19.3 C
Bujanovac,Preshevë
E premte, 26 Qershor, 2026
Ballina Blog Faqe 26

Vuçiq: Populli po thotë që kufiri me Kosovën të jetë në Jarinë e Bërnjak

0

Kryetari i Serbi Aleksandar Vuçiq ka theksuar se ajo që kishte menduar të jetë zgjidhje për Kosovën, ka hasur në kundërshtim tek opinioni në Serbi, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se gjithmonë është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromis dhe t’ia ofrojë atë popullit , porse kjo nuk po shihet në horizont.

Duke treguar pse s’e kishte paraqitur propozimin vet për këtë çështje, Vuçiq, siç citon ë televizion shtetëror serb RTS, ka thënë:

“Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak. Nës populli thitë kështu, çfarë të bëj, nuk mundem unë kundër vullnetit të popullit dhe duhet respektuar dëshirën qytetarëve”.

EUPRO: Komuna e Bujanocit përfituese e grantit prej 150 mij eurove

0

EUPRO: Komuna e Bujanocit përfituese e grantit prej 150 mij eurove, konkurente në mesin e 99 komunave…

EUPRO: Komuna e Bujanocit përfituese e grantit prej 150 mij eurove, konkurente në mesin e 99 komunave.

Zyra për zhvillim ekonomik lokal e komunës së Bujanocit ka siguruar mbështetje me vlerë prej 150.000,00 euro për realizimin e projektit të ndryshimit dhe modernizimit të sistemit të ndriçimit në qytet.

Qyteti i Bujanocit do të ndërtoj rrjet të ndriçimit bashkëkohorë i cili do të mundësoj zvogëlimin e shpenzimeve të ndriçimit publik deri në 40%.

Sitemi i ri i ndriçimit në qytetit e Bujanocit nga sistemi i thjeshtë do të shndrrohet në sistemin e ndriçimit LED.


Në Prishtinë, promovohet libri me opinione për Luginën e Preshevës

0

Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, gjatë këtij vikendi, të javës së parë të tetorit, u promovua libri publicitar me opinione për Luginën e Preshevës, të autorit Nexhmedin Saqipit.

Promovimi i librit me opinione nga Lugina, në ambientin madhështor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila si asnjëherë më parë ishte e mbushur me adhurues të shumtë të librit nga të gjitha trevat e etnikumit shqiptar, u vlerësua lart nga kritikët letrarë dhe pjesëmarrësit e këtij evenimenti të lartë kulturor.

Për rolin dhe rëndësinë e librit me opinione nga Lugina e Preshevës, të autorit Nexhmedin Saqipi, foli redaktori i librit prof. dr. Sali Bashota, duke e cilësuar atë si një libër të rëndësishëm, që pasqyron realitetin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërmjet presionit, migrimit e integrimit.
“Ky libër ka shumë porosi, ka shumë tema, të cilat e kanë preokupuar në rrethana të zakonshme dhe të jashtëzakonshme autorin e saj, prandaj shumë kujtime, përjetime, qaste të përjetuara nga autori, janë paraqitur në këtë vepër me opinione”, u shpreh kritiku letrar Sali Bashota.

Po sa ta lexoni librin gjeni tri parime fundamentale e drejta e vërteta dhe liria përbërëse esenciale të shkruar nga autori ku flet për të drejtat shekullore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, theksoi në vazhdim të diskutimit të tij Bashota.

Libri freskon kujtesën për të gjitha ndodhitë në Luginën e Preshevës, tha recensenti Sevdail Hyseni,
“S`ka se si mos të na kujtohen gjithë ato zhvillime, ngjarje, bëma, nëpër të cilat ka kaluar vendlindja e autorit e cila sipas tij nuk ka qenë vetëm Luginë e luleve dhe gëzimeve, por edhe e dhembjeve, trishtimeve, nëpër të cilat kaloi vertikalisht, me kokën lartë, pa u përkulur dhe ligështuar asnjëherë”, tha Hyseni.

Lexuesi i këtij libri publicistik, tha më tej z. Hyseni, do të jetë shumë kurioz dhe i entuziazmuar për luftën e paepur mediale të gazetarisë shqiptare në Luginë të Preshevës, do të jetë shumë krenar për qëndresën heroike të shqiptarëve të kësaj Lugine, për ta ruajtur bërthamën etnike dhe identitetin kulturor e informativ, karshi një regjimi, i cili nuk kursente mjete e metoda për ta spastruar etnikisht nga hapësirat e këtij etnikumi, ku ata, gjithmonë, kanë qenë autoktonë.

Në vazhdim prof dr. Faik Shkodra, gjatë fjalimit të tij promovues, tha se “Dashuria për jetën dhe popullin, për lirinë dhe të vërtetën, për idealet e përflakura, për atdheun dhe traditat, kulturën dhe identitetin shpirtëror e kombëtar, e kanë frymëzuar Nexhmedin Saqipin të shkruaj veprën publicistike me titull të qartë e domethënës “Një libër me opinione për Luginën e Preshevës”.

Në vijim Shkodra, tha se autori i librit ka rritur të depërtoj në thellësi të vuajtjeve, të brengave e të shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe këto konstatime e vlerësime mbi gjendjen e djeshme, të sotme e të nesërme e shqiptarëve të këtij rajoni, do të mbeten të kohshme te të gjithë ata që mbijetuan krizat e jetës së dhunshme nga shteti serb dhe vazhdojnë, mjerisht, të mbeten ende me këtë represion e mungesë lirie.

Kemi përshtypjen dhe bindjen se Nexhmedin Saqipi në këtë libër ka vërtetuar se, para së gjithash, është intelektual i guximshëm e i vyeshëm, është njeri me karakter të lartë dhe të pathyeshëm, si edhe është njeri me ideale të larta njerëzore e kombëtare, tha prof.dr. Faik Shkodra.

Në kuadër të promovimit të librit, moderatorja Ardita Behluli, e konsideroi të hapur debatin me lexuesit e librit, ku nga të pranishmit u paraqitën me diskutime: dr. Dali Emërllahu, dr. Beqir Hamidi, politologu Fehmi Ajvazi etj, të cilët dhanë vlerësime të larta për rolin dhe rëndësinë e këtij libri me opinione, që ka për lexuesit gjithandej hapësirave etnike shqiptare.

Në fund, autori i librit shprehu mirënjohje për të pranishmit dhe për gjithë ata që kontribuan për botimin e librit.
“Ne jemi munduar të prezantojmë gjendjen reale në Luginë të Preshevës, për atë çka mendon popullata e kësaj ane, me çfarë problemesh është ballafaquar në të kaluarën dhe çfarë e brengos në ditët e sotme”, deklaroi autori i librit me opinione Nexhmedin Saqipi.
Gjendja pezull, jeta e rëndë e përcjell me migrim dhe manipulimet e ndryshme politike janë shkas që shqetësojnë banorët e Luginës, të cilët nuk do të ndalen me kërkesa legjitime drejt realizimit të ëndrrës së tyre shekullore, u tha me rastin e promovimit të Librit me opinione për Luginën e Preshevës.

Vlen të ceket se Libri me opinione i publicistit Nexhmedin Saqipi, është publikuar në kuadër të Shtëpisë Botuese “Rozafa”, në Prishtinë dhe ndahet në katër kapituj: Në retrospektivë, Farsa politike dhe manovrat patriotike, Problemi i quajtur kufi dhe Intervista dhe biseda. Nëpër këto kapituj janë radhitur 22 opinione dhe tetë intervista dhe biseda të autorit, të cilat janë ndarë sipas karaktereve, vendit dhe kohës, kur ato janë zhvilluar dhe realizuar.

Promovimi i librit me opinione për Luginën e Preshevës, u përcoll nga medium të ndryshme me karakter nacional e lokal./

SHBA jep dritën jeshile për transformimin e FSK-së në Ushtri

0

Pas kthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ka marrë ‘aminin’ e Amerikës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këto deklarime të Haradinajt janë mbështetur edhe sot nga Ambasada SHBA-së në Kosovë të cilët kanë thënë se e mbështesin bërjen e Republikës së Kosovës me ushtri, por sipas RTK2, ka folur për një ushtri me mandat të kufizuar për vetëmbrojtje territoriale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike dhe në bashkëpunim me NATO-në, me një mandat të kufizuar për vetë-mbrojte territoriale. Asnjë vend nuk mund ta përdorë veton për këtë tranzicion”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Sipas Ambasadës, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ketë parasysh natyrën multietnike, pa harruar që çdo gjë duhet të koordinohet me aleatët dhe NATO-n.

“Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të sigurohen se ky proces të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të pasqyrojë natyrën multietnike të Kosovës. Është thelbësore që Kosova, nga ky moment e tutje, të jetë e koordinuar ngushtë me aleatët e NATO-s dhe se me të gjithë qytetarët të angazhohen deri në tranzicion “, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Asamblesë së Forcës së Sigurisë së Kosovës para dy ditësh ka miratuar propozimet për tre projektligjet përmes të cilave do të bëhet shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Gjatë vizitës në Amerikë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte takuar edhe me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, James Matiss, ku kishte marrë mbështetjen e tij për të vazhduar përpara me formimin e ushtrisë.

“Kosova ka bekimin e Shteteve të Bashkuara, ministrisë së mbrojtjes – për ushtrinë e Kosovës. Është mbështetja më e mirë që sjellim nga Amerika këtë kohë, ” ka deklaruar Haradinaj ditë më parë.

Thaçi nuk zmbrapset nga ideja për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën

0

Interpretime të ndryshme për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë kanë prezantuar në Kosovë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, sa i përket idesë për ndryshimin e kufijve, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa Haradinaj ka thënë se SHBA-ja nuk sugjeron zgjidhje ku preken territoret dhe kufijtë, në Presidencë thonë se kjo varet nga palët se çfarë marrëveshje duan.

Kundërshtimet e brendshme dhe një pjese të faktorit ndërkombëtar që të mos preken kufijtë, nuk e kanë zmbrapsur presidentin Thaçi.

Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku, ka thënë se vazhdojnë të besojnë që vetëm nëpërmjet korrigjimit të kufirit, Kosova mund t’i arrijë dy qëllimet kryesore në kuadër të procesit të dialogut-njohjen nga Serbia dhe bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Sipas tij, çështja e korrigjimit të kufirit është diskutuar edhe në takimet e fundit në SHBA

Varfëri ekstreme, Serbia shfryen mllefin në refugjatët e Kosovës atje

0

Komisariati Serb për Refugjatët prezantoi një raport mbi kushtet e jetesës së refugjatëve nga Kosova në Serbi, i cili tha se rreth 68,500…

Komisariati Serb për Refugjatët prezantoi një raport mbi kushtet e jetesës së refugjatëve nga Kosova në Serbi, i cili tha se rreth 68,500 nga pothuajse 200,000 janë në gjendje të keqe.

Zv/komisionerja Svetlana Velimiroviç tha për mediat në Beograd se këta refugjatë konsiderohen të jenë “në nevojë”, dmth. ata përballen me strehim të keq dhe papunësi ose kanë pak ose aspak të ardhura.

“Detyra e Komisariatit është të monitorojë nevojat e personave të zhvendosur në mënyrë që të përdorë më mirë fondet e kufizuara që janë në dispozicion për ne,” tha Velimiroviç.

Raporti u realizua me agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR. Një nga autorët e tij, Ivana Aniç Curko nga Komisariati për Refugjatë, tha se me buxhetin e kufizuar të institucionit do të duheshin 55 vjet për të zgjidhur problemet e 68,500 të zhvendosurve nga Kosova që janë në nevojë.

Sipas raportit, 76.7 për qind e të zhvendosurve janë serbë, ndërsa 14.9 për qind, pak më shumë se 10.000, janë romë, pasuar nga malazezët, boshnjakët/myslimanët dhe goranët “në përqindje shumë më të ulëta”.

Qeveria serbe i konsideron të gjithë ata si persona të zhvendosur brenda vendit dhe jo refugjatë, pasi nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Pothuajse një e treta janë të papunë, ndërsa të ardhurat totale mujore për më shumë se 75 për qind të familjeve janë nën 300 euro. Të ardhurat mesatare mujore të familjes janë vetëm 169 euro.

Pothuajse 50 për qind e njerëzve të zhvendosur në nevojë kanë shtëpi me qira ose jetojnë me të afërmit, ndërsa rreth 5,500 familje kanë prona të patundshme jo të përshtatshme për strehim, thotë raporti.

Më shumë se gjysma e personave të zhvendosur në nevojë (56.5 për qind) thanë se prona e tyre në Kosovë është shkatërruar, ndërsa 11.25 për qind thanë se ajo është dëmtuar, por e pabanueshme. Vetëm shtatë për qind thanë se mendojnë të rikthehen.

“Numri i rikthimeve në Kosovë ka qenë shumë i vogël dhe vazhdon të tkurret, që do të thotë se ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona,” tha përfaqësuesi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Serbi, Hans Friedrich Schoder.

Schoder tha se vitet e fundit është bërë shumë për të mbyllur qendrat e përkohshme “të përbashkëta” që kanë strehuar refugjatë në Serbi, por ka akoma shumë për të bërë.

“Ne shpresojmë që së shpejti secila nga këto qendra kolektive të mbyllet, sepse ka ende disa familje të shpërngulura rome në gjendje të keqe atje që kanë nevojë urgjente për strehim më të mirë,” tha Schoder

Ndërkaq, kudo nëpër institucionet e vendit si në Qeveri dhe në Kuvend shihen forca të Njësisë Speciale të Kosovës të cilët janë bërë gati për kontrollin e protestës. Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se kjo protestë do të jetë paqësore. /Telegrafi/

0

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit.

Sipas mediave serbe, operacionin e sotëm e kanë kryer rreth 60 pjesëtarë të Njësisë Speciale, të cilët, sipas tyre, kanë arrestuar disa persona atje.

Mediat beogradase raportojnë se njësitet e Policisë Speciale kanë hyrë në Zubin Potok.

Ndërkohë, me një deklaratë ka dalë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka urdhëruar vendosjen e të gjitha njësive të policisë serbe në gjendje gatishmërie, përcjell Telegrafi.

“Me rastin e sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe arrestimit të serbëve që nuk kanë kryer ndonjë krim, kam urdhëruar policinë që të vendosë në gjendje gatishmëria të gjitha njësitë speciale të policisë së shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë të përcjell gjendjen dhe do të ndërmarr të gjitha masat që do të urdhërohen nga shteti”, ka thënë Stefanoviq.

Lidhur me këtë Telegrafi ka provuar të marr ndonjë informatë nga Policia e Kosovës, por ata nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.

Ndryshe, Kallxo.com, ka publikuar një video nga Liqeni i Ujmanit ku shihen të parkuara disa automjete të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/kallxo/videos/247789865939010/

Gjithçka gati për protestë, Njësia Speciale rrethon Qeverinë dhe Kuvendin (Foto)

0

Nga ora 14:00 pritet të nis protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje me moton “ Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Në sheshin “Skënderbeu” ku edhe do të mbahet protesta pothuajse çdo gjë është gati.

Ndërkaq, kudo nëpër institucionet e vendit si në Qeveri dhe në Kuvend shihen forca të Njësisë Speciale të Kosovës të cilët janë bërë gati për kontrollin e protestës.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se kjo protestë do të jetë paqësore. /Telegrafi/

Në urimin e ditëlindjes për Mozzikun, Loredana konfirmon shtatzëninë

0

Reperi i njohur Mozzik sot (e shtunë) feston ditëlindjen e tij të 23-të.

Urimet e tij për ditëlindje kanë qenë të shumta, gjersa një nga urimet më të veçanta, Mozzik e ka marrë nga e dashura e tij, Loredana Zefi.

Kjo e fundit është përfolur me muaj të tërë në media se është shtatzënë, gjersa vet çifti nuk dolën me asnjë deklaratë rreth kësaj çështje.

Por, së fundmi, ka qenë Loredana ajo e cila në një urim të gjatë të bërë ndaj të dashurit të saj në Instagram, e ka uruar atë për ditëlindje, ndërsa edhe ka konfirmuar shtatzëninë në pjesën ku thotë se çifti po presin shumë gjëra të reja.

Ajo e ka bërë urimin në gjermanisht, pasi ata jetojnë në Zvicër dhe të dy e njohin gjuhën gjermane.

“Urime ditëlindjen Mozzik, përveç që je burri im ju jeni miku im në të njëjtën kohë! Në çdo person, unë mund të dëshiroj të ndryshoj diçka, por tek ti jo. Për mua, ju jeni po aq i përsosur. Ne do të presim shumë gjëra në jetë, një tashmë është shumë afër! Ti e di se çfarë dua të them ? ! Happy Birthday Mozzik aka Gramoz! @mozzik #bonnyandclyde”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/BoSSbVmj8Xx/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Përndryshe, “Bonnie&Clyde” mban titullin kënga e fundit që dyshja sollën së bashku, këngë e cila u prit shumë mire nga publiku dhe arriti shifra të larta klikimesh në YouTube. /Telegrafi/

Dj Dasul nga Presheva më i kërkuari në diasporë

0

 

Dj Dasul vje nga Presheva jeton në Zvicer dhe punon si dj plot 15 vite karier në clube të natës. Plot vite me tash eshte dj kërkohet mjaft shumë në mbrëmjet argëtuese si ngjarjet e ndryshme.Përndryshe, ai është edhe Dj resident i clubit ‘INSOMNIA’ në Lausanne Zvicrës.

Tashmë është e qartë se karriera e Dj Dasul është me pervoj shum vjeqare dhe në tregun Diaspores ka nisur në mënyrën më të mirë.

Ai njeherit si producent në periudhen te viteve  2010,2011 ishte me projekte me bashkpunim me Orhan G  të kengës kce kce kce, bashkpunimi Mentor Kurtishi dridhe dridhe që mund te ndiqni ne kanalin youtube:

Thaçi: Protesta e Vetëvendosjes, kundër bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën

0

Pesidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se protesta e thirrur kundër tij nga Lëvizja Vetëvendosje, është kryekëput kundër kërkesës së shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën, raporton “Zëri.info”.

Gjatë një konference për media, kreu i shtetit e ka cilësuar si të drejtë qytetare protestën që do të mbahet nesër, porse ka thënë se ai mbetet “pro” bashkimit të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën.

“Unë respektoj shumë të drejtën qytetare të kujtdo qoftë, për protestë, për ballafaqime. Më vjen mirë që ka ndodhur një përmirësim, që partia që ka thirrur protestën ka kërkuar leje prej institucioneve, që i bie se e njeh shtetin e Kosovës. Unë mbështes vetëm kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkëngjitje me Kosovën, njohjen reciproke dhe demarkimin e plotë të kufirit. Në fund qytetarët e Kosovës përmes referendumit ta vulosin këtë marrëveshje, pastaj edhe kuvendi”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht kësaj, Thaçi ka ripërsëritur prapë se mbetet kundër ndarjes së territorit të Kosovës.

“Kategorikisht jam kundër ndarjes, shkëmbimit dhe Asociacionit me elemente ekzekutive. Protesta politike mund të organizojë secili. E mbështes fuqishëm kërkesën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Por thirrjet për protestë, për mua nënkuptojnë protestë kundër bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Protesta kundër Thaçit është kundër kërkesës së Luginës për bashkim me Kosovën”, nënvizoi Thaçi

Shqiptari që ushqen fëmijët me aftësi të kufizuara në Serbi – fëmijët e tij luajnë me ta dhe në furrën e tij punojnë edhe serbë (Foto)

0

Një shqiptar nga Bujanoci, Milazim Gegulaj, 38 vjeç, ka siguruar së paku një vakt, çdo ditë, për njëzet fëmijë me aftësi të kufizuara nga Vranja, për katër vjet.

Dhe për këtë shqiptar përveçse mediat shqiptare në Luginë të Preshevës, së fundmi kanë shkruar edhe mediat serbe, përcjell Telegrafi, sipas të cilave prindërit e Milazimit kanë lindur në Prizren, prej nga u shpërngulën në Bujanoc në vitet 1970 dhe filluan biznesin e tyre aty

Sot, vëllai i Milazimit në Bujanoc ka një furrë, dhe katër vjet më parë, një nga vëllezërit Gegulaj hapi një furrë buke gjithashtu në Vranjë.

Milazimi me gruan e tij Sado konsiderohet një humanist i madh, por ata nuk duan ta përmendin këtë gjë, shkruajnë mediat serbe

Ai është një nga pak shqiptarët që punon në Vranjë. Ai thotë se deri më tani nuk kishte probleme, sidomos në baza kombëtare.

“Babai është nga Prizreni dhe gjithmonë na ka edukuar se ka vetëm njerëz të mirë dhe të këqij, dhe ashtu t’i ndajmë ata, jo nga kombi, feja apo raca. Unë kam shumë klientë këtu, të gjithë janë të kënaqur. Kam një numër të madh miqsh në Vranjë dhe në mesin e të punësuarve kam serbë dhe shqiptarë. Shqiptarët vijnë nga Bujanoci dhe serbët janë nga Vranja dhe Vranjska Banja. Të gjithë duhet të ndihmojmë nëse jemi në gjendje të bëjmë diçka të tillë, sepse është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë nuk mendoj se bëj ndonjë gjë të veçantë duke ndihmuar të tjerët – çdo person ka nevojë të bëjë diçka të mirë”, thotë Milazimi. /Telegrafi/