Ballina AKTUALE Sipas Shtypit Serb “Bujanoci, Që Nesër Mund Të Zgjohet Në Kosovë”

Sipas Shtypit Serb “Bujanoci, Që Nesër Mund Të Zgjohet Në Kosovë”

461
0
SHPËRNDAJE

Vuk Jeremiq, kreu i Partisë Popullore, ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, më dha informacione nga qarqet diplomatike se negociatat ndërmjet Vuçiq dhe Thaçit rreth korrigjimit të kufijve kanë hyrë në fazën përfundimtare. Ne nuk po flasim më për politikën, por për fatin e Bujanocit, raporton për Portalin Bujanovaçke, Sasha Arsiq, koordinatori i kësaj partie për rrethin e Pçinjit dhe Jablanicës, pas takimit të djeshëm rajonal të partisë dhe tribunës opozitare Aleanca për Serbinë në Leskoc.

Sipas të njëjtave burime Arsiq pohon, gjithnjë duke iu referuar shefit të tij Jeremiq, se ekziston një dokument prej 60 faqesh mbi detajet e demarkacionit, dmth. korrigjimit të territoreve të negociuara midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës:

– Ka arritur në faqen e 40-të të këtij dokumenti dhe shumë detaje janë harmonizuar. Ka qenë diskutabile se kujt do t’i takoj autostrada dhe paraprakisht janë dakorduar që ajo të mbetet në Serbi, por lehtë mund të ndodhë që në një mëngjes të ardhshëm ne në Bujanoc të zgjohemi në Kosovë, sepse më nuk diskutohet për bashkimin e vendbanimeve kufitare, veç i gjithë qyteti, si edhe Presheva, argumenton Arsiq, për Portalin Bujanovaçke. Gjithashtu, në këtë takim të Leskocit, është biseduar edhe për taksën 100 për qind të Qeverisë së Kosovës, ndaj produkteve të importuara nga Serbia.

– Nga 10 deputetët e Listës Serbe, e cila është e afërt me partinë presidentit Vuçiq, varet Qeveria e Ramush Haradinajt. Ata, që nesër mund ta rrëzojnë qeverinë, nëse nuk u përgjigjet pozicioni në të njëjtën qeveri për zbatimin e taksës, thotë Arsiq, për Portalin Bujanovaçke, të cilën e transmetojnë edhe mediumet e tjera në Serbi.