve të NATO-s në Baltik, në mënyrë që të vjedhin të dhënat e tyre personale dhe të spiunojnë lëvizjen e trupave.

Zyrtarët ushtarakë perëndimorë besojnë se Rusia është duke hakuar në mobilët personalë të ushtarëve të Aleancës Veri-Atlantike, të cilët janë të vendosur në rajonin e Baltikut.

Ata thonë se rusët janë duke përdorur antena të sofistikuara dhe dronë për të hakuar telefonat dhe të gërmojnë  informacionet në pajisje, shkruan Daily Mail.

Disa nga incidentet e hakimit sugjerojnë se rusët janë duke u përpjekur që të gjurmojnë lëvizjen e trupave të NATO-s.

Christopher L’Heureux kishte marrë komandën e bazës së NATO-s në Poloni, në korrik. Pak kohë pas kësaj, ai kishte thënë se telefoni i tij ishte hakuar.

Kur kishte shikuar në telefon, ai kishte parë se dikush kishte lansuar funksionin Find My iPhone.

“Kishte një hartë të vogël të Apple dhe në qendër të hartës ishte Moska”, ka thënë L’Heureux. “Thuhej: Dikush është duke u përpjekur të ketë qasje në iPhone tuaj.”

Ai tha se më vonë kishte mësuar se një haker me IP të Rusisë kishte tentuar të thyejë shtresën e dytë të mbrojtjes së fjalëkalimit dhe ai kishte përcjellë lëvizjet e tij përmes GPS.

L’Heureux tha se është në dijeni se të paktën gjashtë ushtarëve të tjerë, telefonat dhe llogaritë e tyre ishin të hakuara në Facebook.

Ushtarët amerikanë thonë se hakerët përdorin informacionet që t’i frikësojnë ata.

Fundjava me borë në Kosovë

0

Stina e vjeshtës vazhdimisht shoqërohet me luhatje të temperaturave të cilat sjellin dhe komplikime të ndryshme tek shëndeti i njeriut.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në fundjavë, ku do të ketë luhatje të ndjeshme të këtyre temperaturave të shoqëruara dhe me reshje bore.

Sylë Tahirsylaj, profesor universitar dhe njëherësh meteorolog tha se fundjava do të shoqërohet  me një mot të ftohtë dhe bëri thirrje të kihet kujdes me kulturat e ndryshme bujqësore, me sistemin e ujitjes, tymosjes si dhe aplikimin e sistemit antifriz, raporton Tribuna Channel.

Ndryshimet e temperaturave prekin të gjitha moshat dhe shoqërohen me komplikacione të ndryshme, por shtresa më e prekur janë fëmijët.

Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë, theksoi se fëmijët janë më të ndjeshmit nga luhatjet e motit.

Ai u bën thirrje prindërve, e veçanërisht nënave, që të shtojnë kujdesin në ditët kur kemi ndryshim drastik të motit, të mos hezitojnë dhe t’i drejtohen Klinikës së Pediatrisë.

Klipi i Erës kalon milionëshin e parë në YouTube, këngëtarja shprehet e kënaqur

0

Bashkëpunimi i shumëpritur i Era Istrefit me French Montanan u lansua para dy ditësh dhe kënga tashmë është duke u pritur shumë mirë nga fansat e dy këngëtarëve.

“No I Love Yous” titullohet kënga e re, e cila u publikua me 29 shtator në kanalin e shpërndarjes së videove, YouTube.

Dhe që në ditën e dytë pas lansimit, videoklipi është shikuar më shumë se një milion herë nga pëlqyesit e muzikës së dyshes.

400 milionë klikime për “Unforgettable” nga French Montana

0

Hip hop superylli, French Montana, ka publikuar kohë më parë videoklipin e tij “Unforgettable”.

“Unforgettable” është realizuar në prill në Ugandë në një video karakteristike me shumë fëmijë afrikanë duke vallëzuar. Video që pati regji nga vet French Montana u pëlqye mjaft shumë.

French Montana në hitin “Unforgettable” me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

Video ka arritur tashmë 400 milionë klikime dhe është certifikuar me platinum.