Ballina LAJME E FUNDIT BOTË NGACMIMET SEKSUALE: TURQIA SJELL AUTOBUSA ROZË VETËM PËR PASAGJERE GRA

NGACMIMET SEKSUALE: TURQIA SJELL AUTOBUSA ROZË VETËM PËR PASAGJERE GRA

2598
0
SHPËRNDAJE

Autobusët rozë në Tuqi: ndarja e grave nga burrat në trasportin publik ëshë hedhur si ide që në vitin 2015. Ideja e autobuzëve me ngjyrë rozë për gratë, propozuar si një metodë për të trajtuar ngacmimet seksuale u hodh si ide nga rrjeti i grave konservatore për partinë islamike Saadet (Felicity Party) rreth tre vite më parë.

Por ky propozim ka ngjallur debate në vend, shoqëruar me protesta dhe tubime të organizuara nga gra ku slogani kryesor ishte: ’ Burrat duhet të jenë më pak agresiv dhe të sillen në mënyrë më njerëzore’’.

Pas linçimit të dy autobusëve rozë në Malatya, nisën dhe protestat në shenjë refuzimi ndaj tyre.

Përmes rrjeteve sociale gratë kërkuan nga burrat dhe djemtë një moderim të sjeljes së tyre sesa ndarjen e dy gjinive. ‘’Eleminoni agresorin, përdhunuesin, jo gruan’’ thuhej në një prej sloganeve të fshatës online kundër këtj propozimi nga organizata të grave që shprehën se problemi i rritjes së dhunës kundër grave nuk mund të zgjidhet përmes izolimit të grave nga shoqëria.

Debati u shtri dhe në parlament ku një pjesëtare e Partisë Republikane nga opozita si dhe një përfaqësues nga komiteti parlamtentar i Barazisë midis burrave dhe grave, Candan Yuceer u shprehën ‘’ Gratë po i largojnë nga sfera publike, qëllimi këtu nuk është të mbrojnë gratë, është e pashëndetshme të krjosh një shoqëri ku gjnitë ndahen nga njëra tjetra..Cili do të jetë hapi pasardhës, ti themi mos të dalin jashtë e të rrinë të kyçura brenda meqenëse kështu është më e sigurt? ‘’

Në shtetin turk fenomeni i ngacmimit seksual është goxha i përhapur. Ajo çfarë e rëndon situatën është sistemi i drejtësisë ku viktimat e dhunës seksuale nuk konsiderohen aspak si të tilla por shihen si individë që kanë shkuar me pëlqimin e tyre tek agresori. Disa sociolog shprehen se këto autobuzë pink e kthejnë në normative dhunën dhe ngacmimin seksual. /Jetanepresheve.