Ministrja e Integrimit Evropian, ia dorëzoi edhe formalisht kontributin e parë të institucioneve të Kosovës për Raportin për Vendin, shefes së Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e Raportit për vendin si instrument kryesor përmes të cilit Bashkimi Evropian do të matë progresin e arritur nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga publikimi i Raportit të fundit, në Nëntor 2016, njofton nga ministria, përcjellë Klan Kosova.
“Njëkohësisht, Raporti do të identifikojë sfidat kyçe më të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës”.
“Ministrja Hoxha ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara agjendën evropiane”.