Ballina AKTUALE Thaçi takon Putinin tregon se Rusia është e gatshme ta mbështesë marrëveshjen...

Thaçi takon Putinin tregon se Rusia është e gatshme ta mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi

457
0
SHPËRNDAJE

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë, shkruan Indeksonline.

Takimi në fjalë është zhvilluar në Paris dhe ishte i përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Në Paris takova Presidentin Vladimir Putin, duke u përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/